Tag Archives

2 Articles
Qualcomm dhe Ericsson testojnë shpejtësinë LTE Cat10

Qualcomm dhe Ericsson testojnë shpejtësinë LTE Cat10

Qualcomm logoQualcomm dhe Ericsson kanë lajmëruar së bashku se kanë testuar me sukses shpejtësinë LTE Cat10 450 Mbps në pajisjet më të fundit.

Kjo shpejtësi e jashtëzakonshme u arrit duke përdorur teknologjinë LTE e gjeneratës së pestë të Qualcomm me një modem Qualcomm Gobi 9×45 dhe teknologjinë Envelope Tracker të gjeneratës së dytë. Ky kombinim suportoi një lidhje Interneti me shpejtësi shkarkimi 450 Mbps dhe shpejtësi ngarkimi prej 100 Mbps.

Modemi i ri funksionon me sinjale të ndryshme në frekuenca të ndryshme për të rritur shpejtësinë e lidhjes së Internetit. Ky modem gjithashtu është 30% më i vogël se gjenerata e kaluar.

Në këtë testim, Ericsson siguroi sistemet dhe rrjetin e testimit. Ky rrjet ishte i vogël dhe kryesisht lokal, që do të thotë se testi u krye në distanca të shkurtra dhe nuk tregon se sa e suksesshme do të jetë kjo teknologji në jetën e përditshme.

Për krahasim, deri tani teknologjia më e avancuar ishte LTE Cat6 me shpejtësi 300 Mbps, por teknologjia që përdoret nga smartphonet sot është LTE Cat4 me shpejtësi 150 Mbps, që edhe pse është një shpejtësi marramendëse, nuk është veçse një e treta e shpejtësisë që ofron LTE Cat10.

Testimet nga Qualcomm dhe Ericsson vazhdojnë dhe mendohet që teknologjia do të dalë në treg në 2015, mundësisht me procesorët e gjeneratës së rradhës nga Qualcomm./ameble

Lansohet Samsung Galaxy Core LTE

Lansohet Samsung Galaxy Core LTE

Samsung ka njoftuar për lançimin e një smartphone të ri Android, Galaxy Core LTE, me të cilin pritet të konkurron në tregun e Evropës dhe tregun e Azisë.

Samsung Galaxy Core LTE ka një ekran qHD 4.5 inç me rezolucion prej 540 x 960 pikselë i përkrahur nga një procesor 2-bërthamor 1.2 GHz.

Samsung Galaxy Core LTE

Karakteristikat e tjera të Samsung Galaxy Core LTE përfshijnë 1GB RAM memorie, 8 GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet SD micro kartelës deri në 64 GB, kamerën e pasme 5 Megapiksel me LED flash, kamerën frontale 0.3 Megapiksel dhe përmban një bateri të fuqisë prej 2,100 mAh. Ky model ka të integruar platformën Android me version 4.2.2 Jelly Bean.

Sa i përket çmimit, ende nuk është bërë njoftimi zyrtar. /ameble