Tag Archives

2 Articles
Nike nis uebfaqen e saj “Nike+ API” për zhvilluesit

Nike nis uebfaqen e saj “Nike+ API” për zhvilluesit

Sportistet dhe personat që kujdesen për shëndetin, do të jenë të lumtur kur dëgjojnë se kompania Nike ka hapur faqen e saj Nike+API për zhvilluesit e aplikacioneve.

Jo vetëm zhvilluesit mund të fusin hundët në të dhënat e gjeneruara nga Nike FuelBands, por edhe përdoruesit mund te marrin burimet, që ata kanë nevojë për të kombinuar metrazhin  e tyre me të dhënat e aktiviteteve qe bëjnë. Të dhënat në Nike+ ndihmojnë atletët të dijn dhe të bëjnë më shumë.

Ne anën tjetër këtu u jepet rasti zhvilluesve të punojnë edhe për të ardhmen në aplikacione dhe lojëra për përdoruesit e Nike+. Njoftimi i sotëm përkon me nisjen e programit Nike+ Accelerator, një plan tjetër për të mbështetur kompanitë që kanë planifikuar të përdorin teknologjinë Nike+, për të krijuar produkte dhe shërbime që do të frymëzojnë atletët nëpër një gamë të gjerë të aktiviteteve dhe qëllime shëndetësore. |ameble| [divider top=”0″]

SmartPhone, SmartTV tani edhe SmartKëpucë

SmartPhone, SmartTV tani edhe SmartKëpucë

Modeli i ri i atleteve NIKE LunarTR1+ ndoshta nuk duken diçka te veçanta nga pamja e jashtme, mirëpo në vete përmbajnë sensorë si dhe Bluetooth të integruar për sinkronizim të dhënave me iPhone apo me PC.

Nike ka përdorur sensorë në modelet e saj për disa vjet, por modeli i ri LunarTR1+ ka një sensorë presioni që mbledh dhe përcjell informata shtesë, duke përfshirë edhe shpërndarjen e peshës në pikat e ndryshme të këmbës dhe i transmeton ato në kohë reale ne iphone, iPad dhe iPod.

Nike ka përpiluar edhe aplikacionin që përveç qe i mbledh të dhënat ajo në të njëjtën kohë trajnimin e kthen në lojë dhe ju këshillon ne detaje të hollësishme për trajnime që janë të hartuar nga atletët të njohur.

Përveç kësaj aplikacioni bënë kalkulimin e shumë detaje tjera si kaloritë, trajnimet ditore etj. Këto këpucë janë në shitje për 220$. |nike.com|

[youtube id=”LRu4rsTlLHk” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]