Tag Archives

3 Articles
Si t’i rendisni kanalet tek platformat Kujtesa dhe IPKO?

Si t’i rendisni kanalet tek platformat Kujtesa dhe IPKO?

by bmbi 1 Comment

Pas ndryshimit të numrit të kanalit KTV në platformat IPKO dhe Kujtesa, disa herë na u është bërë pyetja se si ka mundësi të bëhet renditja e kanaleve sipas dëshirës dhe të mbetet ajo që ne dëshirojmë?!

Për ketë arsye me poshtë kemi paraqitur disa instruksione për të dy platformat, gjithashtu edhe një video ilustrim (konkretisht për kanalin KTV). Të njëjtën gjë ju mund ta bëni edhe për kanalet tjera që ju preferoni.

Shikoni videon për të dy platformat, si dhe përcillni hapat me poshtë sipas platformës që posedoni:

[youtube id=”WVad4zGr63A” width=”600″ height=”350″]

Kujtesa

Për të zhvendosur kanalin e preferuar nga një numër në numrin tjetër, përcillni hapat në vijim.

  1. Klikoni mbi butonin Menu, më pastaj klikoni mbi funksionin Channel Edit, dhe e konfirmoni me butonin OK.
  2. Klikoni mbi kanalin që dëshironi të zhvendosni sipas dëshirës tuaj, në rastin tonë kanali i KTV-së,  dhe e shtypni butonin e kaltër në telekomandë.
  3. Kanalin e përzgjedhur e zhvendoseni duke shkuar tek numri i kanalit ku ju dëshironi, në rastin tonë do të zhvendosim kanalin e KTV-së, nga numri 7 në numër 3.
  4. Klikoni mbi butonin Exit, më pastaj në butonin OK në telekomandën tuaj, dhe pritni disa sekonda për deri sa të bëhet ruajtja në resiverin tuaj.

IPKO

Për platformen IPKO, mundësia e vetme sipas hulumtimit tonë është të bëhet nëpërmes opsionit “Të Preferuarat” (apo Favorites).

Për rregullimin apo renditjen e kanaleve më të preferuara tek IPKO, ju nevojiten këta hapa:

  1. Së pari shtypni butonin Menu, pastaj tek “Rregullimi i listës se kanaleve” shtypni butonin OK në telekomanden tuaj.
  2. Vendosni kodin PIN i cili standard është 0000 (katër zero).
  3. Pasi t’ju shfaqet lista e kanaleve, listoni kanalet e preferuara duke përzgjedhur kanalin dhe klikoni butonin OK dhe i bartni ato tek kolona “Të Preferuarat”
  4. Kur të krijoni listën e plotë, shtypni butonin Exit, pastaj me opsionin OK e ruani listën e kanaleve të listuara.

Si t’ju qaseni kësaj liste?

Për t’ju qasur kësaj liste atëherë shkoni tek Menu, pastaj Lista e Kanaleve, shtypni OK, dhe këtu me butonin e KUQ e zgjedheni listën “Të preferuarat” dhe dilni me funksionin Exit.

Nga tani, me butonin poshtë/lartë mund t’ju qaseni listës se kanaleve që ju keni krijuar.

Kurse, për ta kthyer në gjendjen e mëparshme shkoni tek Menu, pastaj Lista e Kanaleve, shtypni OK, dhe me butonin e Kuq ktheni listën në “Të Gjitha”.

Për të fshirë komplet listën dhe për ta kthyer si në gjendjen e mëparshme, shkoni tek Menu pastaj Rregullimi i Listës së Kanaleve, vendosni kodin PIN standard (si më lart) dhe ju shfaqet dritarja për Rregullimin e Listës së Kanaleve pastaj kalon tek lista e krijuar Të preferuarat, dhe me butonin OK i fshin nga lista e përpunimit dhe me Exit i ruan ndryshimet dhe del nga Menuja. Dhe prap është si në gjendjen fillestare. |ameble|

Zyrtare: KTV nuk tërhiqet nga rrjeti kabllor

Zyrtare: KTV nuk tërhiqet nga rrjeti kabllor

KohavisionPara pak minutash KTV zytraisht njofton opinion se nuk do të tërhiqet nga rrjeti kabllor.

Drejtoresha e grupit Koha, nëpërmjet një komunikate në lajmet e mbrëmjes nga ora 19:00 në kanalin e KTV-së kishte prononcuar se KTV nuk do të tërhiqet nga rrjeti kabllor i ofruar nga IPKO dhe Kujtesa.

Pra, për shikuesit e kanalit në fjalë, dje që ishin me siguri të frustruar me lajmin se KTV do të tërhiqet, mos u brengoseni se një gjë e tillë nuk do të ndodh dhe mund të vazhdoni të qëndroni pran emisioneve tuaja të preferuara në kanalin e KTV-së. |ameble|

KTV me vetëdeshirë tërhiqet nga sistemi kabllovik

KTV me vetëdeshirë tërhiqet nga sistemi kabllovik

KohavisionIPKO dhe Kujtesa i janë përgjigjur negativisht kërkesës së grupit medial Koha që t’i paguajnë nga 10 mijë euro në muaj për programet e tij ose të hiqet nga sistemi prej datës 1 prill. I është plotësuar vetëm dëshira e dytë.

Prej fillimit të muajit prill, televizioni nacional KTV nuk do të mund të shikohet përmes sistemeve kabllovike IPKO dhe Kujtesa, për shkak të një mosmarrëveshjeje financiare.

Portali Express ka mësuar se menaxhmenti i grupit mediatik Koha ka kërkuar nga IPKO dhe nga Kujtesa që në kembim të shfytëzimit të shërbimeve të këtij televizioni t’i paguajnë nga 10 mijë euro çdo muaj. Në të kundërtën, kanë thënë që t’i heqin prej rrjeteve të tyre.

“Ne jemi shumë të interesuar që spektri i televizioneve në rrjetin tonë të jetë sa më i pasur. Jemi shumë të përgjegjshëm ndaj klientëve tanë dhe jemi të interesuar që ata përmes rrjetit tonë t’i plotësojnë nevojat e tyre”, ka deklaruar per Express, Robert Erzin, drejtor i IPKO’s.

“Mirëpo, ne nuk jemi në gjendje t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesës që na ka ardhur për një shumë financiare. Për këtë arsye do të reskpektojmë në përpikmëri kërkesen e KTV që duke filluar nga muajit prill t’i largojmë nga rrjeti yn딝, ka thënë Erzin.

Në këtë frymë ka qenë edhe përgjigja e Arber Arifit, drejtor i Kujtesës. Ai për portalin Express ka thënë se i kanë kthyer letër negative KTV-së.

“U kemi thënë se nuk jemi në gjendje t’ua paguajmë 10 mijë euro në muaj. Gjithashtu u kemi thënë se do ta respektojmë kërkesën e tyre që të mos jenë me pjesë e rrjetit ton딝, ka thënë Arifi, duke u kërkuar falje klientëve se prej muajit prill nuk do të mund ta ndjekin kanalin KTV përmes rrjetit të tyre kabllovik.

KTV nga një prilli mund të shikohet vetëm përmes rrjetit tokësor. |gazetaexpress.com| |ameble.com|