Tag Archives

7 Articles
Google Nexus 7 do të prodhohet nga LG

Google Nexus 7 do të prodhohet nga LG

LG Nexus 7Modeli i fundit i serisë tani më të njohur globalisht Nexus, Google Nexus 6 është prodhuar nga Motorola, ndërsa versionet e mëparshme janë bërë nga HTC, Samsung dhe LG. Bazuar në disa raporte të fundit, pasardhësi i Nexus 6, Google Nexus 7, do të prodhohet nga LG.

Modeli Nexus 7 pritet të lansohet më vonë gjatë këtij viti dhe sipas mediave Koreane, kësaj radhe LG do ketë privilegjin që të prodhon këtë model për gjigantin Google.

Ajo çfarë është raportuar deri më tani, janë takimet dhe vizitat e grupeve punuese nga kompania Google në zyrat qendrore të LG-së në Korenë e Jugut.

Ende nuk është shfaqur ndonjë karakteristikë për modelin e ri Nexus 7 dhe sapo të marrim ndonjë informatë, ne do të ju njoftojmë. /ameble.com

Prezantohen Google Nexus 7 2, Android 4.3  dhe Chromecast TV

Prezantohen Google Nexus 7 2, Android 4.3 dhe Chromecast TV

Google Nexus 7 2

Siç edhe pritej, Google e bëri prezantimin e versionit të ri të tabletit Nexus 7, i cili do të bëj debutimin e tij më 30 Korrik. Kompani do të ofrojë tri versione të këtij tableti të ri: një 16GB me Wi-Fi, 32GB me Wi-Fi dhe modelin 32GB me 4G LTE. Modelet Wi-Fi, do të jenë me çmim 229 $ dhe 269 $, respektivisht, do të debutojnë javën e ardhshme në Google Play. Kurse modeli 4G LTE do të lansoj për 349 $.

Nexus 7 do të jetë në dispozicion në SHBA, Britani të Madhe, Kanada, Gjermani, Spanje, Francë, Japoni, Korea dhe Australi dhe vende tjera më vonë.

[youtube id=”5LysTmwDan8″ width=”600″ height=”350″]

Modeli i ri posedon ekran të njëjtë si i më hershmi, por përditësimi eshte nga pamja 1280 X 800 në 1920 x 1200, ndërsa pikselë per inç kërcen nga 216 në 323 për të cilin Google thotë se është zgjidhja më e lartë për një tabletë 7 inç dhe PPI më të lartë për çdo tabletë në tregun botëror.

Pamja e tekstit dhe imazheve duken më të mprehta dhe tani ky model u mundëson përdoruesve të shikojnë filma dhe video në YouTube më rezolucion 1080p, ka thënë Hugo Barra, nënkryetar për menaxhimin e produkteve të produkteve të Android-it në Google, gjatë ngjarjes në San Francisko.

Nexus 7 i ri është edhe 2mm më i hollë dhe 50g me i lehtë se sa origjinali, ndërsa Google ka reduktuar madhësinë kështu që është pothuajse 6mm me i ngushtë.

Tableti posedon procesorë 4-bërthamor 1.5GHz Snapdragon S4 Pro që është 80% më i shpejt se sa tableti origjinal.

Kompania në ketë model gjithashtu ka dyfishuar sistemin e memories në 2GB, ka edhe dual-band Wi-Fi, Bluetooth 4.0, NFC, mbushësin pa tela si dhe shumë tjera.

Nexus 7 tani ka kamerën frontale 1.2 megapixel dhe atë të pasmen 5 megapixel, si dhe teknologjinë e sistemit stereo surround virtual nga Fraunhofer. Pavarësisht krejt këtyre tableti i re ofron një orë shtesë të energjisë në krahasim me atë origjinalin deri në 9 orë luajtje në video HD apo 10 orë shfletim në internet.

Android 4.3 Jelly Bean

Nexus 7 i ri posedon versionin e përditësuar të Android-it, i njohur si Android 4.3 Jelly Bean. Ndër veçoritë e reja në Android 4.3 janë profilet e kufizuara, e cila mundëson profile me nivele të ndryshme të qasjes. Google gjatë prezantimit ka marr shembull prindërit të cilët mund të çaktivizojnë mundësin e blerjes së aplikacioneve dhe mund të lejoj hapjen e aplikacioneve të caktuara për fëmijët e tyre.

