Tag Archives

10 Articles
Lenovo prezanton Yoga 900 dhe Yoga Home 900 me Windows 10

Lenovo prezanton Yoga 900 dhe Yoga Home 900 me Windows 10

Në një ngjarje të organizuar dje në San Francisko, kompania Lenovo ka njoftuar për dy kompjuter/laptop të ri me Windows 10. Yoga 900 është laptopi më i avancuar i kompanisë i konvertueshëm, kurse Yoga Home 900 është një laptop mesatar, gjysmë-portativ për përdorim të zakonshëm.

“Yoga 900 dhe Yoga Home 900 nuk janë kompjuter të zakonshëm tradicional” ka thënë shefi i marketingut për kompjuter në Lenovo, Dilip Bhatia.

YOGA Home 900

Kompania ka thënë se Yoga 900 është laptopi më i hollë i konvertueshëm në botë me procesor Intel Core i. Posedon procesorin e gjeneratës së gjashtë i7, së bashku me ekranin 13.3-inç me rezolucion 3200×1800 pikselë, diskun SSD, memorien 16GB dhe baterinë me të cilën mund të luhen video deri në 9 orë pa ndërprerë.

Yoga 900 nga tani është në dispozicion nëpërmes Lenovo-së dhe Best Buy duke filluar me çmim prej 1199$ (ose 1055€), i cili vjen në disa ngjyra portokalli, silver dhe gold.

Nëse dëshironi me ekran më të madh për përdorim në shtëpi, atëherë është Yoga Home 900. Përmban një ekran gjigant 27-inç dhe baterinë 3-orëshe. Yoga Home 900 posedon cmimin 1549$ (ose 1362€)  nga Lenovo. /ameble

Apple Mac Pro përsëri në shitje në Evropë

Apple Mac Pro përsëri në shitje në Evropë

Apple Mac ProRreth një viti më parë, Apple kishte hequr modelin Mac Pro nga shitja në Evropë, për arsye të disa rregulloreve të reja evropiane që ishin hyr në fuqi.

Apple Mac Pro i ri është me sa duket në përputhje me rregullat e reja evropiane, dhe sipas MacGeneration, Mac Pro është përsëri në dispozicion në Evropë.

Apple Mac Pro vjen me disa specifika mbresëlënëse të cilat përfshijnë procesorët 8- bërthamor dhe 12-bërthamor nga Intel Xeon E5, me memorie deri në 64GB RAM dhe ka të integruar kartelën grafike AMD FirePro D700.

Çmimet për Mac Pro janë rreth 2999 ​​£ në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të shkojnë deri në 10.000 £, varësisht nga hardueri i përzgjedhur. /ameble

Lansohet Mini kompjuteri i fuqishëm Giada F300 me procesorë Haswell

Lansohet Mini kompjuteri i fuqishëm Giada F300 me procesorë Haswell

Giada këtë javë ka shtuar një pajisje të re në serinë e tyre të kompjuterëve mini desktop, në formën e sapo lansuar Giada F300 dhe Giada F310 mini PC, e cila madhësinë e ka 10.2 x 6.9 x 1.4 inç.

Giada F300

Giada F300 është i pajisur me procesorë Intel Core I5-4200U Haswell dhe Giada F310 është me procesorë Intel Celeron J1850 Bay Trail. Të dy modelet janë të pajisur me sistem kundër ngrohjes për të zhdukur nxehtësinë.

Karakteristika të tjera të Giada F300 dhe Giada F310 mini PC përfshinë grafiken Intel HD Graphics 4400 , diskun 2.5 inç, portet mSATA dhe USB, portën e rrjetit Ethernet, VGA dhe DVI.

Për më shumë informata në lidhje me këto pajisje mund t’i gjeni në faqen e internetit të tyre. Fatkeqësisht, ende nuk ka informata për çmimet ose disponueshmërinë e tyre në botë.

Lenovo ThinkCentre Edge 62z AiO

Lenovo ThinkCentre Edge 62z AiO

Lenovo thinkcentre-edge62zLenovo ka zgjeruar serinë e saj All in One (AiO) më modelin e fundit Lenovo ThinkCentre Edge 62z e cila është thënë të jetë në përshtatje të mirë jo vetëm në hapësira të vogla të punës, por edhe buxhet të vogël, gjithashtu edhe në performancë dhe aftësi.

Lenovo ThinkCentre Edge 62z vjen me ekran LCD 18.5 inç, i cili duket të jetë më së i mjaftueshëm për përdorues kompjuterësh mesatar, duke menduar këtu në recepcione të ndryshme, laboratorë kompjuterik në shkolla ku faktikisht hapësira mund të jetë e kufizuar.

