Tag Archives

6 Articles
Super Mario Run – Android

Super Mario Run – Android

Më në fund Super Mario është në Play Store, një lojë e thjesht dhe argëtuese që luhet me prekje të ekranit, por jo sikurse loja Flappy Bird.

Në këtë lojë Mario vrapon në mënyre automatike duke i tejlakuar pengesat e shkurta në mënyrë automatike. E vetmia që i mbetet lojtarit është që gjatë lojës të kërcej në momente të caktuara dhe të mbledh para.

Loja është falas vetëm për katër nivele të para, ndërsa pas niveli të katërt duhet të paguani një shumë prej 10 Eurove.

Në rast se nuk keni mundësi në shkarkoni lojën nga Play Store, konkretisht, nëse ju shfaqet mesazhi “Not available in your country”, në linkun e më poshtëm ju mund të shkarkoni dhe instaloni lojën.

MarioAndroid

Videot zyrtare: https://ameble.gjirafa.com

Nintendo njofton për konsolën e re NES që posedon 30 lojëra klasike

Nintendo njofton për konsolën e re NES që posedon 30 lojëra klasike

Kompania Nintendo ka njoftuar sot për Nintendo Entertainment System: NES Classic Edition, mini konsolën e re Plug-and-Play, e cila është shumë me e vogël se ajo origjinale dhe posedon 30 lojëra.

NES-Classic-Edition

Konsola pritet të shitet për 59$ dhe do është caktuar të lansohet më datë 11 Nëntor 2016. Përveç 30 lojërave, kjo pajisje në vete përmban një NES Classic kontroller, kabëllin HDMI dhe mbushësin. Kurse nëse dëshironi të keni edhe një kontroller ekstra, duhet të shtoni edhe 9.99$. Po i njëjti mund të punojnë në konsolat virtuale të lojërave NES, në të dy Wii U dhe Wii kur lidhet me Wii Remote.

Kurse sa i përket lojërave, më poshtë mund të gjeni listën e plotë të tyre, të cilat i posedon kjo konsolë e re:

  • Balloon Fight
  • BUBBLE BOBBLE
  • Castlevania
  • Castlevania II: Simon’s Quest
  • Donkey Kong
  • Donkey Kong Jr.
  • DOUBLE DRAGON II: THE REVENGE
  • Dr. Mario
  • Excitebike
  • FINAL FANTASY
  • Galaga
  • GHOSTS’N GOBLINS
  • GRADIUS
  • Ice Climber
  • Kid Icarus
  • Kirby’s Adventure
  • Mario Bros.
  • MEGA MAN 2
  • Metroid
  • NINJA GAIDEN
  • PAC-MAN
  • Punch-Out!!  Featuring Mr. Dream
  • StarTropics
  • SUPER C
  • Super Mario Bros.
  • Super Mario Bros. 2
  • Super Mario Bros. 3
  • TECMO BOWL
  • The Legend of Zelda
  • Zelda II: The Adventure of Link
Emri i konsoles së re është Nintendo NX

Emri i konsoles së re është Nintendo NX

Nintendo logoNintendo më herët ka njoftuar se do të zhvilloj lojëra për smartphone, kurse tani në një konferencë të mbajtur nga kjo kompani janë zbuluar disa detaje në lidhje me gjeneratën e re të lojërave konsolë të re, Nintendo NX. Kompania nuk ka zbuluar ndonjë informacion tjetër për konsolen Nintendo NX, e gjitha që e dimë tani për tani është emri i koduar. Është thënë gjithashtu se konsola e re do të vijë me harduer të ri dhe do të paraqitet me një koncept tjetër të lojës.

Nintendo si kompani ka pasur një sukses të madh me konsolen e tyre origjinale Wii, në anën tjetër modeli Nintendo Wii U nuk ka pasur ndonjë sukses të madh dhe kështu do të jetë interesante të shohim se çfarë do të arrij gjenerata e re. Shpresojmë nga kompania se ka mësuar nga gabimet e bëra me konsolen Wii U, dhe gjithashtu shpresojmë se konsola e re të bëhet edhe me e popullarizuar se konsolat e mëparshme si Wii, SHKP, Nintendo 64 etj.