Ky version përkrah teknologjinë Bluetooth smart, të cilat për shembull mundësojnë përdoruesit të lidhin një pajisje Android smartphone ose tabletë pajisjeve tjera Gadgets sportive. Android 4.3 përkrah gjithashtu Open GL ES 3.0, standardi i fundit për grafikë 3D të përshpejtuar.

Përditësimi Android 4.3 tani është prezent në pajisjen Nexus 7. Google gjithashtu do të mundësoj ketë version edhe në pajisjet origjinale të Nexus-it, si Nexus 4, 7, 10, Galaxy Nexus, si dhe shumë shpejt pajisjet HTC One dhe Galaxy S4.

Chromecast TV

Përveç tabletit të ri Nexus 7 dhe versionit Android 4.3, Google gjithashtu ka prezantuar edhe pajisjen e re Chromecast, një pajisje e vogël që u mundëson përdoruesve të dërgojn përmbajtje nga pajisjet e tyre mobile në TV.

Pajisja 35 dollarëshe Chromecast lidhet në pjesën e prapme të televizionit HD nëpërmjet slotes HDMI dhe një momentin kur lidhet me rrjetin Wi-Fi në shtëpi çiftëzohet me pajisjen tuaj Android, iOS, apo Windows për të sjellë kështu gjerat e preferuar argëtuese ne një ekran më të madh siç është televizioni juaj.

[youtube id=”cKG5HDyTW8o” width=”600″ height=”350″]

Chromecast punon me Netflix, YouTube, Google PLay Movies & TV dhe Google Play Music. Aplikacionet tjera si Pandora etj pritet të vijnë me vonë. Kjo pajisje e vogël gjithashtu ka një tipar të ri të Chrome-it që mundëson shfletimin në ueb nëpërmes televizionit.

Google tha se përdoruesit mund të kryejn detyra të shumta me ketë pajisje, të dërgojnë email-a, shfletojnë ne ueb, apo edhe të luaj video HD. Ajo punon në të gjitha platformat, në Android tablet dhe smartphone, iPhone, iPads, Chrome për Mac dhe Windows etj.

Chromecast është menjëherë në dispozicion nëpërmes Google Play, Amazon.com, dhe BestBuy.com.

Pajisja përkrah versionet Android 2.3 dhe më lartë, iOS 6 dhe më lartë, Windows 7 dhe më lartë, Mac OS 10.7 dhe më lartë dhe Chromebook Pixel. Kjo pajisje mbushet nëpërmes USB-së dhe gjithashtu një adapter mbushës vjen më të. |ameble|

Google përgatitet të prezantoj gjeneratën e dytë të Nexus 7

Google përgatitet të prezantoj gjeneratën e dytë të Nexus 7

Bashkë me versionin Android 4.3 Jelly Bean thashethemet janë se edhe gjenerata e dytë e tabletit të suksesshëm Nexus 7 nga Google pritet të prezantohet në javën e ardhshëm në një ngjarje të organizuar në qytetin San Francisko. Pajisja pritet të ketë kamerë në të dy anët sepse në modelin e kaluar ka pasur vetëm një kamerë të pasme. Kamera frontale do të jetë 1.2 megapikselë kurse ajo e pasmja 5 megapikselë.

Nexus 7 specs

Gjithashtu do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon S4 Pro, kurse modeli i kaluar e ka pasur Nvidia Tegra 3. Ky model vjen me ekran me definicion të lartë të plotë dhe gjithashtu pritet të ketë versionin me të ri të platformës Android 4.3 Jelly Bean. Kurse në shitje do të dal nga muaji tjetër. |ameble|

Vlerësim: Google Nexus 7

Vlerësim: Google Nexus 7

Parathënie

Mendimet për Nexus 7 janë mjaftë mbresëlënëse. Nexus 7 përmban një procesor katër bërthamorë (quad-core) Tegra 3 me 1 GB RAM dhe me 8,16 apo 32 GB hapësire interne (kur jemi tek hapësira duhet të cekim faktin se kompania Google ka bërë ndryshime duke avancuar me modelin 32GB i cili nuk ishte në dispozicion në fillim kur ky tabletë u publikua). Ky tabletë është konkurrent kryesor i Kindle Fire dhe Apple Ipad Mini duke sfiduar edhe tabletët tjerë Android të cilët janë me çmim të dyfishtë ose edhe më të shtrenjtë.

