Tag Archives

47 Articles
Verizon do të prezantoj smartphone të ri Motorola Droid me 27 Tetor

Verizon do të prezantoj smartphone të ri Motorola Droid me 27 Tetor

Verizon sapo ka lajmëruar se do të prezantoj modele të reja të smartphone-ve Motorola Droid. Më datë 27 Tetor kompania do të organizoj një ngjarje në qytetin e Nju Jork-ut në ora 10:30.

Verizon MOtorola Droid Event

Sipas ftesës, si duket do të ketë me shumë së një smartphone, të cilët edhe jemi duke i pritur, por nuk janë dhënë më shumë detaje. Pra, se çfarë mund të presim? Sipas thashethemeve të deritashme ne mendojmë që së paku do të shohim Droid Turbo 2 dhe Droid Maxx 2.

Për më shumë mbetet të shihet në datën e prezantimit. /ameble

Lansohet Moto E i ri me LTE dhe ekran më të madh

Lansohet Moto E i ri me LTE dhe ekran më të madh

Kompania Motorola për ditën e sotshme kishte paralajmëruar se do të jap një lajm të rëndësishëm dhe si duket e ka bërë. Ata zyrtarisht kanë lansuar versionin më të ri të smartphone-it Moto E, i cili vjen me çmim të ulët.

Moto E LTE (2)

Ky smartphone vjen i pajisur me ekran 4.5-inç, procesorin 4-bërthamor Snapdragon 1.2GHz, baterinë 2390mAh, kamerën e pasme 5-megapikselë, atë frontalen, si dhe vjen me versionin Android 5.0 Lollipop. Në ketë model Motorola ka futur edhe disa nga softuerët e vet të dobishëm, më të cilët shton karakteristika ekstra, si p.sh. mundësinë e marrjes së fotografive në mënyrë të shpejt etj etj.

Moto E i ri duke filluar nga sot do të jetë në dispozicion për blerje në mbi 50 vende si në Amerikën e Veriut, Amerikën Latine, Evropë dhe Azi dhe do të jetë me çmim 150 $ (ose 132 €).

Në përgjithësi, krejt kjo çfarë ka bërë Motorola me ketë model të smartphone-it tingëllon si një përmirësim i mirë për ketë seri. Tani posedon gjithashtu edhe rrjetin LTE dhe ekranin më të madh. /ameble

Disa pajisje Nexus 6 raportohen të jenë me defekt

Disa pajisje Nexus 6 raportohen të jenë me defekt

Nexus-6-defective-back-plate-640x410Nëse keni fatin të zotëroni një Google Nexus 6, kini kujdes nga një defekt i cili u ka ndodhur disa prej zotëruesve të këtij smartphoni. Disa përdorues kanë raportuar në Internet se kapaku i Nexus 6 është hapur dhe është shkëputur nga ngjitësi. Pas këtyre raportimeve, një përdorues i faqes reddit.com, i cili gjithashtu kishte këtë problem në pajisjen e tij, kontrolloi dhe pa që bateria ishte zgjeruar duke shkaktuar që kapaku të shkëputej nga ngjitësi. Motorola është përgjigjur në Twitter duke thënë që “kanë parë disa smartphone Nexus 6 me kapakë të hapur”. Shumë përdorues janë përgjigjur se bateria në fakt është zgjeruar me kalimin e kohës, ndërsa të tjerë u shprehën që pajisja e tyre e kishte këtë defekt që kur e panë për herë të parë.

Meqë ky defekt është dukshëm një defekt në prodhimin e pajisjes, nëse dikush prej jush ka Nexus 6 me të njëjtin defekt, ju sugjerojmë të kontaktoni me grupin e Kujdesit ndaj Klientit në Motorola. Duket që Motorola dhe kompanitë celulare janë treguar të kujdesshëm për të ndërruar smartphonet me defekt për të mbajtur klientelën të kënaqur./ameble

Zyrtare: Lansohet Motorola Moto Maxx

Zyrtare: Lansohet Motorola Moto Maxx

motomaxxMotorola ka prezantuar modelin Moto Maxx i cili është identik me modelin ndërkombëtar Verizon Droid Turbo.

Moto Maxx vjen me ekranin QHD 5 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselë me dendësi prej 565 ppi dhe ka të instaluar versionin Android 4.4.4 KitKat.

Modeli Moto Maxx ka të integruar procesorin 4-bërthamor 2.7 GHz nga Snapdragon 805, 3GB RAM memorie, 64GB hapësirë të brendshme, 2 megapikselë kamerën frontale, 21 megapikselë kamerën kryesore me mundësi incizimi 4K si dhe një bateri të fuqisë prej 3,900 mAh.