Ende nuk ka detaje se kur do të lansohet kjo konsolë, Nintendo ka thënë se konsola dhe një platformë të re e lojërave janë në zhvillim e sipër dhe kështu nëse shohim informata të reja do të informojmë me kohë. /ameble

Shiten 2 milionë kopje të lojës Mario Kart 8

Shiten 2 milionë kopje të lojës Mario Kart 8

Siç po shihet, shumë dashamirë të lojërave kanë qenë duke pritur lojën Mario Kart 8, për shkak se sipas shifrave të fundit të publikuara nga Nintendo nëpërmes 74 vjetorit të asamblesë së aksionerëve të kompanisë, rezulton se loja ka arritur të shesë 2 milionë kopje në mbarë botën që nga lansimi i saj, muajin e kaluar.

Mario Kart 8 gjithashtu mban titullin e lojës që është shitur më së shpejti në historinë e konsolës Wii U. Në fakt kjo lojë ka arritur të ndihmojë në rritjen e shitjes së kësaj konsole.

Loja është pritur me komente përgjithësisht të favorshme nga paraqitja e grafikës, hartat e reja, si dhe disa tipare të reja të saj. Kjo është e mjaftueshme për të ndihmuar të mbaj konsolën Wii U gjallë!

Çfarë pritet nga ngjarja E3 2014?

Çfarë pritet nga ngjarja E3 2014?

E3 2014 LogoElectronic Entertainment Expo (E3) fillon nesër, dhe nga kompanitë më të mëdha të video lojërave pritet të shfaqin të rejat e tyre për gjatë gjithë javës.

Los Angeles Convention Center do të jetë pikë-nisja për disa nga lojërat më të mëdha të vitit që vjen. Aty mund të shikoni titujt e ardhshëm për Xbox One, PlayStation 4, dhe Wii U ku do të përcaktojnë të ardhmen e lojërave.

Sony, Microsoft dhe Nintendo kanë punuar dhe janë duke punuar shumë për të shitur konsolat e  tyre të reja dhe këtu qëndron edhe ekskluziviteti.

Nintendo pritet të prezantoj Super Smash Bros për 3DS dhe Wii U, e cila është një nga lojërat më të pritura nga Nintendo. Shumica e fansave po shpresojnë që Nintendo do të prezantoj disa karaktere të reja që i mungojnë listës, si Solid Snake, Bayonetta, ose Wonder Red. Nintendo gjithashtu do të zbulojë më shumë për lojërat Hyrule Warriors dhe Dynasty Warriors. Përveç këtyre dy titujve, presin edhe lajme tjera nga lojërat e famshme të Nintendo-s, si Mario, Zelda dhe ndoshta Metroid që është në zhvillim etj.

Microsoft do të paraqitet me lojën Halo për Xbox One dhe do të prezantoj gjithashtu planet e saj për versionin Halo 5: Guardians.

Sony gjithashtu do të ketë disa tituj të veçantë në E3, por që nuk do të jenë tema kryesore e tyre. Këtë vit, ata pritet me shumë të promovojnë shërbimin e tyre të ri për lojëra PlayStation Now streaming, e cila premton të sjell lojërat klasike të PlayStation për PlayStation 4, gjithashtu në HDTV-të të Sony-t. Për më tepër ne do të percjellim të gjitha këto ngjarje dhe në ditën në vijim do të shfaqim më të rejat nga ky organizim. /ameble

Super Mario Bros 2 versioni i ri nga Nintendo

Super Mario Bros 2 versioni i ri nga Nintendo

by bmbi 0 Comments

Nintendo ka lëshuar një pjesë te shkurtër(Trailer) të versionit te ri Super Mario Bros 2, i cili do të dalë ne treg nga 19 gushti për Nintendo 3DS dhe Nintendo 3DS XL.

Këtu Super Mario Bros 2 do te luan rolin e njejt si në versionet e më hershme duke ecur nëpërmjet një seri pengesash dhe duke mbledhur monedha ari gjatë rrugës. Kërpudha magjike do ta kthej Mario-n në një përbindësh super te madh, duke i dhënë atij mundësinë për të goditur me anë të pengesave dhe të për te mbledhë monedha të fshehura në zona të paarritshme me shumë lehtësi. Mario gjithashtu do te jetë në gjendje të lundroj në ujë dhe të arrij lartësi të larta duke përdorur armiqtë e tij.

Nintendo thotë se loja do të ketë një rol kyç në mbledhjen e monedhave, dhe gjithashtu do të bëj kthimin e me hershë te tifozërisë se tij. |nintendo.com| [youtube id=”S4yx4XirUEQ” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]