Në një ngjarje të organizuar dje në San Francisko, kompania Lenovo ka njoftuar për dy kompjuter/laptop të ri me Windows 10. Yoga 900 është laptopi më i avancuar i kompanisë i konvertueshëm, kurse Yoga Home 900 është një laptop mesatar, gjysmë-portativ për përdorim të zakonshëm.

“Yoga 900 dhe Yoga Home 900 nuk janë kompjuter të zakonshëm tradicional” ka thënë shefi i marketingut për kompjuter në Lenovo, Dilip Bhatia.

YOGA Home 900

Kompania ka thënë se Yoga 900 është laptopi më i hollë i konvertueshëm në botë me procesor Intel Core i. Posedon procesorin e gjeneratës së gjashtë i7, së bashku me ekranin 13.3-inç me rezolucion 3200×1800 pikselë, diskun SSD, memorien 16GB dhe baterinë me të cilën mund të luhen video deri në 9 orë pa ndërprerë.

Yoga 900 nga tani është në dispozicion nëpërmes Lenovo-së dhe Best Buy duke filluar me çmim prej 1199$ (ose 1055€), i cili vjen në disa ngjyra portokalli, silver dhe gold.

Nëse dëshironi me ekran më të madh për përdorim në shtëpi, atëherë është Yoga Home 900. Përmban një ekran gjigant 27-inç dhe baterinë 3-orëshe. Yoga Home 900 posedon cmimin 1549$ (ose 1362€)  nga Lenovo. /ameble