Tag Archives

237 Articles
Zbritja shkollore e Microsoft më e dobët se vitin e kaluar

Zbritja shkollore e Microsoft më e dobët se vitin e kaluar

Është Korrik, që do të thotë se shkolla në Shtetet e Bashkuara do të filloje.
Gjiganti i Teknologjisë Microsoft është I pari që ofron zbritjet për fillimin e shkollës. Por ofertat dhe zbritjet janë shumë më të dobëta se vitin e kaluar.
Këtu nuk përfshihet as oferta për Surface Pro 2 që në ofertat e kaluar ka ardhur së bashku me një Xbox one falas.
Këtë vit një ndër zbritjet kryesore është paketa e Surface Pro 4 me 999$ kurse 899$ për studenta që kanë email valide me .edu. Por mos të harrojmë që Surface Pro 4 ka kaluar qe 2 vjet që ka dalur.
Microsoft gjithashtu ofron edhe Surface Book me 150$, kurse Xbox One është zbritur për 20$.
Zbritja fillon nga tani me 7 Korrik 2017.

Vie update i ri i Microsoft

Vie update i ri i Microsoft

Zëdhënësi i Microsoft David Dennis thotë ” Ne nuk e kemi vetëm një buton, por janë 400 makina që rifreskohen” .
Windows 10 po lansohet zyrtarisht pikërisht sot, 11 prill, por mos prisni që ta gjeni sot update-in automatikisht falas në kompjuterin tuaj. Microsoft thotë se mund të shkoj edhe për disa muaj kohë deri sa të njoftohen të gjithë.
Ne shkruam një parim udhëzues “mos na dëmtoni” thotë Dennis, duke shtuar se Microsoft ështe duke punuar me prodhuesit individual te pajisjeve kompjuterike për tu siguruar që Update-i  i ri nuk do të shkaktoj probleme të paparashikueshme në PC e tyre.
Cka nëse do të mund të merrni update-in e Microsoft 10 sa më shpejt që është e mundur, këtu i keni tri teknika që mund t’ju sjellin më shpejtë karakteristika të reja.

1) Provoni Microsoft Update

E qartë apo jo? Në qoftë se ju nuk e keni kontrrolluar Update Windows gjatë këtyre javëve të fundit, ju do të dëshironit ta kontrrolloni tani. Microsoft është duke reklamuar krijimin e Microsoft 10 brenda ekranit të windows.
Nëse ju shtypni butonin “Po, më trego se si” nuk jemi plotësisht te sigurt se do t’ju sjell shpejt update-in. Por interesimi juaj regjistrohet me Microsoft, kështu që ndosht nuk dëmtohet të provoni përsëri.
Pasi Update të jetë në dispozicion, hapat duhet të jenë përafërsisht të njejtë si zakonisht.

Hapni menynë e Settings dhe shkoni te update & security > Windows update

Klikoni Check që PC e juaj të bëjë një kërkim të menjëhershëm të update te fundit. Update do të shkarkohet dhe instalohet automatikisht.

Klikoni Restart për të rifreskuar PC-n tuaj dhe për të përfunduar procesin e instalimit. /ameble.com

Si të shkarkojmë Përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës

Si të shkarkojmë Përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës

Nëse përditësimi është i disponueshëm, ky program do të ju drejtojë në hapat në vijim. Sipas Microsoft ky opsion është për përdoruesit e avancuar.

Metoda e parë zyrtare për të shkarkuar Përditësimin e shumëpritur të Krijuesve të Windows 10-ës përtej programit Windows Insider fillon ditën e sotme.Pikërisht sot të gjitha ata që kanë të instaluar Përvjetorit me numër 1607 mund të shkarkojnë “Windows 10 Update Assistant” dhe të kalojnë në versionin më të fundit të Windows 10-ës.

“Update Assistant” është shumë i lehtë në përdorim. Shkarkoni skedarin .EXE nga Microsoft dhe me një klikim instalojeni.Nëse përditësimi është i disponueshëm, ky aplikacion do të ju drejtojë në hapat në vijim. Sipas Microsoft ky opsion është për përdoruesit e avancuar.Në të vërtetë nuk është një proces aspak i vështirë ose përndryshe prisni datën 11 Prill kur përditësimi ofrohet përmes Windows Update.Një tjetër opsion ngelet shkarkimi i ISO-ve të Windows 10-ës më 11 Prill përmes Media Creation Tool. /ameble.com

Cortana në Xbox One: Këto janë komandat më të mira me zë

Cortana në Xbox One: Këto janë komandat më të mira me zë

Nëse ende nuk e keni përdorur Coratanan në Xbox One, Microsift do të dëshironte që ta provoni.

