Tag Archives

21 Articles
Nokia dërgon ftesa për konferencë për 24 Shkurt në MWC

Nokia dërgon ftesa për konferencë për 24 Shkurt në MWC

CES 2014 tani ka filluar të harrohet kurse në anën tjetër përgatitjet kanë filluar për ngjarjen e radhës Mobile World Congress (MWC 2014) që pritet të mbahet muajin e ardhshëm.

Kompania finlandeze sot ka dërguar ftesa zyrtare për një konferencë të cilin e ka caktuar pikërisht në ngjarjen MWC 2014  me datë 24 Shkurt. Kompania nëpërmes ftesës nuk ka dhënë informacione së çka do të jetë tema e konferencës së saj. Ftesa shkruan për takim me kompaninë me moton “meet us under the tree”, edhe pse kjo tani për tani nuk jap ndonjë sinjal se çfarë mund të jetë.

Nokia MWC Event

Në bazë të thashethemeve të fundit, thuhet se do të prezantoj smartphone-in Lumia Icon, gjithashtu mund të shfaqen detaje rreth të përfolurit Nokia Normandy smartphone i parë me sistemin operativ Android.

Siç kemi njoftuar kompania Nokia tashmë ka shitur biznesin e tyre të smartphone-ve për kompaninë Microsoft dhe kjo e fundit mund të shfrytëzoj rastin që të njoftoj për planet e saj për të ardhmen. Sido që të jetë, ameble do të përcjellë ketë ngjarje dhe pjesën tjetër të ngjarjeve në MWC. /ameble

Fituesit e GSMA 2013 në MWC

Fituesit e GSMA 2013 në MWC

[MWC 2013] Pas çmimeve Oskar, një ngjarje e njëjtë u organizua edhe për me të mirin e pajisjeve mobile në botë, për të marrë kështu çmime dhe vlerësime. Ngjashëm me ngjarjen e vitit të kaluar, GSMA 2013 u zhvillua në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë, Spanjë.

Paneli  GSMA kishte 37 kategori, 158 kandidatë ishin në listën e nominimeve për këtë vit në Global Mobile Awards, kurse juria ishte e përbërë nga më shumë së 160 analistë të pavarur, gazetarë, akademikë dhe ekspertë të ndryshëm nga e gjithë bota.

Është dëshmuar të jetë një ditë e madhe për dashamiret e Androidit. Duke vazhduar me vrullin e saj të madh sikur vitin e kaluar, prodhuesi Korean Samsung mori çmimin “Prodhuesi i vitit për pajisje”.

Megjithatë, konkurrenca e ashpër është parë në kategorinë e “Smartphone-it me të mirë”, Apple iPhone 5, HTC Butterfly, Nokia Lumia 920, Samsung Galaxy Note2 dhe Galaxy S3 luftuan për çmimin e lartë. Duke marrë parasysh faktorë të tillë si, disponueshmëria, përshtatja dhe karakteristikat, juria zgjodhi si fitues smartphone-in e vitit Samsung Galaxy S3.

Përveç kësaj, gjigandi korean gjithashtu fitoi “Pajisja me e mirë në konsumin e elektronikes” këtu me kamerën e saj Galaxy.

             

Një pajisje tjetër Android Google Nexus 7 e ka mundur tabletin iPad të ri dhe iPad Mini nga Apple dhe ka marr çmimin “Tableti me i mirë i vitit”. Nokia, dikur një lider në hapësirën celulare, duhej të jetë i kënaqur me çmimin “Telefoni më tipare me të mira” që fitoj me pajisjen Asha 305.

                   

Kur vijmë të aplikacionet, Facebook mban titullin e të qenit “Aplikacioni me i mirë për konsumatorë”, ndërsa Evernote u votua “Aplikacioni me i mirë për ndërmarrje”.

Listën e plotë të fituesve, mund ta shihni këtu. |ameble| [divider top=”0″]

Samsung prezanton aplikacionin e ri Wallet

Samsung prezanton aplikacionin e ri Wallet

[MWC 2013] Aplikacioni i ri Samsung Wallet ju mundëson të ruani kuponët e dyqaneve në smartphone-t tuaj, për ata që kanë ndegjuar është paksa i ngjashëm me aplikacionin Passbook iOS nga Apple.

