LG webOSLG ka njoftuar se ka bërë gati softuerin e tyre webOS SDK për LG Smart + TV për zhvillues, i cili nga tani e tutje është në dispozicion për t’u përdorur.

Përderisa kanë nxjerr ketë softuer në dispozicion për shfrytëzim nga zhvilluesit, LG ka lansuar gjithashtu edhe ueb-faqen e re (http://developer.lge.com/webOSTV/) për zhvillues të teknologjisë LG webOS Smart TV dhe për krijimin e lidhjen e aplikacioneve WebOS në një vend. Faqja e re e tyre përmban dokumente, këshilla, aplikacione mostër dhe udhëzime për dizajn si dhe pyetje të shpeshta bashkë me forumin për zhvillues. Më ketë hap LG dëshiron të hy me thell në tregun e aplikacioneve për pajisje Smart për TV. Sa do të ketë sukses mbetet të shihet në të ardhmen. /ameble