CES 2014 hapet nga dita e nesërme dhe aty pritet të shohim shumë pajisje të reja që do të debutojnë në këtë ngjarje. Ne presim që prodhuesit të prezantojnë risitë e reja teknologjike të tyre.

Nikon D4

Thuhet se Nikon pritet të bëjë njoftimin në CES për kamerën DSLR Nikon D4. Këto thashetheme vijnë nga Digicame e cili raporton se CES mund të jetë ngjarja për të cilën Nikon është duke u përgatitur për të mbajtur një konferencë për pajisje të reja. Ata njoftojnë gjithashtu së krahas prezantimit të D4 aty mund të prezantohen edhe dy lensa të ri.

Specifikat në hollësi të kamerës D4 për momentin janë të panjohura, por shpresojmë se do t’i kuptojmë gjatë kësaj jave. Ekziston edhe një mundësi, që nëse Nikon nuk e bënë prezantimin e kësaj kamere në CES 2014, ata ketë mund ta bëjnë në ngjarjen CP+ e cila mbahet menjëherë pas ngjarjes CES. /ameble