Muajin e kaluar, Nokia (pjesa që ka mbetur pas blerjes nga Microsoft) na befasoi me një tabletë të ri Android. Tani, si duket kompania finlandeze është duke u përgatitur të lansoj një smartphone të ri me platformën Android.

Modeli Nokia C1 ka rrjedhur sot me një imazh të turbulluar dhe ka dal nga një portal kinez TechWeb. Pajisja si duket do të vijë e pajisur me ekran 5-inç, procesorin Intel, 2GB RAM, 32GB memorie e brendshme dhe kamerën frontale 5-megapikselë. Ai pritet të vijë direkt me platformën Android 5.0 Lollipop.

Nokia C1

Dizajni në foton më lart na kujton më shumë një iPhone 6 me skaje të lakuara. Në bazë të kësaj nuk do të vijë si një surprizë shumë e madhe duke marrë parasysh ngjashmëritë e ngushta midis tabletit Nokia N1 dhe Apple iPad mini. Megjithatë, është shpresuar se Nokia do të provoj diçka të ndryshme nëse me të vërtetë ka në plan të lansoj një smartphone Android.

Gjithçka mbetet të shihet në javët në vijim. /ameble