Ekrani i Nexus 7 është IPS, i madhësisë 7 inç me rezolucion 1200 x 800 HD (definicion i lartë) që përmban 216 pikselë për inç. Sigurisht, kjo nuk është aq mbresëlënëse në krahasim me Retina Display që përmban tableti i Apple iPad në 264 ppi i gjeneratës së tretë, por duke marrë parasysh çmimin e Nexus 7, ju nuk do të ankoheni aspak për ekranin e tij.

Përparësitë:

  • Procesori katër-bërthamorë (quad-core) Tegra 3
  • Përformancë të shkëlqyer në shfletim
  • RAM 1GB
  • MicroUSB port
  • NFC Protokolli
  • Jetëgjatësia e baterisë
  • GPS
  • Çmimi

Mangësitë:

  • Nuk disponon kamerë të pasme
  • Kualiteti i ekranit
  • Nuk ka 3G apo 4G
  • Nuk ka mundësi për të shtuar SD Kartë

Dizajni dhe Hardueri

Pjesa e përparme e Nexus 7 nga Asus dhe Google është e ndarë nga pjesa e bazës së harduer-it, por kamera e përparme 1.2 MP është e vendosur në krye të ekranit e cila është e mbuluar tërësisht nga “Corning Gorilla Glass”.

Përderisa Nexus 7 përdorimin e formatit peizazh (landscape) e bënë me anë të aplikacioneve, portreti rregullohet në mënyrë automatike-vetvetiu në “home screen”. Google mund të inkurajoj përdoruesit të mbajnë Nexus 7 në këtë mënyrë përderisa ata nuk shohin ndonjë pikëpamje tjetër mbi dizajnin e peizazhit (landscape), kur duan te shikojnë filma, programe televizive apo lojëra që janë të përshtatura më shumë ne formatin “landscape”.

Në anën e djathtë ndodhet butoni për ndezje/fikje (power/sleep) me dy susta të zërit pranë tij. Për tu kthyer prapa në faqen kryesore dhe lundrime tjera përdoret ekrani i Android-it, këto opsione mund të arrihen nëpërmjet mënyse kryesore që mundësohet përmes softuerit. Në Nexus 7 nuk ka butona fizik navigues.

Në pjesën e fundit (poshtë) të tabletit ndodhet një port mikro USB  dhe porti i kufjeve të zërit, përmes këtij porti mund të lidhim tabletin edhe me zmadhues për të emituar zërin e muzikës, radios, etj.. në ndonjë aheng që mund të kemi.

Pjesa e sipërme është e ndarë tërësisht nga portet tjera, edhe pse në këtë pjesë  gjendet vrima ku është i lokalizuar mikrofoni.

Edhe pse Google Nexus 7 kryesisht është punuar me plastik dhe qelq, sigurisht që mund të duket se nuk është edhe aq i lirë. Duke u bazuar në të dhënat e prodhuesit brenda Nexus 7 janë përfshirë një akselerometër, një magnetometër gjithashtu një xhiroskop dhe një çip për navigacion me GPS, duke përfituar nga mundësia e re Google Maps offline për navigacion edhe atëherë kur Wi-Fi nuk është aktiv. Nexus 7 ka dimensione 198,5 x 120 x 10.45mm dhe një peshë 340 gram.

Ekrani dhe Ndërfaqja (Interface)

Përderisa Google dhe Asus kanë verifikuar të gjitha mundësitë e duhura që HD IPS ekrani i Nexus 7 të ketë ndritshmëri dhe ngjyrat e duhura për të qenë sa me i mirë, ndoshta iPad apo vet tableti i Asus “Transformer” na kanë bërë të harrojmë prefeksionimin e Nexus 7 në ketë drejtim sepse këto të dyja tashmë disponojnë një ekran të tillë. Edhe në shikim më te detajuar Nexus 7 duket që i mungojnë nuancat e ngjyrës së zezë. Të theksuar mund ta gjeni edhe tek Samsung Galaxy Nexus (i cili përdor ekran Super AMOLED).

