Sportistet dhe personat që kujdesen për shëndetin, do të jenë të lumtur kur dëgjojnë se kompania Nike ka hapur faqen e saj Nike+API për zhvilluesit e aplikacioneve.

Jo vetëm zhvilluesit mund të fusin hundët në të dhënat e gjeneruara nga Nike FuelBands, por edhe përdoruesit mund te marrin burimet, që ata kanë nevojë për të kombinuar metrazhin  e tyre me të dhënat e aktiviteteve qe bëjnë. Të dhënat në Nike+ ndihmojnë atletët të dijn dhe të bëjnë më shumë.

Ne anën tjetër këtu u jepet rasti zhvilluesve të punojnë edhe për të ardhmen në aplikacione dhe lojëra për përdoruesit e Nike+. Njoftimi i sotëm përkon me nisjen e programit Nike+ Accelerator, një plan tjetër për të mbështetur kompanitë që kanë planifikuar të përdorin teknologjinë Nike+, për të krijuar produkte dhe shërbime që do të frymëzojnë atletët nëpër një gamë të gjerë të aktiviteteve dhe qëllime shëndetësore. |ameble| [divider top=”0″]