Çmimet fillojnë nga 549 $ e tutje, që do të thotë se nuk duhet të kurseni shumë për të bërë bashkë këto para për të blerë një kompjuter, nëse veç keni nevojë për një të tillë. Lenovo ThinkCentre Edge 62z vjen me procesorë Intel Core i3, USB portet 2.0 dhe kartelën grafike Intel HD. Pritet që ky model All in One( AiO) Lenovo ThinkCentre Edge 62z të dal në treg nga fillimi i muajit Maj. |ameble|

Apple prezanton versionin e përditësuar iMac 21.5 inç

Apple prezanton versionin e përditësuar iMac 21.5 inç

Nga MacRumors janë duke qarkulluar disa thashetheme për versionin e përditësuar iMac 21.5 inç i veçuar si një model i cili është dedikuar vetëm për edukim, me një çmim prej 1,099 $.

Ky version i përditësuar iMac 21.5 inç karakterizohet me 3.3GHz dual-core Intel Core procesor I3, ekran të plotë HD me 1920 x 1080 rezolucion, memorie 4GB RAM dhe hard disk 500GB.

Sipas MacRumors, ky version iMac është në dispozicion për të porositur nga tani, dhe liferimi i tij bëhet nga 5 deri në 7 ditë. Duhet ven re se këtë model  mund ta porostin vetëm institucionet arsimore. |ameble| [divider top=”0″]

Google Maps sjell planet e objekteve në kompjuterë desktop

Google Maps sjell planet e objekteve në kompjuterë desktop

Google sjellë plane të brendshme të objekteve (indoor maps) në kompjuterë desktop, duke e bërë mënyrën tuaj të udhëtimit më të lehtë kur gjendeni në një aeroport të panjohur.

Kompania tha sot nëpërmes profilit Google+, se indoor maps të cilat më parë ishin në dispozicion vetëm në pajisjet Android, tani kanë mbërritur edhe në kompjuterë desktop. Indor maps, të cilat përfshinë aeroportet, qendrat tregtare, muzetë dhe 10.000 vende të tjera, ofrojnë planet e katit dhe shenjat për gjëra të tilla si hyrjet e aeroportit, dyqanet individuale brenda komplekseve, bonkomat madje edhe WC-të.

Një listë e disa vendeve ku indoor maps është në dispozicion mund të shikohet këtu.

Ndërkohë, Google u kërkon pronarëve të objekteve tjera, për të kontribuar në planet e objekteve te tyre për Google indor Maps, duke vizituar këtë faqe. |ameble| [divider top=”0″]

Dell shpalos tre kompjuterë të ri më Windows 8

Dell shpalos tre kompjuterë të ri më Windows 8

Kompania Dell ka njoftuar për tri pajisje PC më Windows 8, duke i nxjerr ato në dispozicion para daljes së sistemit të ri operativ Microsoft Windows 8 që është paralajmruar të prezantohet zyrtarishtë më 25/26 Tetor.

Nga këto tri pajisje e para është Dell XPS 12, një pajisje dy-në-një (two in one) që transformohet plotësisht nga laptop në një tabletë 12 inç, në një mënyrë shumë të lehtë dhe të thjesht duke rrokullisur atë në mbajtësen e vet. Ekrani ka rezolucion të plotë HD, dhe konfigurimin  e ka third-gen Intel Core i5, 4GB RAM dhe 128GB SSD. Çmimet fillojnë nga 1,199.99 $ (përafërsisht 926 €).

Pajisja e dytë është Dell XPS 27, një PC desktop më të gjitha-në-një (all in one), 27 inç më prekje 2560X1440. Ky model është më specifika mjaft të larta si, third-gen Intel Core i5, 6GB RAM, 1TB HD. Çmimet janë duke filluar nga 1,599.99 $ (rreth 1235 €).

Pajisja e fundit është Dell Inspiron 23, një pajisje tjetër më të gjitha-në-një (all in one). Siç po e shihni nga emri ky ka një ekran 23 inç, i cili ka rezolucion të plotë HD dhe kontroll te plotë më prekje. Posedon procesorë Intel Pentium G646, 4GB RAM, 500GB HDD që do të kushtojë 779,99 $ (rreth 600 €). Dell thotë se këto modele te reja janë aktualisht në dispozicion vetëm më para-porosi në SHBA, por shumë shpejt do të jenë në dispozicion edhe në vendet tjera. |ameble|

[divider top=”0″]

NexPhone – Të gjitha në një (Smartphone, Tablet, Laptop, PC)

NexPhone – Të gjitha në një (Smartphone, Tablet, Laptop, PC)

Tani më është duke u ndërtuar një smartphone që mund bëhet Tabletë, Laptop dhe PC, pra të gjitha në një!

