Tag Archives

2 Articles
Apple MacBook Pro Retina – Modeli i ri

Apple MacBook Pro Retina – Modeli i ri

Apple është duke u përgatitur për të njoftuar me 12 Shtator shumë më shumë nga ajo se çfarë ne jemi duke pritur. Pra përveç një paralajmërimi për gjeneratën e re të iPhone 5, sipas burimeve të brendshme nga Apple, është paralajmëruar edhe një version më i vogël 13 inch MacBook Pro me ekran Ultra super rezolucion të lartë Retina.

MacBook Pro 15 inch që tani më është aktual, duket shumë i madh për ata që udhëtojnë shpesh, dhe si i tillë, shumë përdorues të këtij produkti nga Apple, janë duke pritur për MacBook pajisjet diçka të re që realisht mund të paralajmërohet më 12 Shtator. Ameble do të jetë aktive si gjithnjë dhe e gatshme për këtë ngjarje madhështore që do të organizohet nga kjo kompani, dhe për të gjitha do ju njoftojmë më detaje pas përfundimit të ngjarjes. |ameble| [divider top=”0″]

Apple zbulon gjeneratën e re MacBook Pro

Apple zbulon gjeneratën e re MacBook Pro

by bmbi 0 Comments

Apple në konferencën e fundit të WWDC-së ka zbuluar gjeneratën e saj të ardhshëm MacBook Pro me ekran “Retina”.

MacBook Pro është modeli i ri 15.4 inç, super i hollë më vetëm 0.71 inç (1.8 cm) dhe veçoritë e një “Display Retina” më rezolucion 2880 X 1800, 220 PPI. Gjithashtu përmban procesorë Intel Core i7 quad-core deri 2.7 GHz, kurse më Intel Turbo Boost deri 3.7GHz, 16GB RAM memorie, grafika GeForce GT Nvdia 650M, HDD 768GB, dy versione të USB-së (2.0 dhe 3.0), një slot HDMI dhe për SD kartelë.

Apple gjithashtu thotë se bateria e mban 7 orë, e cila është mjaft mbresëlënëse për një Laptop. Çmimet për këto modele fillojnë nga 2199$. |store.apple.com|