Tag Archives

15 Articles
SanDisk lanson kartelën microSD më kapacitet 128GB

SanDisk lanson kartelën microSD më kapacitet 128GB

Sandisk 128 GBSanDisk ketë vit me plotë krenari u është bashkuar turmave të prodhuesve të smartphone-ve dhe tabletve në Kongresin Botëror për pajisje Mobile që po mbahet në Barcelonë, duke prezantuar kështu kartelën microSD më kapacitet më të madh në botë.

E përbërë nga 128GB, kartela SanDisk Ultra microSDXC UHS-I është një hap evolucionar në përputhje me pajisjet mobile të ditëve të sotshme, duke e mbajtur kështu ritmin për nevojat në rritje të pajisjeve me karakteristika të larta.
Pajisjet mobile shumë shpejt janë duke u bërë pajisje kryesore kompjuterike për përdoruesit dhe tani mundësitë e incizimit në kualitet të lartë 4K e shtojnë edhe më shumë nevojën për kartela me kapacitet të lartë.

128GB është një arritje e madhe për SanDisk, pasi që vetëm 10 vjet më parë kompania ka filluar me formatin microSD, kartela e parë e cila ishte vetëm 128MB. Kartela 128GB do të jenë në dispozicion menjëherë ekskluzivisht nga Best Buy dhe Amazon, me çmim të shitjes me pakicë nga 199 $ (ose 144 €) /ameble

BlackBerry prezanton dy smartphone të ri në MWC, modelet Z3 dhe Q20

BlackBerry prezanton dy smartphone të ri në MWC, modelet Z3 dhe Q20

Pas disa modeleve të reja Android që janë prezantuar nga kompani tjera, edhe BlackBerry sot ka dal në skenën e Kongresit Botëror të pajisjeve Mobile për të publikuar dy smartphone të ri, Z3 dhe Q20 që posedojnë platformën BlackBerry 10. All-touch Z3 ka për synim tregjet e reja duke filluar nga Indonezia, ndërsa modeli Q20 me tastierë QWERTY ka për synim klientët e kompanive.

BlackBerry Z3

Z3 vjen i pajisur me ekran 5 inç, me bateri të qëndrueshme dhe platformën BlackBerry me version 10.2.1. Ky smartphone do të fillojë debutimin në Indonezi duke filluar nga muaji Prill me lidhje 3G për me pak se 200 $ (ose 145 €), ndërsa një model tjetër me LTE është planifikuar të dal në treg më vonë.

Q20 synon përpjekjet e saja për të marrë klientët e ndërmarrjeve, me një tastierë të plotë QWERTY, ekranin e madhësisë 3.5-inç me prekje kurse baterinë edhe me të fuqishëm se sa modeli Z3. BlackBerry gjithashtu premton se të lansohet ky model prtet do të shfaqet me harduer të lartë dhe dizajn të qëndrueshëm. Kompania nuk ka treguar se sa do të kushtojë ky model. /ameble

Microsoft me nëntë partnerë të rinj, si dhe shumë risi për Windows Phone

Microsoft me nëntë partnerë të rinj, si dhe shumë risi për Windows Phone

Microsoft logoGjatë Kongresin Botëror për pajisje Mobile që po mbahet në Barcelonë kompania Microsoft ka njoftuar se ka krijuar partneritet me 9 kompani të reja, për zhvillimin e pajisjeve me Windows Phone. Përveç kësaj, kompania jap disa informata se çfarë mund të pritet në të ardhmen nga Windows Phone.

Nëntë partnerët e rinj përfshinë ZTE, Foxconn, Gionee, JSR, Karbonn, Lava (Xolo), Lenovo, LG dhe Longcheer, edhe pse LG ka prodhuar tashmë disa modele me Windows Phone. Disa nga këto kompani do të jenë shumë ndihmëse që të ndihmojnë Microsoft-in të rris pjesën e tregut të tyre në Kinë, një nga fushëbetejat me të mëdha në zhvillimin e tregut të pajisjeve mobile.