Shfletimet dhe pamja e fotografive në Nexus 7 janë mjaftë të këndshme. Për të bërë krahasime, ne në Ameble kemi testuar nëse sistemi operativ i ri Android 4.1 do të mund të fajësohet për kontrastin e ultë që e vërejmë në Nexus 7. Prapë se prapë, ekranin që ky tabletë e ka është mjaft mbresëlënës duke llogaritur edhe çmimin e këtij të fundit.

Swiping (rreshqitja) nëpër ekran është e shpejtë dhe tepër fluide. Këtë e kemi testuar dhe vërejtur në menytë, nënmenytë dhe aplikacionet e ndryshme duke përfshirë edhe lojërat me ndjeshmëri të theksuar të prekjeve.

Interneti

Lidhja në WiFi Internet përmes Nexus 7 është me të vërtet mahnitëse, për faktin se kjo pajisje disponon një fuqi solide të Wireless-it të integruar të standardit 802.11 b/g/n. Por ajo çfarë e bënë edhe me të bukur këtë tabletë është edhe protokolli (NFC) “near field communication” që mundëson komunikim për bartjen e të dhënave përmes prekjes apo afrimit të pajisjeve me të njëjtin protokoll. Google Nexus 7 ka të integruar gjithashtu Bluetooth.

Përformanca

Ashtu siç do të prisni nga Google Nexus 7, përvoja me shfletim(browsing) në Internet është tejetë e shkëlqyeshme, me një ekran 7 inç do të keni një faqe të madhësisë normale. Thjeshtë përformanca e shfletuesit të internetit (web browser) është shumë e kënaqshme dhe personalisht nuk kam ndonjë vërejtje.

Gjithashtu hapja dhe funksionaliteti i aplikacioneve është shumë i mirë dhe i shpejtë kjo edhe për shkak të procesorit katër-bërthamor që ky tabletë ka.

Shumica e lojërave të cilat i gjejmë në dyqanin virtual “Google Play” duket të mos jenë problem për ti luajtur në Nexus 7, sidomos nëse krahasojmë përformancën e Kindle Fire apo iPad në këtë aspekt duket që tableti i Google të jetë më fluid.

Kamera

Në Nexus 7, Google dhe Asus siç duket kanë lënë mënjanë idenë e të bërit këtë pajisje edhe një llojë aparati fotografik. Kamera e përparme e këtij tableti është 1.2 megapikselë gjë që e bënë të mos dallojë shumë nga tabletët tjerë por që Nexus 7 të jetë më i mirë se konkurrenti Amazon Kindle Fire 1 i cili mbante të njëjtin çmim dhe nuk ka kamerë fare. Aplikacioni Google Talk vjen i instaluar dhe është shumë i përshtatshëm për video biseda përmes kësaj kamere.

Softueri

Tableti Google Nexus 7 vjen i instaluar me sistemin operativ Android 4.1 Jelly Bean, mirëpo mund të përditësohet (update) deri në 4.1.2 Jelly Bean. Duke marrë parasysh faktin që kjo pajisje i takon familjes Google atëherë përditësimi i këtij të fundit me sistemin e ri operativ patjetër që është i pa shmangshëm dhe në rend të parë. Gjithashtu Nexus 7 mund të bëhet “root” dhe në të mund të instalohen lloje të ndryshme të ROM-ave të përshtatur për të.

Bateria

Deri tani ju mund të jeni duke menduar që një tabletë kaq i hollë dhe i lehtë me një ekran të mrekullueshëm dhe fuqiplotë, procesorë katër-bërthamorë nuk mund të mbajë baterinë shumë dhe ndoshta edhe mund të konkludoni se kjo mund të jetë pika e dobët e Nexus 7, por ky është një mendim i gabuar, ngase Google & Asus kanë paketuar një bateri të mrekullueshme e cila përmban 4325mAh në Nexus 7 gjë që është e mjaftueshme që ky tabletë te qëndroj në jetë më shumë se 7 orë punë aktive.

Hapësira dhe Çmimi

Që nga fundi i Tetorit 2012 kompania Google ka ndalë së prodhuari dhe shituri në dyqanin e saj “Play” versionin 8GB të Nexus 7 duke e zëvendësuar atë me versionin 32 GB. Pra modelet e Nexus 7 të cilat i gjejmë në shitje në Google Play janë: Google Nexus 7-16GB me çmim 199$ në SHBA dhe Google Nexus 7-32GB për 249$. Ndërsa  versionin 8GB mund ta gjeni akoma duke u shitur në faqe dhe dyqane të tjera si Amazon apo BestBuy në çmime edhe më të shtrenjta se versioni 16 apo 32 GB që gjendet në dyqanin zyrtar të Google “Play”. Nexus 7 të versionit 8GB mund ta gjeni më shumë në shitje edhe si të përdorur në faqe të ndryshme siç është ebay.

