Tag Archives

2 Articles
Prezantohen Lumia 630 dhe Lumia 635

Prezantohen Lumia 630 dhe Lumia 635

Nokia përveç zyrtarizimit të modelit Lumia 930, ka prezantuar edhe dy smartphone të tjerë, Lumia 630 dhe Lumia 635. Të dy modelet janë  me Windows Phone dhe ekran të njëjtë 4.5-inç që pritet shumë shpejt të shfaqen në treg më çmim shumë të ulët. Lumia 630 vjen me një dhe dy kartela SIM me rrjetin 3G. Kurse Lumia 635 vjen me rrjetin 4G LTE përndryshe është i ngjashëm. Të dy modelet Lumia 630 dhe Lumia 635 janë të pajisur me procesorë 4-bërthamor 1.2 GHz Snapdragon 400.

Nokia Lumia 630 & 635

Pritet të lansohen me larmi ngjyrash dhe do të jenë një ndër pajisjet e para që shfaqen me versionin e sapo prezantuar Windows Phone 8.1, nga muaji Maj.

Modeli Lumia 630 me një kartelë SIM do të kushtojë rreth 159$, ndërsa me dy kartela SIM do të kushtojë 10 $ më shumë, d.m.th. 169$. Lumia 635 4G LTE do të kushtojë 189 $. /ameble

Javën e ardhshme, Nokia prezanton dy smartphone të ri

Javën e ardhshme, Nokia prezanton dy smartphone të ri

Microsoft pritet të lansoj versionin Windows Phone 8.1 në konferencën e tyre vjetore BUILD e cila fillon javën e ardhshme, kurse tani edhe Nokia ka njoftuar se janë duke u përgatitur për një konferencë shtypi të tyre më 2 Prill. Thuhet së kjo e fundit pritet të prezantoj dy smartphone të ri me Windows Phone 8.1, Nokia Lumia 630 dhe Nokia Lumia 930.

Nokia Lumia

Disa nga specifikat e ketyre pajisjeve janë përfolur edhe me herët, Nokia Lumia 930 si duketdo të jetë versioni GSM i Nokia Lumia Icon dhe do të vijë me ekran të plotë HD 5-inç.

Kurse Nokia Lumia 630 thuhet të vijë me ekran 4.5-inç me rezolucion 854 x 400 pikselë, 1GB RAM dhe procesorin Snapdragon 400. /ameble