Platforma Windows është duke shtuar përkrahjen edhe për pajisjet më procesorë më të ulët si Qualcomm Snapdragon 200 dhe 400. Gjithashtu përkrahjen për pajisje që mund të kenë dy kartela SIM. Pritet të ketë edhe pajisje mobile që mund të kenë 2 platforma shembull Android dhe Windows Phone. Çfarë tjetër mund të veçohet është se, së shpejti përdoruesit e Windows Phone do të kenë mundësin për të ruajtur aplikacionet direkt në kartelën microSD, diçka që deri më tani ka qenë e kufizuar.

Microsoft me shumë gjasë do të njoftojë edhe për përditësimin e ri Windows Phone 8.1 mirëpo në organizimin e tyre të paralajmëruar për zhvillues “Build” me datën 2-4 Prill. Kjo datë është ku ne presim që të dëgjojmë të gjitha karakteristikat e reja të kësaj platforme. /ameble

Prezantohen HTC Desire 816 dhe Desire 610

Prezantohen HTC Desire 816 dhe Desire 610

Për ditën e djeshme, nga ne nuk është pritur që HTC do të bëj ndonjë prezantim gjatë MWC 2014 në Barcelonë, për arsye se ajo kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp për 25 Mars. Megjithatë, kompania ka befasuar me dy modele të reja, në formën Desire 816 dhe Desire 610.

Desire 816 është i pajisur me procesorë Snapdragon 400 1.6GHz, ekranin 5.5-inç me rezolutë 720p, kamerën e pasme 13-megapikselë, atë frontale 5-megapilselë, memorien e brendshme 8GB me opsion portën microSD, 1.5 GB RAM, HSPA dhe rrjetin LTE si dhe fuqinë e baterisë 2.600 mAh. Si zakonisht vjen me platformën Android, mirëpo përveç ndërfaqës Sense 5 HTC nuk ka treguar se cilin version do ta ketë. Debutimi i këtij modeli fillon me Kinën në muajin e ardhshëm, duke vazhduar pastaj nga muaji Prill me vendet tjera globale.

Në anë tjetër, Desire 610 ofron ekran më të vogël 4.7-inç, procesorin Snapdragon 400, memoria e brendshme 8GB me mundësi zgjerimi, 1GB RAM, kamerën e pasme 8-megapikselë dhe atë frontale 1.3-megapilselë. Ky model posedon baterinë me 2.040 mAh. Pritet të lansohet në të gjithë Evropën nga muaji Maj, mirëpo nuk janë dhënë detaje për çmimin. /ameble

WhatsApp në plan thirrjet me zë

WhatsApp në plan thirrjet me zë

WhatsAppAplikacioni WhatsApp më i popullarizuar për momentin për tekst mesazhe, ka në plan që gjatë këtij viti të ofroj thirrje me zë pa pagesë. Jan Koum, bashkëthemelues dhe kryeshef i WhatsApp-it ka njoftuar për lajmin gjatë një prezantimi në MWC 2014. Koum tha se thirrjet nëpërmes interneti do të jenë në funksion në tremujorin e dytë të këtij viti, duke filluar me pajisjet Android dhe iOS, ka njoftuar New York Times.

Njoftimi ka shënuar daljen e parë publike nga Koum që nga kur Facebook kishte njoftuar për blerjen e WhatsApp-it javën e kaluar. WhatsApp ishte lansuar në vitin 2009 dhe ka operuar në shumë vende si zëvendësim i mesazheve të zakonshme (SMS). Vendimi për të shtuar thirrjen më zë, ketë aplikacion e vë në konkurrencë me shërbime tjera të mesazheve si Viber, KIK dhe Skype. /ameble

Intel njofton për procesorë të ri 64-Bit për pajisjet Android

Intel njofton për procesorë të ri 64-Bit për pajisjet Android

Intel LogoIntel gjatë një prezantimi në MWC 2014 në Barcelonë ka njoftuar për dy procesorë të ri 64-bit të dizajnuar për smarthphone dhe tablet Android. Procesorët 22nm 2-bërthamor Merrifield dhe 4-bërthamor Moorefield posedojnë shpejtësi më të shpejtë se sa procesorët rival të tyre nga Apple A7, si dhe Snapdragon Qualcomm 800.