Si pjesë e Xbox One creators update, asistuesi virtual i  Microsoft ka pranuar një përditësim, dhe mbështet disa gjëra të reja siç janë reminders ( lajmërimet) dhe alarmi. Sidoqoftë disa komanda të zërit janë më të mira se të tjerat në Xbox One, dhe nëse e keni përdorur Cortanan në kompjuter duhet të dini se disa komanda ende nuk janë të gatshme për konzolën Xbox One.

Më poshtë është një listë e komandave më të mira të zërit për Cortana në Xbox One. Për të i aktivizuar ato duhet të keni një mikrofon ose një Kinect, dhe secilën komandë duhet ta filloni me “Hey Cortana”. Për listën e plotë të komandave, duke përfshirë edhe ato që ndoshta nuk ju duhen në Xbox One vizitojeni faqen e Microsoft.

Komandat më të mira për Cortana në Xbox One

”Play [loja]” – Fillon Lojën.

”Go home” – Kthehet në ekranin kryesor ”home screen”.

”Friends,” “Notifications,” “Messages,” “Achievements”– e hapë atë kategori.

”Invite [emri i shokut] to the party” – Nuk keni nevojë për emrin e saktë, Cortana do të e gjejë emrin që përshtatet më së miri.

”Leave the party”

”Send message to [emri]” – Cortana pastaj do të ju pyes se çfarë t’i thoni.

”Record that” – Do të ruaj 30 sekondat e fundit që luajtët në  lojë.

”Take a screenshot”

”Start a broadcast” – Fillon trasmetimin në Beam. (Nuk mund të hynni në trasmetim në Twitch me zë.)

”Remind me to [detyra]” – Cortana do të ju ofroj për të vendosur kohë dhe datën, dhe pastaj do të ju njoftoj për të në kohë edhe në paisjet tjera ku e përdorni Cortanan.

”What’s the weather this weekend?” ose “What’s the weather in [vendi] on [data]?” Cortana ju shfaq motin

”Pause” ose ”Play” – Përdoreni këtë për të kontrolluar muzikën në prapavijë.

”Videos of [termi i kërkimit]” – Shkurtesë e përdorshme për t’i shikuar videot nga Youtube në shfletuesin Edge.

”Use a code” – Për të paguar artikuj në Store.

Këto janë komandat më të mira ndërsa ka komanda që thuhet se punojnë në Cortana në Xbox One por në fakt nuk punojnë, në disa prej tyre Cortana ju thotë që t’i provoni pas përditësimeve të reja.

Microsoft lanson Sprinkles, një kamera aplikacion për iOS

Microsoft lanson Sprinkles, një kamera aplikacion për iOS

Microsoft po hyn në konkurrencën e kamerave për argëtim, me një aplikacion për iOS të quajtur Sprinkles, që tashmë është shfaqur tek kategoria “new apps we love” në App Store. Në thelb ky aplikacion ka si synim të rinjtë duke i ofruar dekorime të ndryshme të fotove për rrjete sociale, siç janë stickers, emoji dhe përshkrime në foto, por përdor edhe intelegjencën artificiale të Microsoft për të dalluar fytyrën, moshën, dhe emocionet gjthashtu dallon ngjashmëritë me VIP dhe ju sugjeron përshkrime.

Këto mjete janë të integruara në këtë aplikacion për kamerë dhe editim të fotove dhe me këtë Microsoft synon që të tërheq vëmendje sikurse Snapchat me efektet e tij të famshme.

Aplikacioni i ri thekson teknikat e njohjes së fytyrës në mënyrë që saktësisht të vendos dekorimet si kapela, mustaqet si dhe për tv ditur moshën e subjektit si dhe ngjashmëritë me VIP.Aplikacioni përdor njohjen e objektit për të dalluar se çka ka në foto dhe dallon nëse jeni duke buzëqeshur, dhe më pas ju sugjeron përshkrime adekuate.

Gjithashtu mund të sugjeroj përshkrime bazuar në vendin ku ndodheni dhe orën se kur është bërë foto.

Mund të zgjedhni nga sugjerimet e ndryshme siç janë përshkrimet, mosha e të tjera, ose mundeni që vet ta dekoroni foton.