Ky aplikacion është prezantuar nga Samsung në një konferencë të organizuar për zhvilluesit në MWC 2013 që po mbahet në Barcelonë, dhe me të filluar konferenca disa partnerë veç kishin konfirmuar partneritetin me ketë aplikacion. Lufthansa, Hotels.com dhe Expedia të gjitha këto momentalisht janë të përfshira në aplikacionin e hapur API. Ka edhe disa partnerë amerikanë të përfshirë në të, si Major League Baseball dhe Walgreens

Aktualisht ky sistem është ende në versionin beta për zhvilluesit e përzgjedhur, por kompania koreane ka thënë se API do të jetë në dispozicion për shkarkim nga data 7 Mars.

Edhe pse aplikacioni nuk integrohen me mënyrën e pagesës NFC, Samsung se fundmi ka arritur partneritet me Visa dhe shërbimin e saj PayWave që ketë gjë mund ta shohim ndoshta në smartphone-in e ardhshëm Galaxy S4. |ameble| [divider top=”0″]

Dropbox çdo ditë pranon nga 1 Miliard dokumente

Dropbox çdo ditë pranon nga 1 Miliard dokumente

[MWC 2013] Sot gjatë një fjalimi në Kongresin Botëror të Celulareve në Barcelonë (MWC), udhëheqësi ekzekutiv i Dropbox-it Drew Houston tha se mbi 1 miliard dokumente ngarkohen (upload) çdo ditë në shërbimin e tyre për të dhëna Dropbox. Ai tha gjithashtu se 100 milionë përdorues u qasen llogaritve Dropbox të tyre në kombinim nga 500 milionë pajisje smartphone. Kompania pret që të arrijë ketë në 150 milion përdorues deri në fund të vitit.

Dropbox ka filluar në vitin 2007 në kohën kur smartphone-et filluan të paraqiten më të madhe dhe atë kohë ky shërbim ishte vetëm në gjendje të sinkronizoj dokumentet mes kompjuterëve të ndryshëm, por me vonë kompania ka shtuar mundësinë edhe për smartphone dhe tabletë. Për të ardhmen, Dropbox është vazhdimisht në kërkim të zgjerimit të shërbimeve për përdoruesit e vet. Në fillim të këtij muaji, Dropbox ka futur një panel të ri admin për biznese.

Houston gjithashtu ka përmendur mundësitë e bashkëpunimit me prodhuesit e smartphone-ve, dhe ka cekur si shembull Samsung-un dhe HTC-në, ku përdoruesit të cilët identifikohen ose regjistrohen në një smartphone si Samsung apo HTC marrin hapësirë të caktuar pa pagesë në Dropbox. |ameble| [divider top=”0″]

LG prezanton mbushësin pa tela me të vogël në botë

LG prezanton mbushësin pa tela me të vogël në botë

[MWC 2013] Të kthehemi në kohën e me hershme kur kompanitë e mëdha si Nokia dhe Samsung bënin përpjekje për të prodhuar telefonat më të vogël që është e mundur. Kjo tani sigurisht së ka ndryshuar, telefonat e zakonshëm kanë ndryshuar në smartphone gjithashtu prodhimet bëhen sipas madhësive të ndryshme.

Përderisa kjo qëndron kështu si është për pajisjet smartphone, një përpjekje tjetër është paraqitur ditët e sotshme, kompania LG ka zbuluar atë që ata kanë pretenduar të bëjnë që sa kohë, mbushësin pa tela me të vogël në botë. I quajtur WCP-300, ky mbushës baterie do të mbush çdo pajisje Qi, të tilla si Google Nexus 4, LG Optimus G Pro, Vu II dhe LTE II. Krejt kjo i bie që në të ardhmen e afërt neve do të na gjenden kësi lloj pajisjeve mbushëse nëpër gjepat tonë.

LG ka në plan ta nxjerr për treg ketë pajisje WCP-300 në te gjitha vendet e botës, dhe do të kushtojë rreth 60 $. |ameble| [divider top=”0″]

Tableti Asus Fonepad ofron mundësinë për thirrje

Tableti Asus Fonepad ofron mundësinë për thirrje

[MWC 2013] Pas shpalljes së Asus Padfone Infinity, kemi raportuar shkurt së Asus ka zbuluar edhe një pajisje tjetër në Kongresin Botëror të celulareve që quhet Asus Fonepad, një tabletë ofron mundësinë për thirrje. Asus Fonepad vjen me ekran 7 inç, rezolutë 1280X800 pixel dhe procesor Intel Atom Z420, pajisja vjen me Android 4.1 Jelly Bean.