Merrifield, i quajtur ndryshe edhe si Intel Atom Z3480, është me shpejtësi 2.13 GHz dhe thuhet se ofron përmirësim në jetën e baterisë. Pajisjet e para që do ta kenë ketë procesorë të ri mund të lansohen nga muaji i ardhshëm. Ndërkohë, tabletet dhe smartphone-t Android me çipin e ri Moorefield nuk do të lansohen deri në gjysmën e dytë të vitit 2014. Procesori 4-bërthamor është më shpejtësi 2.3GHz dhe ofron grafikë më të mirë dhe memorie të shpejtë.

Intel në ketë prezantim ka shfrytëzuar rastin të informoj gjithashtu edhe për partneritetin e tyre të ri me Lenovo, Asus dhe Foxconn. Tani për tani, prodhuesi i çipave është e vetmja kompani prodhuese e procesorëve 64-bit për pajisje Android dhe Windows edhe pse Qualcomm ka njoftuar gjithashtu për plane të ngjashme. /ameble

Nokia lanson tre smartphonet e parë Android

Nokia lanson tre smartphonet e parë Android

Nokia XPas shumë spekulimeve për detaje në lidhje me smartphone-in e parë Android nga Nokia, kompania në ngjarjen MWC 2014 më në fund ka prezantuar 3 pajisje me Android. Ato janë modelet Nokia X, X+ dhe Nokia XL.

Kur është fjala për harduer, këto modele nuk të japin ndonjë përshtypje të madhe. Nokia X posedon ekranin 4-inç WVGA me rezoluvion 800×480), procesorin Qualcomm Snapdragon 1GHz, 512MB RAM, 4GB memorie e brendshme, portën microSD, kameren 5-megapikselë, baterinë 1500 mAh dhe platformën Android me ndërfaqe të ngjashëm si Metro.

Nokia X+ do të ketë vetëm memorie të brendshme. Kurse Nokia XL posedon ekranin me të madh 5-inç WVGA, kameren e pasme 5-megapikselë kurse atë frontale 2-megapikselë.

Këta smartphone vijnë me një koleksionin të aplikacioneve të zgjedhur nga Nokia nga Google Apps dhe jo nga ato që jemi mësuar ti shohim në pajisjet Android. Microsoft këtu do të ofrojë edhe shpërblime pa pagesë për blerësit duke përfshirë një muaj thirrje falas nga Skype dhe 1GB hapësire në OneDrive .

Nokia X , X+ dhe XL do të jenë në dispozicion në një larmi të ngjyrave dhe do të lansohen në treg duke filluar nga tani (Nokia X) ose në tremujorin e dytë (Nokia X +). Nokia X do të kushtojë 89 €, Nokia X+ 99 €, kurse Nokia XL do të jetë pajisja më e shtrenjtë e familjes së Nokia-së me Android për 109 €. /ameble

Karakteristikat zyrtare të Samsung Galaxy S5

Karakteristikat zyrtare të Samsung Galaxy S5

Samsung Galaxy S5Galaxy S5, njëri nga smartphone-et Android i shumë pritur është prezantuar tani zyrtarisht në MWC 2014. Karakteristika harduerike të këtij smartphone-i janë shumë të ngjashme me raportet apo thashethemet e paraqitura me herët.