Përfundim

Ia vlen të përmendim faktin se tableti Google Nexus 7 është produkti i parë i linjës Nexus të tabletëve nga kompania Google dhe Asus. Ky tabletë është ndër produktet më të shitur nga gjysma e dytë e 2012 që kur ky i fundit doli në treg duke shitur jo më pak se 1milion njësi për muaj. Ajo çfarë e bënë kaq të kërkuar këtë tabletë është çmimi dhe përformanca.  Nëse pyesni se  Ameble Google Nexus 7 ? , përgjigja jonë është: Po, ia vlenë me ble.

Google Tablet për 99 $

Google Tablet për 99 $

Google është duke përgaditur dy versione të reja të Nexus 7 qe pritet të jenë më të hollë dhe do të përdorin LCD panelet TN nga kompania tajvaneze HannStar, thuhet nga burimet e po kësaj kompanije. Sipas Digitimes një nga modelet do të kushtoj 99.99 $. Që të dy modelet priten të dalin në treg në fund të vitit 2012. Si duket Google do të shes tabletin më humbje duke shpresuar që do të kthehen investimet nga GooglePlay. Në të njëjtën kohë bësojmë qe kjo taktikë është edhe si përgjigjje për iPAD mini që do të debutoj në Tetorë të këtij viti.

Një tablet nën 100 Euro nga Google nuk do të jetë aspak keq. Cka mendoni ju? |ameble| [divider top=”0″]

 

Tableti Google Nexus 7 për shitje ne disa shtete te Evropës

Tableti Google Nexus 7 për shitje ne disa shtete te Evropës

Google Nexus 7 tani për shitje në disa vende te Evropës (Francë, Gjermani dhe Spanjë) nëpërmes dyqaneve të Google Play Store-it.
Të dy modelet 8GB dhe 16GB janë në dispozicion për 199€ dhe 249€ (taksat e shitjes të përfshira ne të).
Ashtu si edhe në vendet e tjera, tableti vjen me 20€ kredi qe mundëson blerjen e aplikacioneve, filmave dhe librave online nëpërmes google play store-it, kurse modulet revistë dhe muzikë, ende nuk janë në dispozicion në këto tre vende .

Momentalishtë, tableti është në dispozicion për shitje në SHBA, Kanadë, Britani e Madhe, Australi, Francë, Gjermani dhe Spanjë. |ameble| [divider top=”0″]

Huawei MediaPad 7 Lite

Huawei MediaPad 7 Lite

by MN 0 Comments

Vjen edhe një tabletë me Android – fjala është për modelin MediaPad 7 Lite nga Huawei i cili me specifikacionet e tij do t’i bëhet konkurrencë Nexus 7. Huawei ka paralajmëruar tablet-in MediaPad 7 Lite. Tableti do të jetë i pajisur me Android 4.0 Ice Cream Sandwich, do të ketë një ekran me madhësi prej shtatë inç dhe rezolucion 1.280 x 800 pixel.
Sipas prodhuesit, pajisja do të mund të lidhet në rrjetet e telefonisë mobile 3G, dhe përveç transferimit të të dhënave, do të mbështesë edhe funksionet klasike të telefonave celularë – bisedat, marrjet dhe dërgesat e SMS dhe MMS porosive. Huawei ka vendosur matricën IPS në ekran ndërsa shtëpiza është bërë njëpjesëshe nga alumini(unibody).
Gjithashtu, tableti është i pajisur me kamera nga ana e përparme dhe e pasme dhe vendin e caktuar(slot) për SD kartelat e memories me kapacitet deri në 32 GB. Pritet që prodhuesi do të pajis tablet-in me procesorin e tij katërbërthamorë(quad-core) me një shpejtësi prej 1.5 GHz.

Informacionet mbi datën dhe tregjet e lansimit për momentin nuk dihen. |ameble|

[divider top=”0″]