Karakteristikat e tjera të Asus Fonepad përfshijnë kamerën e dyfishtë, atë frontale 1.2 megapixel për video thirrje dhe atë të pasmen për foto dhe video me 3 megapixel. Pajisja përmban mundësin 3G, 1GB RAM dhe dhe mundësia e zgjedhjes për hapësirën e te dhënave 8GB ose 16GB, ekziston edhe slota microSD për zgjerim të hapësirës.

Asus Fonepad do të filloj muajin e ardhshëm dhe do të vijë më një varg ngjyrash, çmimi i shitjes me pakicë do të jetë 190 €. |ameble| [divider top=”0″]

Prezantohet Sony Xperia Tablet Z

Prezantohet Sony Xperia Tablet Z

[MWC 2013] Një nga pajisjet më intriguese në Kongresin Botërorë të celularëve të këtij viti ishte padyshim Sony Xperia Tablet Z. Kompania legjendare japoneze ka provuar fatin e saj në tableta të mëhershëm, Tablet S dhe Tablet P, por edhe pse ato modele nuk ishin aq të këqija, ata dështuan në treg. Por si duket ky Sony nuk është i gatshëm të heqë dorë duke u kthyer edhe një herë me një pajisje të re, dhe ne besojmë se ka një shans shumë më të madh për sukses.

Tableti Xperia Z është një tablet i shquar për shumë arsye. Së pari, veçohet me një dizajnin i cili është jashtëzakonisht i hollë dhe i lehtë për madhësinë që e ka. Përmban  një ekran 10.1 inç  me një rezolucion 1920 x 1200.  Me vetëm  495 g, me të vërtetë është ndër tableta të lehta në klasën e tij, të cilat ne vlerësojmë me të vërtetë, sepse pesha është jashtëzakonisht e rëndësishme në botën e tableteve.

Sony Xperia Tablet Z ka të instaluar Android 4.1.2 Jelly Bean. Prodhuesi ka përshtatur disa ikona, dhe ka shtuar edhe funksionalitetin me disa Apps vogla. Një tjetër tipar i këtij tableti është mundësia e telekomandës, e cila mund të përdoret për të kontrolluar një TV që është kompatibil me Sony..

Sony Xperia Tablet Z ka të integruar procesorin Quad core, 1500 MHz, Krait, Qualcomm Snapdragon S4 Pro i mbështetur me 2 GB RAM. |ameble| [divider top=”0″]

Lenovo lanson tre tabletë me Android

Lenovo lanson tre tabletë me Android

[MWC 2013] Lenovo duket se po vazhdon trendin me produkte të reja, duke lansuar kështu tabletët e ri Lenovo A1000, A3000 dhe S6000 në Kongresin Botëror të Celularëve 2103 (MWC 2013).

Lenovo A1000 dhe A3000 kanë ekranet 7 inç, ndërsa Lenovo S6000 ka ekranin 10.1 inç. Këto tabletë pretendojnë të jenë të nivelit të njëjtë si Samsung Galaxy Note 8.0 dhe Huawei Ascend P2 (të cilët u lansuan në po të njëjtën ngjarje MWC).

Specifikat individuale për këta tabletë vijojnë kështu:

Lenovo A1000:

  • Ekranin 7 inç
  • Sistemi operativ Android 4.1 Jelly Bean
  • Procesori 2-bërthamor 1.2 GHz
  • 16 GB hapësirë të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 32GB nëpërmes kartelës micro-SD
  • Zërimin Dolby Digital

Lenovo A3000:

  • Ekranin IPS 7 inç
  • Sistemi operativ Android 4.1 Jelly Bean
  • Procesori 4-bërthamor 1.2 GHz
  • 16 GB/32 GB hapësirë të brendshme, me mundësi zgjerimi deri në 64GB nëpërmes kartelës micro-SD
  • Zërimin Dolby Digital

Lenovo S6000:

  • Ekranin 10.1 inç
  • Sistemi operativ Android 4.1 Jelly Bean
  • Procesori 4-bërthamor 1.2 GHz
  • Portën micro HDMI, Wi-Fi,  opsionale lidhjen HSPA
  • Qëndrushmeria e baterisë deri në 8 orë

Modelet me procesorë 4-bërthamorë janë të mira, edhe pse çmimi i tyre nuk është konfirmuar. Lenovo thotë se këta tabletë do të jenë në dispozicion nga tremujorin e dytë i këtij viti. |ameble| [divider top=”0″]

Prezantohet ZTE Grand Memo

Prezantohet ZTE Grand Memo

[MWC 2013] Në Kongresin Botëror të Celularëve që është duke u mbajtur në Barcelonë, është prezantuar smartphone  ZTE Memo Grand i cili karakterizohet me harduer jashtëzakonisht të mirë. Në pikëpamjen e parë duket shumë i madh, me një ekran  5.7 inç me rezolucion 1280×720 pixel që i ngjan pak a shumë Samsung Galaxy Note 2.

