LG ka njoftuar se kanë arritur të shes mbi 10 milionë pajisje smartphone LTE përreth globit, që është fryt i punës së tyre. Duket se kompania e Koresë së Jugut LG ka vënë përpara rrugën e tyre në tregjet 4G, ku në këto pajisje kanë mbështjellë një kombinim të harduerit më të mirë si dhe teknologjisë së avancuar 4G LTE.

Dr.Jong-seok Park, President dhe shefi ekzekutiv i kompanisë LG Mobile Communications, tha: “Kemi shtyrë përpara me plotë agresivitet teknologjinë 4G LTE që nevojat e konsumatorëve të jenë të kënaqshme. Duke vendosur veten si një lojtar të madh në industri, ne do të vazhdojmë të zgjerojmë punën tonë në tregun global LTE me një seri të gjerë të pajisjeve, smartphone LTE të cilësisë së lartë.”

Për pjesën tjetër të vitit 2013, LG në departamentin LTE patjetër së do të përfshijë serinë Optimus F që synon përdoruesit të cilët janë duke kaluar nga rrjetet 3G në ato 4G LTE. |ameble|  [divider top=”0″]