Motorola ka njoftuar se modeli Moto Maxx do të dal në shitje që nga sot në Brazil ndërsa në Meksikë nga mesi i nëntorit. Momentalisht ky model nuk do të jetë në dispozicion në nivelin global. /ameble

Finalizohet blerja, Motorola tani pjesë e Lenovo-s

Finalizohet blerja, Motorola tani pjesë e Lenovo-s

Motorola LenovoMotorola Mobility tashmë zyrtarisht është pjesë e familjes Lenovo, pas blerjes 2.91 miliardë $ e cila ishte publikuar në muajin Shkurt, e që tani është finalizuar. Brendi Motorola nuk do të shuhet apo ndryshoj. Lenovo deshiron të mbajë Motorola-n si një kompani të ndarë, kështu që nuk pritet të shohim smartphone Moto X me logon e Lenovo-s. Përveç kësaj, edhe ekipi ekzistues i Motorola-s do të mbetet ashtu siç është.

Motorola do të qëndrojnë e fokusuar në gjërat që kanë të bëjnë me smartphone-t e saj të popullarizuar kohët e fundit.

Lajmi i sotëm per finalizimin e marrveshjes vjen pothuajse dhjetë muaj pasi që Google kishte shitur Motorola Mobility për Lenovo-n në një shumë prej 2.1 miliardë $, vetëm dy vjet pasi që kishte blerë vetë kompaninë për 12.5 miliardë $. Përderisa shumë mendonin se marrëveshja ishte e çmendur, Google kishte shpjeguar se ishte më shumë e interesuar në portofolin e madh të patentave të Motorola-s, të cilët ajo do të vazhdojë t’i mbajë. /ameble

Verizon prezanton super-smartphone-in Motorola Droid Turbo

Verizon prezanton super-smartphone-in Motorola Droid Turbo

Operatori Verizon gjatë një konferencë për shtyp dje në qytetin e New York-ut ka njoftuar për smartphone-in e ri dhe shumë të fuqishëm Motorola Droid Turbo, i cili vërtetë posedon karakteristika të larta.

Droid Turbo në vend të versionit të ri Android 5.0 Lollipop vjen me Android 4.4.4 Kitkat (i cili më siguri në të ardhmen mund të përditësohet), në brendësi të tij gjendet procesori Snapdragon 805 në 2.7GHz, 3GB RAM, memorien internet 32GB ose 64GB, ekranin 5.3-inç me rezolucion 2560 x 1440 pikselë (565ppi) dhe fuqinë e baterisë 3.900mAh. Kameren e pasme 21-megapikselë me mundësi incizimi në kualitetin 4k, kamerën frontale 2-megapikselë, dhe lidhjen WiFi dual-band 802.11 a/b/g/n/ac.

Operatori Verizon shitjen e smartphone-it Droid Turbo nëpërmes internet-it dhe dyqaneve të tyre do të filloj nga dita e nesërme 30 Tetor. Çmimet e këtij modeli janë dhënë sipas kontratave 2 vjeçare dhe gjithashtu sipas madhësisë se memories së brendshme.

Ende nuk është dhënë asnjë informatë se kur do të fillojnë shitjet e këtij smartphone-i pa kontratë dhe sa do të jetë çmimi i plotë i tij. /ameble

Motorola njofton për pajisjet që do të përditësohen në Android 5.0

Motorola njofton për pajisjet që do të përditësohen në Android 5.0

Nexus 6 do të jetë produkt i parë nga Motorola që vjen me versionin më të ri të sistemit operativ Android 5.0i koduar me emrin 5.0 Lollipop.

Android Lolipop 5.0

Përveç modelit Nexus 6, Motorola ka njoftuar për listën e pajisjeve të saja që do të përditësohen në versionin Android 5.0 dhe ato janë:

  • Moto X (gjenerata e parë dhe gjenerata e dytë)
  • Moto G (gjenerata e parë dhe gjenerata e dytë)
  • Moto G me 4G LTE,
  • Moto E,
  • Droid Ultra,
  • Droid Maxx dhe
  • Droid Mini.

Vitin e kaluar, Motorola kishte tronditur botën e teknologjisë duke lëshuar përditësimin tepër të shpejtë të versionit Android 4.4 Kitkat për disa nga smartphone-t të saj, kështu që shpresojmë se në të njeite mënyrë do të vepron edhe me versionin e ri Android 5.0 Lollipop. /ameble

Zyrtarizohet Motorola Moto 360

Zyrtarizohet Motorola Moto 360

Motorola më në fund ka zyrtarizuar orën e mençur Moto 360 dhe pajisja tani më është dispozicion për të blerë në SHBA me çmim prej 249,99$.

Motorola Moto 360 vjen me ekran 1.56 inç me rezolucion prej 320 x 290 pikselëve i mbuluar me Corning Gorilla Glass 2, procesorin TI OMAP 3, 512MB RAM memorie, 4GB hapësirë të brendshme dhe pajisja vjen me sistemin Android Wear OS.

Moto 360 lidhet me smartphone-in ose tabletin me anë të Bluetooth 4.0 LE.

Motorola Moto 360 po ashtu ka të integruar edhe disa funksione me zë, që mundësojnë kryerjen e një numër të madh të funksioneve të pajisjes duke thënë komandën me zë “OK Google”. /ameble

Raportohet se Nexus 6 do të prodhohet nga Motorola

Raportohet se Nexus 6 do të prodhohet nga Motorola

Nexus-backKrahas smartphone-it të tyre të ri Moto X+1, Motorola thuhet se është duke punuar edhe në një pajisje të re Nexus, e koduar Shamu, ku sipas Android Police po planifikohet të lansohet diku gjatë stinës së vjeshtës.

