Lenovo S90 SiselyMuajin e kaluar kanë rrjedhur disa foto të smartphone-it të ri S90 Sisely nga Lenovo i cili dukej mjaft i ngjashëm me iPhone 6, ndërsa nga sot ky model është lansuar zyrtarisht.

Lenovo S90 vjen me ekranin Super AMOLED 5 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Snapdragon 410 me shpejtësi prej 1.2GHz si dhe 1GB RAM memorie.

Specifikat tjera të Lenovo S90 përfshijnë 16GB hapësirë të brendshme, përkrahje e dy SIM kartelave, kamera frontale 8 megapikselë, kamera kryesore 13 megapikselë, fuqia e bateria 2,300 mAh si dhe sistemi operativ Android 4.4.4 Kitkat.

Pajisja do të jetë në dispozicion në një varg ngjyrash, të zezë, ari, rozë dhe argjendi me një çmim rreth 330$. /ameble