Lenovo është kompania e fundit që nxjerr smartphone-in Android me procesorë Intel, Lenovo K900, që përmban Intel Clover Trail+, dual core clocked në 2GHz. Ai vjen me ekran të plotë HD SPI 5.5 inç, rezolucion 1920×1080 piksel në 400p.

Bashkë më Android 4.1.2 Jelly Bean, pajisja paraqitet me 2GB RAM dhe 16GB memorie e integruar, plus kamerën 13 megapixel me sensor Sony Exmor BSI dhe një gjatësi fokale f1.8. Kurse në front është kamera 2 megapixel për video chat, dhe ky smartphone do të vijë me mbështetje për 3G dhe rrjetet UMTS, do të jetë në dispozicion më një varg ngjyrash të cilat përfshijnë zezë, argjend dhe bakër.

Smartphone-i do të filloj më shitje në Kinë nga muaji prill, dhe pastaj do të qarkullon në Rusi, Vietnam, Indonezi dhe Filipine, nuk ka detaje ende nëse do të shitet në vendet tjera, dhe gjithashtu nuk ka detaje për çmimet. |ameble| [divider top=”0″]