Tag Archives

2 Articles
Lansohet versioni i ri Firefox 29

Lansohet versioni i ri Firefox 29

Mozilla ka lansuar versionin e ri të Firefox 29 i cili është një përditësim i madh për kompaninë  duke sjellë një dizajn të ri në shfletuesin ueb  si dhe një sërë tiparesh të reja.

Firefox dizajni vjen me një varg të ndryshimeve duke përfshirë një menu Firefox të re e cila ka të mbledhur të gjitha funksionet e Firefox në një vend.

Se çfarë ofron versioni i ri mund të informoheni më hollësisht në videon e më poshtme.

[youtube id=”cldTJinQxuw” width=”600″ height=”350″]

Ju mund të shkarkoni versionin e fundit të Firefox në faqen zyrtare të Mozilla ose nëpërmjet këtij linku – Shkarko Firefox 29. /ameble

ZTE në bisedime për smartphone Mozilla në Evropë

ZTE në bisedime për smartphone Mozilla në Evropë

Kompania kineze ZTE është duke punuar në një smartphone të ri që thuhet se do të përdorë sistemin operativ Mozilla Firefox, dhe po mendojnë qe ketë pajisje ta lansojn në Evropë gjatë këtij viti, sipas detajeve të zbuluara nga kryeshefi ekzekutiv i ZTE-së Cheng Lixin.

ZTE me sa duket janë në bisedime me një numër transportuesish evropian të celularëve të fillojnë me smartphone-in me SI Mozilla Firefox, dhe me pastaj kjo pajisje mund të shitet gjithashtu edhe në SHBA. Ende nuk kemi ndonjë hollësi për harduerin e këtij smartphone-i nga ZTE. |ameble.com| [divider top=”0″]