Kuptohet që foton mund ta ruani ose ta shpërndani në rrjetet sociale ose me shokët tuaj.

Në të vërtetë kjo nuk është hera e parë që Microsoft lanson aplikacione të fotove në iOS, sidoqoftë Sprinkles është aplikacioni i parë i Microsoft që ka si synim të rinjtë

Aplikacionin mund ta shkarkoni këtu./ameble

 

Android kalon Microsoft duke u bërë Sistemi më i përdorur Operativ

Android kalon Microsoft duke u bërë Sistemi më i përdorur Operativ

Ky është një moment historik për kompaninë Google. Për herë të parë pas shumë dekada, Android u emërua si sistemi operativ më i përdorur, kjo shkaktoi largimin e Microsoft Windows-it nga vendi i parë.

Duke u bazuar në raportimet e kompanisë StatCounert e cila merret me analizimin e qarkullimit të uebfaqeve, Android i Google-it është sistemi operativ më i populluar në botë në termet e përdorimit total të internetit në Kompjuter, Laptop, Tablet, dhe Smartphone.

Duke shikuar në përdorimin e internetit në përgjithësi, Android paraqet 37.93% të përdorimit të internetit në Mars, kurse Windows vetëm 37.91 %.

Megjithëse Windows nuk është shumë pas, dalja në avantazh e Android përshkruhet nga CEO i kompanisë StatCounter si një “moment historik në historinë e teknologjisë”

Kjo arritje është se kohët e fundit janë duke u përdorur më shumë Smartphone sesa Kompjuter ose Laptop, dhe njerëzit janë duke harxhuar më shumë kohë dukë kërkuar në internet nga Smarphone sesa nga Kompjuterë.

Përgjatë Marsit të 2017-ës, përdoruesit e Sistemit Operativ Apple ishin tri herë më aktiv në Smartphone sesa në Laptop. /ameble

Netflix sjell transmetimet offline në aplikacionin e Windows 10-ës

Netflix sjell transmetimet offline në aplikacionin e Windows 10-ës

Kur hapni aplikacionin Netflix Në Windows 10 shfaqet menjëherë një ndërfaqe e cila reklamon opsionin e ri “Download and Go.”

Netflix tashmë ka filluar transmetimin offiline te filmave dhe serive përmes aplikacionit në Windows 10, që do të thotë se përdoruesit kanë më shumë opsione kur ngelen pa internet.

Netflix shtoi këtë opsion të ri me përditësimin më të fundit të aplikacionit në Windows 10. Nësë Dëshironi Ta Instaloni Këtë Version Shkoni Tek Windows Store Dhe Kërkoni Për Netflix Dhe Bëjini Update Nësë Keni Pasi Duke Qene se windows store nuk tregon për versionin e aplikacionit ne nuk kemi si tja u shkruajmë prandaj vetëm shkoni dhe përditsoni aplikacionet tuaja ne Windows Store.

Për fat të keq kur ju klikoni opsionin “Find something to Download” Netflix akoma nuk ka shtuar si opsion që në faqen kryesore të dali nëse filmi ose seriali te jetë i shkarkueshëm ose jo pasi jo te gjithë filmat&serialet janë te shkarkueshëm tani për tani po me kalimin e kohës shpresojmë qe kjo gjë te ndryshojë.

Ky opsion ishte i disponueshëm në Android dhe iOS prej kohësh dhe ishte thjeshtë ceshtje kohe që të vinte dhe në aplikacionin e Windows 10. /(G.R)ameble.com

Prezantohet Microsoft Bookings për Office 365

Prezantohet Microsoft Bookings për Office 365

Microsoft ka njoftuar për një funksion të ri të tyre për Office 365 të quajtur Microsoft Bookings. Ky funksion i ri është projektuar për t’ua bërë më të lehtë dhe me të efektshëm rregullimin e planifikimeve, takimeve etj.

Pra Microsoft Bookings u ofron klientëve tuaj mundësi për të caktuar takimet online me ju dhe anëtarët të tjerë të biznesit.

Më shumë detaje rreth funksionit Microsoft Bookings mund të gjeni këtu. /ameble

Microsoft paralajmëron ndryshimet për OneDrive

Microsoft paralajmëron ndryshimet për OneDrive

Në Nëntor të vitit të kaluar, Microsoft kishte informuar përdoruesit për shërbimin OneDrive se do të ndodhin disa ndryshime të mëdha, ndryshime këto ku paralajmëronte se hapësira në OneDrive do të pësoj rënie nga 15GB në 5GB, ndryshime ku përdoruesit e Office 365 nuk do marrin hapësirë të pakufizuar, dhe ku hapësira prej 15GB për kamera roll e lejuar do të hiqet komplet.

