Tag Archives

4 Articles
Apple dhe Google zgjedhin problemin e padive ndaj njëra-tjetrës

Apple dhe Google zgjedhin problemin e padive ndaj njëra-tjetrës

Apple-vs-GoogleKur Google kishte blerë Motorola Mobility, ajo kishte fituar edhe një numër të patentave ku menjëherë kishte vendosur ta padisë Apple-in rreth disa shkeljeve të tyre. Më pastaj Apple i është kundërvu Google-it me padi tjera, kurse tani të dy kompanitë kanë lër anash paditë e tyre dhe kanë arritur në një marrëveshje të përbashkët. Deri në arritjen e kësaj marrëveshje, Apple dhe Google kanë qenë të përfshira në rreth 20 padi kundër njëri-tjetrës, si në Gjermani dhe SHBA.

Të dy kompanitë e lartë përmendura tashmë kanë rënë dakord për të zgjidhur të gjitha këto padi dhe kanë rënë gjithashtu dakord të punojnë së bashku në të ardhmen në disa fusha të disa patentave. Sido që të jetë, do të dukej shumë interesante nëse të dy kompanitë do të punojnë së bashku, për të ardhur në marrëveshje për patentat që do të shmang të gjitha rastet e ndryshme gjyqësore.

Kjo marrëveshje nuk ka të bëj asgjë me padit që Apple ka me gjigantin tjetër Samsung-un, sa i përket disa patentave që kanë të bëjnë me platformën Android të cilën e përdorë Samsung-u. /ameble

Me blerjen e Motorola-s, Lenovo shpreson t’i kaloj Apple dhe Samsung

Me blerjen e Motorola-s, Lenovo shpreson t’i kaloj Apple dhe Samsung

Yuanqing Yang

Javën që shkoj Google njoftoi se ka shitur kompaninë Motorola Mobility tek prodhuesit e kompjuterëve Lenovo për $ 2.91 miliardë $, e cila përfshinë modelet si dhe pajisjet e saj aktuale. Marrëveshja është në pritje të miratimit të autoriteteve rregullative të SHBA-së dhe Kinës.

Së fundmi kryeshefi i Lenovo-s Yuanqing Yang gjatë një interviste me CNN Money tha se, ambiciet e kompanisë për ketë blerje janë që të mposhtin kompanitë Apple dhe Samsung. Përveç kësaj, ai gjithashtu ka treguar disa hollësi në lidhje me marrëveshjen e arritur për Motorola-n.

Yang përshkroi marrëveshjen si një “histori dashurie interesante”, dhe tha se kompania jonë ka një kohë të gjatë që ka qenë e interesuar në blerjen e Motorola-s, ai gjithashtu ka thënë se ende nuk është vendosur se çfarë do të bëjnë me objektet e prodhimit të Motorola -së që gjenden në SHBA.

Për intervistën e plotë të kryeshefit të kësaj kompanie mund t’a lexoni në anglisht në ketë link. /ameble

Lenovo blen Motorola nga Google për 2.91 miliardë $

Lenovo blen Motorola nga Google për 2.91 miliardë $

Lenovo blen MotorolaGoogle ka njoftuar zyrtarisht se kompania Lenovo e ka blerë Motorola Mobility me çmim prej 2.91 miliardë $. Marrëveshja përfshinë shumën 1.41 miliardë $ që të paguhen tani – 660 milionë $ para të gatshme, 750 milionë nga aksionet e Lenovo-s, dhe pjesa e mbetur 150 milionë $ të paguhen gjatë tri viteve të ardhshme.

Google kishte blerë kompaninë Motorola në vitit 2012 për 12.5 miliardë $, kështu që është e natyrshme të shtrohet pyetja pse Google po humb aq shumë për një periudhë kaq të shkurtër. Sipas njoftimit, Google do të mbajë pronësinë e shumicës së patentëve të rëndësishëm. Lenovo do të marrë një licencë të vetme, për të gjitha patentat që posedon Motorola në marrëveshjen e blerjes, gjithashtu do të marr të gjitha pajisjet, brendet e markës Motorola.

Sido që të jetë, marrëveshja ende nuk është finalizuar sepse sipas normave duhet të marren miratimet e të dyja palëve, por kompanitë si duket janë marr vesh dhe nuk kanë ndonjë dyshim në përfundimin e proceseve të shitblerjes. /ameble

Google largon edhe 1200 punëtorë nga Motorola

Google largon edhe 1200 punëtorë nga Motorola

Lajm i mirë për kompaninë Motorola është se Google ka plane më të mira së sa shitjen e pjesëve të saj. Mirëpo ne anën tjetër lajm i keq është se këto plane përfshijnë largimin e shumë punonjësve të saj nga puna.

Wall Street Journal raporton se Google ka filluar me procedurën e largimit të 1200 punonjësve nga njësia e saj Motorola Mobility, ose 10% të fuqisë punëtore aktuale, në përpjekje për të zvogëluar shpenzimet dhe që të bëhet prapë kompani fitimprurëse.

Google gjatë kësaj jave, nëpërmes një email-i u ka shpjeguar punonjësve arsyen, duke thënë se “shpenzimet janë shumë të larta në tregjet ku operojnë, dhe nuk jemi konkurrues por vetëm humbës të parave,” e që duken si arsye legjitime për të reduktuar stafin.

Raundi i fundit i largimit të punonjësve në Motorola vjen pasi që Google kishte larguar nga puna 20% të fuqisë punëtore verën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të largimit të punonjësve në 5200 që nga viti i kaluar. Google në një marrveshje para dy viteve kishte blerë prodhuesin e famshëm amerikan, Motorola Mobility.|ameble| [divider top=”0″]