Pse kemi nevojë për një tjetër smartphone?

Ne besojmë se smartphone janë e ardhmja e PC-s. Njerëzit duhet të kenë mundësi për të kryer me një pajisje të gjitha, pra komunikimin, punët argëtuese, si dhe nevojat e tyre në përgjithësi. Lajm i mirë është se teknologjia tani më është në zhvillim e sipër, dhe ekziston mundësia e integrimit të shumë pajisjeve në një. Aktualisht sot është shumë vështirë të menaxhohen informatat tona. Ne të gjithë kemi një smartphone, shumica prej nesh kanë një tabletë, ose një laptop ose PC dhe të gjithë në të njejten kohë duhet mësuar të rejat e teknologjive për të sinkronizuar të gjitha këto pajisje në mes vete, dhe kjo vetëm për arsye të qasjes tek informatat tona.

Me krijimin e këtij smatphone të quajtur NexPhone të gjitha funksionet e përmendura më lartë, mund të realizohen. Shembujt e parë të idesë së integrimit të gjitha pajisjeve në një, janë ardhur nga tregu duke u bazuar në telefonat Sony Ericsson me Lapdocks si dhe Asus Padfone – por ata janë treguar si smartphone vetëm të ngrohtë të cilit nuk arritën aftësinë për të funksionuar si një kompjuter apo si një pajisje për të kryer të gjitha nevojat tona.

Si funksionon NexPhone?

Duke ju falënderuar Ubuntu, softuerin Android, smartphone NexPhone do të funksionojë si një Smartphone, Tablet, Laptop, ose si një Kompjuter. Për të kuptuar më shumë se për çka është fjala si dhe kuptuar avancimet e kësaj pajisje shikojeni videon e paraqitur më poshtë. |ameble.com|

[youtube id=”GzVTnAJrLCk” width=”600″ height=”350″]

[divider top=”0″]

Motorola njofton për Kompjuter Android 18,5” me prekje në Kinë

Motorola njofton për Kompjuter Android 18,5” me prekje në Kinë

Motorola është duke zgjeruar gamën e tyre të pajisjeve Android në arenën “shtëpiza në shtëpi”. Motorola me një bashkëpunim me kompaninë gjigante Kineze – Wasu, e kanë krijuar këtë kompjuter i quajtur  Broadband cloud. Broadband Cloud Pajisja mundëson abonentëve të Wasu përveç shërbimeve të rregullta televizive kabllore një qasje të lehtë të kërkimit të sasisë së madhe të muzikës, videove, si dhe lojërave. Pajisja Android të brendit Motorola e krijon një qendër argëtim në shtëpi për shfrytëzuesit nëpërmjet një pajisje shumë tërheqëse e cila po ashtu është shumë e lehtë për të përdorur. Kompjuteri do të ketë një ekran 18,5 ” me prekje, me sistem operativ Android Gingerbread 2.3.4 si dhe Freescale i.MX53 ARM A8 procesor 1GHz. Kompjuteri po ashtu  do të ketë TV dhe integrimin video me mundësi për ti drejtuar shumicën e aplikacioneve të ofruara nga sistemi operativ Android Gingerbread si çdo telefon që mund ta bë bëj atë. Duhet përmendur se kjo nuk është pajisja e parë e këtij lloji, por nëse kjo përvojë e fituar mbi shtëpiza të këtij lloji, atëherë Google i cili është në pronësi të kompanisë Motorola mund të përpiqet për të futur këtë koncept të pajisjeve në tregjet e më shumë. |talkandroid.com| |ameble.com| [divider top=”0″]

PC Vizio zyrtarisht do të dalë në qershor

PC Vizio zyrtarisht do të dalë në qershor

by bmbi 0 Comments

Sipas agjencisë  FCC  është thëne që PC Vizio do të dalë së shpejti. Edhe pse kemi shpresuar qe deklarata zyrtare do jetë në shumë detaje mirëpo ajo qe shumë e shkurt. Nga Vizio është premtuar se linja do të fillojë para qershorit. Disa foto:

Si përkujtim për ju kjo një kompani e fokusuar për Home Theatre është duke planifikuar të shkojnë me një treshe të madhësisë se mesme Laptopë si dhe dy madhësive të përfshira në një Desktop që mbështetet ne Magic Trackpad si pjese shtesë për të tërhequr vëmendjen. 10-inch Tabletë gjithashtu do të jetë pjesë e ardhjeve të qershorit. Është thënë  se Walmart do të kryejnë të paktën disa prej formacioneve. |ameble| [divider top=”0″]