Në muajt e ardhshëm pritet të shohim dhe dëgjojmë edhe më shumë rreth rrjetit Li-Fi, që është një teknologji pa tela (wireless) që transmeton të dhënat me shpejtësi të lartë duke përdorur komunikimin me dritën e dukshme “visible light communication” (VLC).

Li-Fi ambienti

Më herët shkencëtarët duke përdorur Li-Fi në laboratorët e tyre kanë arritur të regjistrojnë shpejtësinë prej 224gbit/s, kështu që potenciali për këtë teknologji për të ndryshuar gjithçka në lidhje me mënyrën se si ne e përdorim Internetin, është i madh.

Ketë teknologji tani për herë të parë shkencëtarët e kanë testuar edhe jashtë laboratorit, testimet e para janë realizuar në zyrat dhe mjediset industriale në Talin, Estoni, ku raportet e para tregojnë se mund të arrijnë transmetimin e të dhënave deri në 1GB/sek, që është 100 herë më shpejt se mesatarja e tanishme e shpejtësisë Wi-Fi.

Li-Fi u shpik nga Harald Haas nga Universiteti i Edinburgut, Skoci në vitin 2011, ku ai për herë të parë tregoi që nga ndërprerja (flickering – ndezja dhe fikja me shpejtësi së padukshme nga syri) e dritës nga një LED të vetëm, ai mund të transmetojë shumë më shumë të dhëna se sa WiFi-ja. Nëse llogarisim rekordin 224gbit/sek në laborator, i bie që është ekuivalent me 18 filma nga 1.5 GB, secili duke u shkarkuar për çdo sekondë.

Teknologjia VLC, përdorë si medium dritën e dukshme në mes të 400 dhe 800 teraherc (THz). Li-Wi në thelb punon si një formë tepër e avancuar e kodit Morse, ku me dridhjet (flickering) të një LED-i me shpejtësi ekstreme kane arritur të përdorin për të shkruar dhe për të transmetuar gjërat në kodin binar.

Sidoqoftë, në dekadat e ardhshme pritet të shohim nëse Li-Fi do të zëvendësojë Wi-Fi, edhe pse të dy teknologjitë mund të përdoren së bashku për të arritur rrjetet më efikase dhe më të sigurta. /ameble