LG Optimus L1 II TriLG sot për tregun brazilian ka lansuar një smartphone me tri SIM kartela të quajtur Optimus L1 II Tri (LG 1, 2, 3). Ky smartphone është një model i rangut të ulët dhe i vogël me dimensione, posedon ekranin 3-inç QVGA (240 x 320), procesorin 1 GHz dhe 512 MB RAM. Interesante është se të tri SIM kartela përkrahin rrjetin 3G.

LG Optimus L1 II Tri në front posedon një buton për të ndryshuar SIM kartela, kurse në pjesën e pasme kamerën 2 megapikselë. Bateria është me fuqi 1540 mAh dhe vjen me platformën Android 4.1 Jelly Bean. Posedon edhe 4 GB hapësirë ​​të brendshme për të dhëna që gjithashtu mund të zgjerohet nëpërmes portës microSD. Çmimi i këtij modeli duket të jetë 127 $./ameble