Lenovo ka prezantuar smartphone-in Lenovo Vibe Z2 Pro për të cilin ishte shumë përfolur se do të jetë një pajisje me harduer të lartë të integruar si dhe një konkurrent serioz ndaj pajisjeve nga Apple, Samsung, Sony si dhe LG.

Pajisja vjen me një ekran IPS 6 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 piksleve me densitet prej 490ppi si dhe është përkrahur nga procesori 4-berthamor Snapdragon 801 me shpejtësi prej 2.5GHz, 3GB RAM memorie, 32GB hapësirë të brendshme dhe ka të integruar kamerën kryesore 16 Megapiksel e veçuar me funksionin e stabilizimit optik të imazhit si dhe video incizimin në formatin 4k.

Karakteristika të tjera përfshijnë përkrahja e teknologjive WiFi, Bluetooth, mbështetje të dyfishtë të SIM (GSM + LTE), sistemi operativ Android 4.4 KitKat, si dhe vjen me dimensione 156 x 81,3 х 7.7mm dhe peshon vetëm 179 gram.

Shitjet e Lenovo Vibe Z2 Pro pritet të fillojnë muajin e ardhshëm në Rusi me një çmim prej 830$, i cili duket të jetë pak i lartë, ndërsa në rajone të tjera pritet që çmimi mund të jetë më i ulët. /ameble