Tag Archives

5 Articles
LG mohon problemet me G Flex 2

LG mohon problemet me G Flex 2

LG-G-Flex-2Procesori i ri i Qualcomm Snapdragon 810, nuk ka dalë akoma në treg, por kjo nuk i ka penguar thashethemet dhe lajmet që tregojnë se chipi i ri nxehet më shumë se normalja. LG G Flex 2 do të jetë një nga smartphonet e parë me këtë chip dhe kjo ka bërë që thashethemet të përhapen për problemin e nxehjes që çon në një performancë të dobët.

Problemi i sipërpërmendur nuk prek vetëm LG G Flex 2. Dje në disa artikuj online u raportua se Samsung pasi testoi chipin Snapdragon 810, vendosi të përdorë chipin Exynos, me qëllim që mos të përdorte chipin e Qualcomm që nxehet.

Megjithatë, zëvendës presidenti i sektorit të smartphoneve në LG, Woo Ram-chan, u tha reporterëve që procesori Snapdragon 810 ka performuar në nivele të kënaqshme dhe G Flex 2 po çliron më pak nxehtësi se pajisjet e tjera me të njëjtin procesor. “Unë jam në dijeni të shqetësimit për këtë problem, por Snapdragon 810 ka një performancë mjaft të kënaqshme” u shpreh Ram-chan.

Fjala “e kënaqshme” nuk është fjala që prisnim në përshkrimin e performancës së kësaj gjenerate të procesorëve. Edhe nëse produkti nuk lëshon shumë nxehtësi, ajo çfarë e shqetëson publikun është performanca e dobët që shkakton nxehjen. Gjithsesi, nëse problemi i procesorit nuk rregullohet, atëherë LG me shumë gjasa do të porosisë procesorë Snapdragon 801 dhe 805 në vend të 810.

Për LG, kjo nuk ishte mënyra më e mirë për të pritur smartphonin G Flex 2. Pritja e publikut do të marrë fund në 30 Janar, kur pajisja të lançohet në Korenë e Jugut. /ameble

LG shfaq një video për LG G Flex 2

LG shfaq një video për LG G Flex 2

LG G Flex 2 smartphone është prezantuar në ngjarjen CES 2015 në fillim të muajit janar, dhe tani kompania ka lansuar një video të re për pajisjen LG G Flex 2.

Video e më poshtme tregon disa nga specifika mbresëlënëse si dhe dizajnin e ri të LG G Flex 2.

G Flex 2 si smartphone është më i vogël se versioni paraprak dhe vjen me ekran 5-inç të mprehtë i cili ofron rezolucionin e plotë 1080p.

Gjithashtu vjen me dy versione 2GB ose 3GB RAM në varësi se ku shitet, 16GB ose 32GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, kamerën kryesore 13-megapikselë e përmirësuar si nga ana harduerike ashtu edhe ajo softuerike, më shumë rezistent ndaj gërvishtjeve, portën microSD që përkrah kartela deri në 2TB dhe krejt në fund procesorin 8-bërthamor 64-bit Snapdragon 810. /ameble

Lansohet LG G Flex 2 me procesor Snapdragon 810

Lansohet LG G Flex 2 me procesor Snapdragon 810

LG në ngjarjen CES 2015 ka lansuar të shumë përfolurin G Flex 2. Ky është smartphone-i i dytë që lakohet nga kjo kompani dhe ofron shumë përmirësime krahasuar me modelin e vitit të kaluar, duke përfshirë edhe karakteristika harduerike që e bëjnë pajisjen të përsosur.

LG G Flex 2

G Flex 2 si smartphone është më i vogël se ai origjinali, vjen me ekran 5-inç të mprehtë dhe rezolucion 1080p. Gjithashtu vjen me dy versione 2GB ose 3GB RAM në varësi se ku shitet, 16GB ose 32GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, kamera kryesore 13-megapikselë e përmirësuar si nga ana harduerike ashtu edhe ajo softuerike, më shumë rezistent ndaj gërvishtjeve, portën microSD që përkrah kartela deri 2TB dhe krejt në fund procesorin 8-bërthamor 64-bit Snapdragon 810.

Sigurisht, së në të është e përfshirë edhe kamera frontale 2.1-megapikselë, laseri-autofokus për fotografi, NFC, USB 2.0 etj. Kompania LG ka planifikuar ta lansoj ketë model me ngjyrë të kuqe. Për shitje do të filloj këtë muaj në Korenë e Jugut duke vazhduar me tregje të tjera, mirëpo çmimi ende nuk është treguar. /ameble

Posterat e LG-së konfirmojnë lansimin e LG G Flex 2 në CES 2015

Posterat e LG-së konfirmojnë lansimin e LG G Flex 2 në CES 2015

Thashethemet e fundit premtonin se gjenerata e dytë e smartphone-it G Flex do të vij këtë javë në ngjarjen CES, ku tani posterat e vendosur nga LG në Las Vegas e kanë konfirmuar ketë gjë. LG G Flex 2 duket shumë i ngjashem me modelin e vitit të kaluar G3, mirëpo i lakuar si paraardhësi i tij. Posterat e LG-së kanë mbuluar të gjithë korridorin kryesor ku mbahet ngjarja CES, por një gjë që mbetet ende mistike janë karakteristikat e këtij modeli.

LG-G-Flex-2-poster

Posterat të cilët janë fotografuar nga The Verge, na japin një pamje të çartë se si do të duket ky smartphone. Është vështirë të tregohet nga posteri se sa saktësisht është i madh, mirëpo thashethemet thonë se do të jetë pak më i vogël se sa modeli origjinal G Flex.

Nëse mbetet t’i besojmë thashethemeve, G Flex 2 do të vij me ekranin 5.5 inç 1080p, procesorin Qualcomm Snapdragon 64-bit dhe lidhjen e avancuar LTE. Edhe ky gjithashtu pritet të mbaj butonat e pasmë dhe do të jetë i lakueshëm. /ameble

Prezantimi i LG G Flex 2 mund të ndodhë në ngjarjen CES 2015

Prezantimi i LG G Flex 2 mund të ndodhë në ngjarjen CES 2015

LG-G-Flex-2Jemi vetëm një muaj larg nga ngjarja Consumer Electronics Show 2015 që do të thotë se kanë filluar të dëgjohen thashethemet në lidhje me produktet që pritet të prezantohen në ketë ngjarje.

Thashethemet e para janë se LG pritet të shfaq modelin e ardhshëm të smartphone-it të lakuar/fleksibil në Las Vegas. Fjala është për LG G Flex 2 i cili është gati për prezantim në ketë ngjarje. Fillimisht është thënë se kjo pajisje do të lansohet nga fundi i vitit 2014, por që nuk ndodhi.

Raportet thonë se nuk do të ketë shumë ndryshime midis paraardhësit të tij LG G Flex. Edhe ky model do të jetë fleksibil me ekran të lakuar P-OLED. Madhësia e tij pritet të jetë më i vogël se G Flex mirëpo me më shumë piksela. Kjo është e tëra që e dimë për ketë model, nuk ka të dhëna në lidhje me çmimin dhe disponueshmërinë e tij. Pritet që drejtpërdrejt të vijë Android 5.0 Lollipop. Krejt në fund LG ende nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me ketë. /ameble