Tag Archives

4 Articles
LG dërgon ftesa për 30 Maj, vjen me një smartphone të ri

LG dërgon ftesa për 30 Maj, vjen me një smartphone të ri

LG po planifikon të lansoj një smartphone të ri më datën 30 Maj. Kompania tanimë ka dërguar ftesa për një ngjarje të tillë, dhe ka caktuar ta mbaj me 30 Maj në Macau të Kinës, për zbulimin e një smartphone-i të paemëruar që me shumë gjasë do të jetë një model i ri i serisë Optimus G.

Motoja në ftesë shkruan ” ImaGination Begins”, me shkronjën “G” të theksuar, kështu që është e sigurt se kjo pajisje do të jetë një version tjetër i serisë Optimus, e përfshirë nga dy versionet origjinale Optimus G dhe Optimus G Pro i ri.

LG Imagination Begins

Sipas thashethemeve të fundit mund të jetë modeli i përfolur LG Optimus G2, sepse disa foto të tij janë paraqitur javët e kaluara, edhe pse nuk është shfaqur asnjë informatë se çfarë karakteristikave do të ketë ky version. Për më tepër mbetet të shihet ditët e ardhshme. |ameble|

LG Optimus L7 II në dispozicion në Gjermani për 249 €

LG Optimus L7 II në dispozicion në Gjermani për 249 €

Nga tani mund të porositni LG Optimus L7 II nëpërmjet Amazon.de për vetëm 249 €.

Është një smartphone me ekran 4.3 inç LCD me rezolucion WVGA me një dendësi të 217ppi.  LG Optimus L7 II ka një dual-core procesor 1GHz Snapdragon Qualcomm, 768MB RAM dhe 4GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 32 GB nëpërmjet micro SD kartelës. Kamera frontale është 8 Megapixel ndërsa ajo frontale 3 Megapixel dhe ka të instaluar sistemin Android 4.1.2.

Smarthone-t LG Optimus nga seria L deri më tani janë shitur më shumë se 10 milion njësi. |ameble| [divider top=”0″]

Video zyrtare për LG Optimus G

Video zyrtare për LG Optimus G

Në një prej lajmeve të më hershme nga ambele, është bërë njoftimi për smartphone LG Optimus G nga kompania LG. Ky smartphone siç është përshkruar më herët veçohet me Procesor quad-core 1.5GHz Snapdragon S4 Pro, Ekranin 4.7 inç me 1280 x 768 pixel HD, RAM 2GB, Kamera 13 megapixel, Sistemi Operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich që realisht do të paraqet një avantazh të madh në krahasim me smartphone të tjerë që janë aktual në treg.

Si do të duket ky smarphone, si dhe çfarë shërbime mund të ofron, kompania LG ka bërë prezantimin nëpërmjet një video, të cilin mund ta shikoni në videon e më poshtëm. |ameble|

[youtube id=”zAytOPnfkX8″ width=”600″ height=”350″]

[divider top=”0″]

Publikohet Smartphone LG Optimus G

Publikohet Smartphone LG Optimus G

Edhe pse LG ka paraparë të mbajë një konferencë në New York për ditën e nesërme me qëllim të njoftimit për risitë, duket se LG nuk ka pasur durim, dhe ka vendosur që sot zyrtarisht të publikon smartphone LG Optimus G me sistem operativ Android. Ky smartphone karakterizohet me specifika harduerike si më poshtë;

  • CPU quad-core 1.5GHz Snapdragon S4 Pro
  • Ekrani 4.7 inç me 1280 x 768 pixel HD
  • RAM 2GB
  • Kamera 13 megapixel
  • Kartela Grafike Adreno 320
  • Bateria 2,100 mAh
  • Sistemi Operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich

Rreth detajeve të tjera për LG Optimus G duke përfshirë edhe çmimin, do të ju njoftojmë së shpejti . |bgr| |ameble| [divider top=”0″]