Ky smarthpone është i pari që ka të integruar procesorin quad-core 1.7Ghz Snapdragon 800.

ZTE Grand Memo ka të integruar 2GB RAM, 16 GB memorie të brendshme, dhe një 13 Megapixel kamerë të pasme. Çfarë e veçon këtë smartphone është padyshim bateria e madhe 3200 mAh. |ameble| [divider top=”0″]

Nokia prezanton 4 telefona mobil të lirë

Nokia prezanton 4 telefona mobil të lirë

[MWC 2013] Në Kongresin Botëror të Celularëve që është duke u mbajtur në Barcelonë, Nokia ka prezantuar 4 modele të reja me të cilat synon të paraqitet në treg për të gjitha shtresat, duke filluar nga ata që kanë një buxhet shumë të kufizuar për të blerë një telefon të shtrenjtë, dhe për ata që i takojnë shtresës së mesme dhe të pasur.

Sot ajo ka prezantuar modelet Nokia 105, Nokia 301, Nokia Lumia 520 dhe Lumia 720 dhe në vijim do të paraqesim disa karakteristika të tyre më kryesore si dhe çmimet:

Nokia 105

Nokia 105 është një celular i krijuar qëllimisht për hyrje në tregjet e celularëve në Kinë, Indonezi, Indi, dhe Nigeri, dhe është përqendruar vetëm në thirrjet dhe posedon jetë të gjatë të baterisë. Nuk ka kamerë, dhe në aspektin e aplikacioneve është shumë i kufizuar dhe i varfër, duke ofruar shërbimet  FM Radio, Alarmin, disa aplikacione tek moduli Ekstras dhe një aplikacion për agjendë.

Çmimi i Nokia 105 do të jetë vetëm 15 €.

Nokia 301

Nokia  301  me të vërtetë duket si një version i përditësuar i një stili tipik Nokia, me ekran 2.4 inç QVGA (rezolucion 320X240 pixel). Ka një kamerë 3.2 megapixel (pa flash), e cila përfshin mënyrën Panorama. Hapësira e brendshme është vetëm  256MB, por mund të zgjerohet deri në 32GB nëpërmjet SD kartelës së jashtme.

Çmimi i Nokia 301 do të jetë 65 € dhe të jetë në shitje nga tremujori i dytë.

Nokia Lumia 520

Nokia Lumia 520 është një celular që ka ekranin LCD 4 inç të teknologjisë IPS, kamerën 5 megapixel dhe mund të inçizoj video HD 720p dhe nuk ka flash. Hapësira e brendshme është  8GB, por mund të zgjerohet  deri në 64 GB nëpërmjet SD kartelës së  jashtme. Nëse keni nevojë për më shumë hapësirë për fotot tuaja dhe video klipe, Microsoft ofron 7GB hapësirë standarde për ruajtje online falas në SkyDrive.

Çmimi i Nokia Lumia 520 do të jetë 139 €.

Nokia Lumia 720

Nokia Lumia 720 është një smartphone me ekran LCD 4.3 inç, dhe vjen me sistemin operativ Windows Phone 8. Hapësira e brendshme është  8GB, por mund të zgjerohet  deri në 64 GB nëpërmjet SD kartelës së  jashtme, dhe njëjtë sikurse tek Nokia Lumia 520 nëse keni nevojë për më shumë hapësirë për fotot tuaja dhe video klipe, Microsoft ofron 7GB hapësirë standarde për ruajtje online falas në SkyDrive. Kamera e pasme është 6.7 megapixel, ndërsa ajo frontale 1.3 megapixel.

Nokia kryesisht synon të shesë Lumia 720 në Azi dhe Evropë në vende ku LTE nuk është si pikë kritike e shitjes, si dhe këto do të jenë në top për tregjet e SHBA-së.

Çmimi i Nokia Lumia 720 do të jetë 249 €. |ameble| [divider top=”0″]

LG blen platformën webOS që ishte produkt i HP-së

LG blen platformën webOS që ishte produkt i HP-së

[MWC 2013] Disa vite me parë shumë njerëz kanë shpresuar së platforma webOS që është përdorur tek pajisjet Palm do të jetë një hap i madh në tregun e smartphone-ve. Për fat të keq, kjo platformë e blerë nga HP bashkë me të edhe Palm me plane të mëdha për prodhimin e tabletëve kishte dështuar. Tabletët nga HP që nuk u popullarizuan, shpenzuan një sasi të madhe të parave në Palm dhe shumë pak kishte kthim të investimeve.

