Për smartphone-in LG Nexus kanë mbetur vetëm një muaj larg nga dalja ne treg, ditët e fundit  janë shfaqur më shumë detaje në lidhje më ketë pajisje. Ky smartphone, që është rrjedhojë e prodhuesve Korean te pajisjeve Optimus G, pritet të shfaqet më procesorë quad-core Snapdragon S4, 2GB RAM dhe më përditësimin e fundit Android 4.2 që do të prezantohet po në të njëjtën ditë. Në shitje do të jetë në dy opsione më 8 dhe 16GB dhe gjithashtu ekstra sloten per microSD card. LG Nexus vjen më ekran True-HD IPS 1280X768, kamerë 8 megapixel.

Ende nuk ka fotografi zyrtare se si do të duket nga dizajni i jashtëm, për më shumë detaje do të njoftohem ditët e ardhshme. |cnet| [divider top=”0″]