Këto janë karakteristikat zyrtare të Galaxy S5:

  • Madhësia: 142 x 72.5 x 8.1
  • Pesha: 145g
  • Ekrani 5.1-inç FHD Super AMOLED (1920 x 1080 resolution)
  • Procesori: 4-bërthamor 2.5GHz
  • 2GB of RAM
  • 16/32GB memorie e brendshme
  • microSD përkrahje deri 64GB
  • Kameren e pasme 16-megapikselë me video incizim UHD 4K në 30fps
  • Kamera frontale 2.1-megapikselë
  • Lidhjet: LTE Cat 4 (150/50Mbps)
  • 802.11 a/b/g/n/ac HT80 MIMO (2×2) Wi-Fi
  • Bluetooth 4.0 BLE/ANT
  • USB 3.0
  • NFC
  • IR Remote
  • Baterinë: 2800 mAh
  • Rezistent ndaj pluhurit dhe ujit
  • Fingerprint scanner
  • Sensorin për rrahje të zemrës
  • Android 4.4.2 KitKat me disa softuer duke përfishirë Ultra Power Saving Mode, Download Booster, S Health 3.0, Quick Connect, Private Mode, Kids Mode /ameble
Publikohet Sony Xperia Z2

Publikohet Sony Xperia Z2

Sony Xperia Z2 is here! 5.2

Sony shfaqë njërin ndër produktet më të mira në MWC2014 deri më tani. Smartphone i shumë pritur Sony Xperia Z2 është i gatshëm të bëhet i juaji. Ka vetëm 6 muaj nga kur kjo kompani ka lansuar për treg Sony Xperia Z1 dhe tani del me produkt të ri. Me këtë hap duket se Sony ka marrë një hov të madh drejt suksesit. Sipas tyre kompania ka për qëllim që gjatë këtij viti të fokusohet më pak në prodhimin e laptopëve të linjës VAIO dhe  më shumë në prodhimin e telefonave, tabletëve dhe televizorëve.

Ja disa nga karakteristikat harduerike të Sony Xperia Z2:

Ekrani

Ekrani i Sony Xperia Z2 është mjaftë mirë i ri-dizajnuar, i madhësisë 5.2 inç me rezolucion 1080p dhe ekran Triluminos, me një teknologji dhe grafikë të shkëlqyer. Pika më e dobët e Sony Xperia Z1 ka qenë madhësia e ekranit, dhe siç duket Sony e ka përmirësuar këtë me Z2-shin.

Procesori

Sony Xperia Z2 is here! 5.2" display, 4K video, stereo speakers, and 3 GB of RAMEkrani nuk është përmirësimi i vetëm në krahasim me paraardhësin. Procesori i Z2 është i fuqisë 2.3 GHz katër-bërthamorë i llojit Snapdragon 801 me përkrahje të LTE dhe me RAM memorie prej 3 GB. Lista me e mirë e Sony Xperia Z2 vazhdon me kamerën e mrekullueshme prej 20.7 megapikselëve që është në gjendje të incizojë video 4K, duke bërë kështu që ky smartphone të jetë më i miri në treg si “telefoni rezistent ndaj ujit me kamën më të mirë” .

Bateria e Z2-shit është e fuqisë 3200 mAh, dhe trashësia e saj është vetëm 8.2 mm.

 

Zërimi

Ashtu siç edhe është përfolur Sony Xperia Z2 ka të integruar altoparlantë stereo të llojit “S-Force Front Surround System”. Kjo teknologji mundëson evitimin e zhurmave të zërit dhe pastrimin e zërit deri në masën 98% varësisht nga ambienti ku ndodheni.

Kamera

Sony Xperia Z2 is here! 5.2" display, 4K video, stereo speakers, and 3 GB of RAMPërkundër faktit që kamera e Z2 është tejet kualitative dhe ka shumë pikselë. Sony ka bërë që një pjesë e RAM memories ti dedikohet kësaj kamere duke bërë që të nxjerrim imazhe fotografike në milisekonda dhe incizimi të jetë I përkryer gjithashtu. Përmes softuerit të integruar në Z2 ju mund të shikoni imazhet e incizuara në “slow-motion” dhe të shtoni efektet e dëshiruara në kohë reale.