Pavarësisht shumë thashethemeve që fliteshin për serinë Nexus që do të përfundoj me modele të reja, këto thashetheme janë hedhur poshtë, dhe tani thuhet se një pajisje e re Nexus prodhuar nga Motorola është shumë reale. Rrjedha e vërtetë, është se ky model do të shfaqet me ekran 5.9-inç dhe sensorin për gjurmë gishtash, edhe pse nuk ka detaje të tjera në lidhje me karakteristikat.

Kompania LG ishte e përfshirë në serinë Nexus, por kjo kompani kohët e fundit ka thënë se nuk di asgjë për planet e ardhshme të Google-it dhe kjo tregon se nuk do të shohim smartphone tjetër Nexus të prodhuar nga LG. /ameble

Zyrtarizohet Motorola Moto E për vetëm 117 $

Zyrtarizohet Motorola Moto E për vetëm 117 $

Dje kemi bërë njoftimin se smartphone-i Motorola Moto E është listuar në një ueb faqe braziliane për shitje online edhe pse ky i fundit ende nuk ishte zyrtarizuar si pajisje e re nga Motorola.

Por sot, kompania Motorola bëri edhe njoftimin zyrtar për modelin e ri Motorola Moto E duke e promovuar ate nëpërmjet një video e paraqitur më poshtë.

Janë konfirmuar edhe specifikat për modelin Moto E duke përfshi ekranin 4.3-inç, kamerën 5 megapikselë, memorien e brendshme 4GB me mundësi zgjerimi nëpërmjet microSD kartelës, 1GB RAM dhe procesorin Qualcomm 1.2GHz. Motorola Moto E vjen me versionin e fudnit nga Android 4.4 Kitkat.

Ky model pritet të jetë në dispozicion që nga sot në Britaninë e Madhe, Brazil, Indi, Spanjë dhe Kanada për vetëm 117 $. /ameble

Moto E shfaqet për shitje online para së të lansohet zyrtarisht

Moto E shfaqet për shitje online para së të lansohet zyrtarisht

Tecnoblog ka hasur në listimin e smartphone-it të përfolur Moto E në një uebfaqe braziliane për shitje online, Fast Shop. Aty është parë gjithashtu edhe një imazh i këtij smartphone-i për të cilin thuhet së do të vij më çmim të lirë. I njëjti imazh që është shfaqur këtu, është parë me herët edhe në Twitter.

Moto E per shitje

Në ketë shpallje gjithashtu zbulohen karakteristikat e smartphone-it Moto E, që përfshinë ekranin 4.3-inç, kamerën 5 megapikselë, memorien e brendshme 4GB, 1GB RAM dhe procesorin Qualcomm 1.2GHz. Gjithashtu theksohet se do të vijë me portën microSD. Moto E nga paketimi vjen me versionin Android 4.4 Kitkat dhe gjithmonë sipas kësaj shpallje smartphone-i garantohet se do të marrë përditësimin e ardhshëm të platformës Android. Ky model pritet të jetë në dispozicion në të zezë, e bruzët dhe ngjyrë limonidhe thuhet se do të vijë me një çmim më të ulët se sa Moto G.

Moto E

Ky model është shfaqur para lansimit zyrtar, i cili është paralajmëruar të zyrtarizohet në nje ngjarje të organizuar nga Motorola në qytetit e Londrës të Martën. /ameble

Rrjedhin karakteristikat e smartphone-it “Moto E”

Rrjedhin karakteristikat e smartphone-it “Moto E”

Sipas spekulimeve të një rrjeti brazilian, Motorola është gati të lansoj një smartphone të ri, super të lirë, të quajtur sipas tyre Moto E. Uebfaqja braziliane për teknologji Tecnoblog posedon një pamje (screenshot) nga ky rrjet lokal. Kjo pamje zbulon ekzistencën e një smartphone-i i cili posedon karakteristika shumë të ulëta, për një smartphone të vitin 2014.

Moto E

Në pamjen e shfaqur ky model aktualisht shfaqet pa emër dhe pritet të vijë me ekran 4.3-inç me rezolucion ende të papërcaktuar, procesorin 2-bërthamor 1.2GHz, 1GB RAM dhe kamerën 5 megapikselë. Gjithashtu do të posedoj lidhjen 3G, memorie e brendshme 4GB dhe baterinë 1.900 mAh.

Pavarësisht karakteristikave të ulëta ky model mund të rezultojë si një smartphone interesant, sepse aty thuhet së trashësia e tij do të jetë 6.2mm dhe për t’u kuptuar ketë më mirë, smartphone-i me i hollë nga Motorola, Moto Razr ishte 13.9mm, i bie që ky model pritet të jetë ultra i hollë.

Sipas këtyre të dhënave, Moto E do të jetë shumë më i lirë se sa Moto G në kohen e lansimit, por pyetja është se në cilat vende do të lansohet? Mbetet të shihet. /ameble