Lenovo Miix 300Në ngjarjen MWC 2015, e cila aktualisht është duke u mbajtur në Barcelonë, Lenovo ka prezantuar tabletin e ri Lenovo Miix 300 me platformën Windows 8.1.

Lenovo Miix 300 vjen me ekranin IPS 8 inç me rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve i përkrahur nga Intel Atom Bay Trail procesori dhe 2GB RAM memorie. Në pjesën frontale është integruar kamera frontale 2 megapikselë ndërsa në pjesën e prapme, kamera kryesore 7 megapikselë.

Po ashtu, ky tablet, përkrahë teknologjitë 802.11b/g/n WiFi dhe Bluetooth dhe pasi që bateria bushet 100%, pajisja mund të përdoret deri në 7 orë pandërprerë.

Tableti Lenovo Miix 300 ka çmim vetëm 149$ dhe do të jetë në dispozicion për të blerë gjatë muajit korrik të këtij viti. /ameble