Fjala bie sepse, HP ka shfrytëzuar MWC dhe përfundimisht ka shitur platformën webOS dhe atë tani e ka blerë kompania LG. Duket se LG nuk ka plane për të përdorur WebOS në tregun e tabletëve apo smartphone të tyre, mirëpo kompania ka në plan të përdorë ketë në Televizionet Smart. Blerja jo vetëm që merr platformën webOS, por edhe disa inxhinier talent që ndodhen prapa kësaj.

Ende janë disa gjëra të pa qarta në marrëveshje mes LG-së dhe HP-së. HP vitin e kaluar ka bartur shumicën e anëtarëve të mbetur të ekipit WebOS në një kompani të re të quajtur Gram. Është e paqartë pra në këtë pikë, nëse Gram tani është në pronësi të LG-së, ose do të mbetet pjesë e HP-së.

Si do që të jetë krejt çka dimë në këtë moment është së LG zotëron kodin e burimit (source code), të gjithë dokumentacionin, inxhinierët, dhe faqet e internetit në lidhje me webOS-in. Vetëm koha do të tregojë nëse blerja nga LG është një ide e mirë. Nuk ka asnjë indikacion se në çfarë vlerë është bërë marrëveshja. |ameble| [divider top=”0″]

ASUS përmbyll konferencën në MWC me dy produkte të reja

ASUS përmbyll konferencën në MWC me dy produkte të reja

[MWC 2013] ASUS para disa minutash ka përmbyllur prezantimin e tyre dhe ka njoftuar për dy produkte te reja, smartphone-in ASUS PadFone Infinity dhe tabletin ASUS FonePad.

Ne tani do të paraqesim detajet për pajisjen PadFone Infinity që mund të ngjitet për trupin (dock) të një tableti 10 inç, i cili e kthen atë në një tabletë të plotë.

ASUS ka prezantuar ketë pajisje koncept në Kongresin Botëror të Celularëve, kështu që nuk është për t’u habitur së ky model i ri e ka fillimin këtu. Kjo pajisje e dyfishtë paraqitet më Android 4.2 dhe përdor procesorin e fundit 4-bërthamorë Qualcomm Snapdragon 600.

Smartphone-i pra është truri i krejt pajisjes, dhe kur përdoret në vete, ofron ekranin 5 inç në rezolucion 1920X1080 (441 PPI). 64GB memorie të brendshme dhe mundësin integruese të LTE-së në 100 Mbps. Kur LTE nuk është në dispozicion, pajisja bien në 42Mbps DC-HSPA+. Posedon kamerën 13 megapixel dhe incizon video në 1080p, kështu që është mjaft mbresëlënëse.

ASUS PadFone Infinity do të jenë në dispozicion nga muaji Prill dhe do të ketë çmimin 999 Euro.

Specifikat e plota janë:

  • Android 4.2 Jelly Bean
  • Procesorin 4-bërthamorë Qualcomm Snapdragon 600 (1.7Ghz) me Adreno 320 GPU
  • Ekranin 5 inç (1920X1080/441PPI), SPI Super (400 nit)
  • Kamera e pasme 13 megapixel Sony BSI sensor, f/2.0, autofokus, LED flash
  • Kamera frontale: 2 megapixel
  • 2GB RAM LPDDR2-1066
  • 32GB/64GB memorie të brendshme
  • EDGE/GPRS/GSM (850, 900, 1800, 1900MHz)
  • WCDMA (900, 2100 MHz)
  • LTE (800, 1800, 2100, 2600MHz)
  • DC-HSPA + (42Mbit/s download, 5.76Mbit/s ngarkim)
  • LTE (/100Mbit/s shkarkim, 50Mbit/s ngarkim)
  • 2.4GHz 802.11a/b/g/n/ac me Wi-Fi direkt, Bluetooth 4.0, NFC
  • MyDP port (përkrah mikro USB 2.0 Host & Device, deri në 1080p video-dalje)
  • A-GPS me GLONASS, Accelerometer, e-busull
  • Bateria 2400mAh Lithium Polimer (jo e lëvizshëm)
  • Masat 143.5X72.8X6.3~8.9mm, 141 gram |ameble| [divider top=”0″]