Tony BatesGoPro, kompani kjo e shumë popullarizuar për kamera, ka njoftuar të mërkurën se ka emëruar Tony Bates si udhëheqës të saj. Bates ishte udhëheqës në Skype dhe zëvendës president ekzekutiv në Microsoft, ai në kompaninë GoPro do të raportojë drejtpërdrejt tek krye-shefi dhe themeluesi i GoPro-së, Nicholas Woodman, gjithashtu do të udhëheq bordin e drejtorëve të kësaj kompanie.

“Si udhëheqës i GoPro-së, Bates do të fokusohet në biznesin tonë kryesor” tha Woodman. Kurse Bates ka përshkruar lëvizjen e tij të re si një “ëndërr që bëhet realitet”

Kompania GoPro ka njoftuar gjithashtu se ka emëruar edhe Peter Gotcher në bordin e drejtorëve dhe në komisionin e auditimit. Gotcher është kryesues edhe në Dolby Laboratories, gjithashtu anëtar i bordit në shërbimin digjital për streaming Pandora. /ameble