Motorola signSipas një raporti të ri të postuar në uebfaqen kineze Sina Weibo, Motorola po përgatitet që gjatë këtij viti të lansoj një phablet. Ky burim nuk ofron me shumë informacione, vetëm thotë se lansimi mund të bëhet diku gjatë tremujorit të tretë të 2014-tës, lajmin e jap i njëjti person i cili me saktësi kishte dhënë detaje para lansimit të smartphone-ave Moto X dhe Moto G në vitin e kaluar.

Thashethemet për phablet-in e quajtur XPlay ishin shfaqur qysh nga Tetori i kaluar, dukë thënë së një pajisje me ekran 6.3-inç pritet të lansohet nga Motorola.

Në anën tjetër ende është e paqartë se çfarë karakteristika do të ofroj ky phablet. Kompania me herët ka lënë të kuptohet se disa pajisje të ardhshme janë në planë, por ende nuk ka konfirmuar ndonjë smartphone/phablet të ri për vitin 2014. /ameble