Tag Archives

3 Articles
70 milion Sony PlayStation 3, janë shitur për 6 vjet

70 milion Sony PlayStation 3, janë shitur për 6 vjet

Sony Computer Entertainment ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke treguar se kanë kaluar shitjen e 70 milion pajisjeve PlayStation 3, që nga lansimi i parë në nëntor të 2006. Tani 6 vite pas, PS3 është në dispozicion në 59 vende të botës e cila përfshin 57.000 lojëra. PS3 gjatë këtyre viteve ka vazhduar të zhvillohet, janë bërë sisteme më të lehta dhe të holla, kanë ofruar modele të shumta, shumëllojshmëri në madhësi të hard disqeve si dhe veçori tjera.

Duke parë gjeneratën e konsollave aktuale, Microsoft me Xbox 360 ka njoftuar me herët se deri më shtator 2012 ka arritur po të  njëjtën sasi 70 milion, kurse Nintendo Wii kryeson e para me mbi 97 milion shitje deri me tani. |ameble| [divider top=”0″]

Nintendo Wii U paralajmërohet nga 18 nëntori me 23 lojëra

Nintendo Wii U paralajmërohet nga 18 nëntori me 23 lojëra

Adhuruesit e Nintendo Wii U do të jenë në gjendje  të luajnë çfarë lojëra të ndryshme nga data kur më 18 nëntor fillon shitja e tij? Siç u premtua nga Nintendo, konsola e Nitendos shitet me një formacion të larmishëm të 23 lojërave që do të nisë të kujdesen për dy “tipe të lojtarëve” ata që luajnë shumë dhe që kanë interesim të madh dhe ata lojtarë të rastit. Përveç 23 lojërave që do të jenë në dispozicion për blerje në ditën e nisjes, Nintendo gjithashtu zbuloi 29 të tjera që do të shfaqen në mes të 18 nëntor dhe mars 2013. Nintendo do të shesë U Wii në dy modele: një “Set Basic” që përfshin tastierë të bardhë dhe kontrollues me 8GB hapësirë të brendshme për $ 299,99  dhe një “Set Deluxe” me një tastierë të zezë dhe 32GB hapësirë të brendshme për $ 349,99. Wii U softueri do të kushtojë jo më shumë se $ 59,99.Lista e plotë lojërave që janë të gatshme nga 18 nëntori vijon si më poshtë.

  • Assassin’s Creed III
  • Batman: Arkham City Armored Edition
  • Call of Duty: Black Ops 2
  • Darksiders II
  • Disney Epic Mickey 2: The Power of Two
  • ESPN Sports Connection
  • FIFA Soccer 13
  • Game Party Champions
  • Just Dance 4
  • New Super Mario Bros. U
  • Ninja Gaiden 3: Razor’s Edge
  • Nintendo Land
  • Rabbids Land
  • Scribblenauts Unlimited
  • Sing Party
  • Skylanders: Giants
  • Sonic & All-Starts Racing Transformed
  • Tekken Tag Tournament 2
  • Transformers Prime
  • Warrior’s Orochi 3 Hyper
  • Wipeout 3
  • Your Shape Fitness Evolved 2013
  • ZombiU

|ameble| [divider top=”0″]

Leap Motion, kontrolleri i ri i cili bën që Kinect të duket minorë

Leap Motion, kontrolleri i ri i cili bën që Kinect të duket minorë

by MiNT 0 Comments
Leat (foto: Leap Motion)

Së pari Nintendo Wii, pastaj PlayStation Move, dhe kur arriti Kinect menduat që ishte i përsosur. Të paktën kështu ishte deri tani, mbasi që një kompani jo edhe aq e njohur ofron diqka që vetëm mund të imagjinohej. Leap Motion ka prezantuar produktin e tyre Leap për interaksion përmes gjesteve e cila kap lëvizjet në 3D në një diameter prej 0.23 m³ me një precizitet jashtzakonisht të lartë me 1/100 të milimetrit. Sipas Leap Motion produkti i tyre është 200 herë me i saktë se produktet tjera në treg dhe është në gjendje të bëj dallimin në mes të gishtërinjëve me gishtin e madh e deri te maja e lapsit në mënyrë simultane. Madhësia e kësaj paisje është përafërsisht sa një iPod. Leap gjenezën e ka nga frustrimi i njërit prej themeluesve duke modeluar në 3D duke shfrytëzuar softuer e paisje hyrëse aktuale duke cituar: “Diqka që merr kohë 10 sekonda në jetë të përditshme do të merr kohë më tepër se 30 minuta për ta bërë në kompjuter”. Leap mund të porositet tani për US$70 dhe porositë e para do të dorëzohen në fund të këtij viti. |Wired| |Leap Motion|

[youtube id=”_d6KuiuteIA” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]