Tani në qoftë se keni marrë një email tjetër të dytë si ky më poshtë, duhet që menjëherë të filloni me backup sepse do të humbni të dhënat apo fotografitë tuaja, sipas email-it do të bëhen vetëm për tu parë për një vit, mirëpo nuk do ta keni mundësinë e ngarkimit të fotografive te reja. /ameble

Onedrive storage

Surface Book 2 pritet të lansohet shumë shpejt, vjen me ekran 4K dhe USB-C

Surface Book 2 pritet të lansohet shumë shpejt, vjen me ekran 4K dhe USB-C

Thashethemet janë se Microsoft është duke u përgatitur për lansimin e një version të ri të fuqishëm të laptopit të tyre Surface Book, i cili do të vijë i pajisur me ekran Ultra HD 4K dhe portën USB-C.

Surface-Book-2

Surface Book 2 pritet të lansohet zyrtarisht diku gjatë gjysmës së dytë të vitit 2016 dhe është dizajnuar të konkurroj me Apple MacBook Pro, i cili gjithashtu do të vijë me dizajn të ri dhe harduer të modernizuar që pritet të lansohet në konferencën Apple WWDC 2016.

Thashethemet janë se Surface Book 2 mund të jetë i pajisur me gjeneratën e procesorëve Intel i5 dhe i7 që janë koduar si Kaby Lake. Disa burime të afërta me zhvilluesit e këtyre laptopve thonë se Surface Book 2 mund të jetë në dispozicion nga fillimi i muajit të ardhshëm që do të jetë i pajisur me një port USB-C dhe mund të vijë me çmim rreth  1500 $, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar ende. /ameble

Shitjet e Xbox One kanë arritur numrin 18 milionë

Shitjet e Xbox One kanë arritur numrin 18 milionë

Kompania Microsoft ka vendos t’i mbaj të fshehura detajet e shitjeve të saj për konsolën Xbox One, edhe pse sipas Mary Jo Foley nga ZDNet, Microsoft deri me sot ka shitur 18 milionë njësi të kësaj konsole.

Microsoft xbox one

Lajmi për ketë numër të shitjeve është publikuar gjatë kësaj javë në Windows Weekly, edhe pse ky është një numër jozyrtar dhe nuk është konfirmuar nga Microsoft.

Në anën tjetër, Microsoft ka njoftuar javën e kaluar se tani kanë më shumë se 200 milionë pajisje aktive me Windows 10, ku kjo shifër përfshin gjithashtu edhe pajisjet Xbox. Në llogaritje, nga 200 milionë pajisje është vlerësuar se 180 milionë janë kompjuterë, 18 milionë janë Xbox One dhe 1 milion pajisje me Windows Phone.

Në fund nëse kjo shifër është e saktë, atëherë Microsoft del së është ende prapa kompanisë Sony me konsolën PlayStation 4, e cila më 3 janar 2016 ka njoftuar se kanë shitur 35.9 milionë konsola të PS4 që nga lansimi. /ameble

Është shfaqur Microsoft Mercury, mini-tableti që nuk është lansuar kurrë

Është shfaqur Microsoft Mercury, mini-tableti që nuk është lansuar kurrë

Microsoft ende nuk e ka lansuar mini-tabletin Surface të shumë përfolur, për të cilin kompania shumë herë ishte gati ta lansoj. Tani është shfaqur një imazh për këtë pajisje, që është tablet i Windows-it mirëpo me dizajn të Nokia-së.

Këto imazhe vijnë nga Even Blass i njohur për informata të tilla në lidhje me pajisje të reja. Ai në një postim të tij në Twitter nuk ka dhënë detaje përveç një imazhi në të cilin ka shkruar “From the Lumia graveyard: Microsoft/Nokia Mercury”.

Megjithatë, sipas imazhit duket të jetë një pajisje jo shumë e madhe. Gjithashtu shihet se posedon një kamerë të mirë së bashku me të portën për SIM kartelë apo edhe microSD.

Logo e shtypur e Microsoft-it, të jap përshtypjen së pajisja është dizajnuar kohët e fundit. Sidoqoftë këto janë vetëm thashetheme, mund të ndodh që të jetë shumë afër lansimit po edhe të mos lansohet kurrë! /ameble