Tag Archives

3 Articles
NASA prezanton planin e detajuar për dërgimin e njerëzve në Mars

NASA prezanton planin e detajuar për dërgimin e njerëzve në Mars

NASA javën që shkoj ka publikuar planin e detajuar që shpjegon se si ka ndërmend të dërgoj njerëzit në planetin Mars. Ky plan i tyre nuk është vetëm për të vizituar planetin dhe për tu kthyer mbrapa në tokë. Përkundrazi, qëllimi i NASA-s është që të dërgoj një grup eksploruesish të guximshëm në sipërfaqen e Marsit me qëllimin kryesor të të qenit njerëz të asaj toke.

Njeriu ne Mars

NASA nuk do të shkojë aq larg sa që të thuhet se do të kolonizoj Marsin, edhe pse agjencia duket optimiste se në atë planet mund të jetohet.

“Strategjia e NASA-s është në zhvillimin e aftësisë për të udhëtuar në Mars në të ardhmen me një prani të qëndrueshme njerëzore në hapësirën e thellë,” ka thënë William Gerstenmaier, administrator për eksplorimin e njerëzve dhe operues në selinë e NASA-s. /ameble

Automjetet fluturuese vijnë së shpejti?

Automjetet fluturuese vijnë së shpejti?

John McGinnis ka shpenzuar më shumë se dy dekada duke mësuar për inxhinieri aeronautike dhe tani mendon se ka një përgjigje për dilemën e automjeteve fluturuese.

Pas leximit të një dokumenti kërkimor nga NASA që sfidoi ekuacionin tradicional për lëvizjen aerodinamike, McGinnis beson se më në fund ka gjetur përgjigjen për bërjen e një automjeti fluturues që është i lirë, i sigurt, efikas, i qetë dhe që mund të përdoret nga një familje katër anëtareshe.

[youtube id=”GcDIXDRBJis” width=”600″ height=”350″]

Ai e ka quajtur ketë Synergy Plane. Ky automjet fluturues posedon një kompjuter që mund të autopilotohet, gjithashtu edhe një parashutë balistike për raste emergjente.

McGinnis thotë se është duke punuar në ketë projekt nga 90 orë në javë, dhe beson se do të ketë një prototip deri në fund të këtij viti. |ameble|

Google Earth: Pamje Satelitore të Botës nëpërmes viteve 1984-2012

Google Earth: Pamje Satelitore të Botës nëpërmes viteve 1984-2012

Google sot ka publikuar disa imazhe të mahnitshme në TimeLapse nëpërmes viteve 1984-2012. Imazhet satelitore janë mbledhur gjatë 40 vjetëve në bashkëpunim me NASA dhe United State Geological Society.

Projektin për ti paraqitur ndryshimet në mes viteve Google me USGS-në i ka filluar në vitin 2009. Sipas kompanisë Google, këtu është përdorur makina Google Earth duke analizuar rreth 2068467 imazhe, që i bie 909 terabyte të dhëna. Këtu kanë bashkuar nga një imazh në çdo vend të tokës dhe për çdo vit, që nga viti 1984.

Sot këto imazhe janë në dispozicion për tu parë në format HTML5 në faqen e internetit Google TimeLapse.

Dubai google timelapse  Las Vegas google timelapse

Mjaft e pabesueshme për të parë shtrirjen e njerëzimit në qytete të zhvilluar nëpërmes viteve. Të njëjtën gjë mund ta bëni për cilin do vend në botë, mirëpo këtu Google ka paraqitur disa vende të caktuara si: Las Vegas, Nevada, minierat e qymyrit Wyoming, pyjet e Amazonës, Alasken, Arabinë Saudite, Dubain, Iranin dhe Detit Aral.

Shiko të gjitha këto imazhe të mahnitshme nëpërmes TimeLapse në makinën Google Earth. |ameble|