Tag Archives

2 Articles
Shërbimet Kujtesa vs IPKO

Shërbimet Kujtesa vs IPKO

Me siguri se u ka ndodhur të keni probleme teknike me internet apo TV rrjetin kabllor si dhe keni kërkuar ndihmë nëpërmes telefonit nga qendra e përkrahjes teknike të operatoreve përkatës që keni lidhur kontratë. Shpesh u ka ndodhur të qëndroni me minuta të tërë në lidhje duke pritur që të lidheni me këto qendra. Por, përveç tjerash, nganjëherë edhe pas lidhjes me qendra të përkrahjes teknike ka ndodhur që të merrni përgjigje krejt të pa kuptimtë.

Ne si ameble, por edhe si klient, me gjithë frustrimin e njëjtë dhe të shpeshtë që e keni edhe ju, kemi përgatitur një video të shkurt që shpjegon se sa humbim kohë për të kontaktuar qendrën e operatoreve për ndihmë, më saktësisht kemi testuar operatoret Kujtesa dhe IPKO, pasi që kanë me shumë klient nëpër qytetet kryesore të Kosovës.

Thirrja që është bërë në mbrëmje rreth orës 21 është realizuar në të njëjtën kohë për të dy operatoret, për më shumë shikoni videon dhe vlerësoni vet:

[youtube id=”Ij_H-C_0LR8″ width=”600″ height=”350″]

Si t’i rendisni kanalet tek platformat Kujtesa dhe IPKO?

Si t’i rendisni kanalet tek platformat Kujtesa dhe IPKO?

by bmbi 1 Comment

Pas ndryshimit të numrit të kanalit KTV në platformat IPKO dhe Kujtesa, disa herë na u është bërë pyetja se si ka mundësi të bëhet renditja e kanaleve sipas dëshirës dhe të mbetet ajo që ne dëshirojmë?!

Për ketë arsye me poshtë kemi paraqitur disa instruksione për të dy platformat, gjithashtu edhe një video ilustrim (konkretisht për kanalin KTV). Të njëjtën gjë ju mund ta bëni edhe për kanalet tjera që ju preferoni.

Shikoni videon për të dy platformat, si dhe përcillni hapat me poshtë sipas platformës që posedoni:

[youtube id=”WVad4zGr63A” width=”600″ height=”350″]

Kujtesa

Për të zhvendosur kanalin e preferuar nga një numër në numrin tjetër, përcillni hapat në vijim.

  1. Klikoni mbi butonin Menu, më pastaj klikoni mbi funksionin Channel Edit, dhe e konfirmoni me butonin OK.
  2. Klikoni mbi kanalin që dëshironi të zhvendosni sipas dëshirës tuaj, në rastin tonë kanali i KTV-së,  dhe e shtypni butonin e kaltër në telekomandë.
  3. Kanalin e përzgjedhur e zhvendoseni duke shkuar tek numri i kanalit ku ju dëshironi, në rastin tonë do të zhvendosim kanalin e KTV-së, nga numri 7 në numër 3.
  4. Klikoni mbi butonin Exit, më pastaj në butonin OK në telekomandën tuaj, dhe pritni disa sekonda për deri sa të bëhet ruajtja në resiverin tuaj.

IPKO

Për platformen IPKO, mundësia e vetme sipas hulumtimit tonë është të bëhet nëpërmes opsionit “Të Preferuarat” (apo Favorites).

Për rregullimin apo renditjen e kanaleve më të preferuara tek IPKO, ju nevojiten këta hapa:

  1. Së pari shtypni butonin Menu, pastaj tek “Rregullimi i listës se kanaleve” shtypni butonin OK në telekomanden tuaj.
  2. Vendosni kodin PIN i cili standard është 0000 (katër zero).
  3. Pasi t’ju shfaqet lista e kanaleve, listoni kanalet e preferuara duke përzgjedhur kanalin dhe klikoni butonin OK dhe i bartni ato tek kolona “Të Preferuarat”
  4. Kur të krijoni listën e plotë, shtypni butonin Exit, pastaj me opsionin OK e ruani listën e kanaleve të listuara.

Si t’ju qaseni kësaj liste?

Për t’ju qasur kësaj liste atëherë shkoni tek Menu, pastaj Lista e Kanaleve, shtypni OK, dhe këtu me butonin e KUQ e zgjedheni listën “Të preferuarat” dhe dilni me funksionin Exit.

Nga tani, me butonin poshtë/lartë mund t’ju qaseni listës se kanaleve që ju keni krijuar.

Kurse, për ta kthyer në gjendjen e mëparshme shkoni tek Menu, pastaj Lista e Kanaleve, shtypni OK, dhe me butonin e Kuq ktheni listën në “Të Gjitha”.

Për të fshirë komplet listën dhe për ta kthyer si në gjendjen e mëparshme, shkoni tek Menu pastaj Rregullimi i Listës së Kanaleve, vendosni kodin PIN standard (si më lart) dhe ju shfaqet dritarja për Rregullimin e Listës së Kanaleve pastaj kalon tek lista e krijuar Të preferuarat, dhe me butonin OK i fshin nga lista e përpunimit dhe me Exit i ruan ndryshimet dhe del nga Menuja. Dhe prap është si në gjendjen fillestare. |ameble|