Me Sony Xperia Z2 ju mund të nxjerrni fotografi në çdo vend dhe kohë duke përfshirë edhe ujin, sepse kjo pajisje është rezistente ndaj ujit.

Sony Xperia Z2 do të jetë në dispozicion për shitje që nga fillimi i muajit Prill. Çmimi për këtë të fundit akoma nuk dihet. \ameble

[youtube id=”VZ9HkICDuOI” width=”600″ height=”350″]

Drejtpërdrejt: Samsung MWC 2014 “Unpacked 5”

Drejtpërdrejt: Samsung MWC 2014 “Unpacked 5”

Smartphone-i i shumëpritur, Samsung Galaxy S5, është caktuar të prezantohet në ngjarjen MWC 2014 sot me 24 Shkurt në Barcelonë. Fansat e kësaj pajisje nga anembanë bota nuk kanë nevojë të shqetësohen për përcjelljen drejtpërdrejt të ngjarjes për arsye së kompania ka vendosur të shfaq ngjarjen drejtpërdrejt në internet.

Ngjarja “Samsung Unpacked 2014 Episode 1” është planifikuar të zhvillohet në “Centre Convencions Internacional Barcelona’ rreth orës 20:00. Andaj ketë ngjarje mund të shikoni edhe nëpërmes videos së me poshtme. /ameble

[youtube id=”BwcRHYEwtgQ” width=”600″ height=”350″]

Pritjet nga Mobile World Congress (MWC) 2014

Pritjet nga Mobile World Congress (MWC) 2014

Kongresi botëror për teknologji mobile MWC,  është ngjarja më e madhe e 2014 për veglat mobile. Kjo ngjarje do të mbahet nga 24-27 Shkurt në Barcelonë. Gjatë këtij kongresi prezantohen të gjitha pajisjet më të reja të kompanive gjigante siç janë Samsung,  Apple, Microsoft,  HTC, Nokia, Motorola, Sony, etj..

Sipas shumë analistëve të IT-së pritet që këtë here Samsung të dominojë ngjarjen me lançimin në treg të Samsung Galaxy S5 i cili përflitet të jetë ndër pajisjet mobile më të mira që Samsung ka prodhuar deri më tani. Gjatë kësaj ngjarje madhështore, priten edhe shume befasi ku do të publikohen produkte të pa para deri më tani.

Hapja e këtij kongresi do të nisë këtë të Shtunë mbrëma me datën 23 dhe të vazhdojë deri me datën 27 Shkurt.

Si zakonisht, Ameble do të publikojë çdo të dhënë rreth këtij evenimenti, andaj qëndroni me ne.  \ameble

Nokia i parë me platformën Android rreth 80€

Nokia i parë me platformën Android rreth 80€

Smartphone-i Nokia, modeli i parë me platformën Android është shfaqur pa dashje në një faqe të internetit nga një shitës vietnamez me pakicë me çmim rreth 110$ (80€). Kjo pastaj është hequr menjëherë. Nokia X A110

Sipas publikimit, emri zyrtar i këtij smartphone-1 është Nokia X A110. Nokia me Android është shkruar të shfaqet me kamerë 5 megapikselë dhe vjen me versionin Android 4.4.2.

Informacione tjera të publikuara nga paraqitja në mainguyen.vn ​​përfshinë mundësinë me dy kartela SIM. Kjo mundësi pak a shumë tregon se smartphone-i do të jetë në shënjestër të tregut të Azisë. Ky model do të vijë gjithashtu me 512MB RAM, 4GB memorie e brendshme dhe portën microSD. Është thënë gjithashtu që të vijnë me baterinë 1500 mAh.

Nokia pritej të lansoj ketë model në ngjarjen Mobile World Congress në Barcelonë. /ameble