Tag Archives

11 Articles
E konfirmuar: Windows 10 do të vijë në të gjitha pajisjet Lumia që posedojnë Windows Phone 8

E konfirmuar: Windows 10 do të vijë në të gjitha pajisjet Lumia që posedojnë Windows Phone 8

Microsoft Lumia në llogarinë e tyre të Twitter-it ka konfirmuar se të gjitha pajisjet e tanishme me Windows Phone 8, duke përfshirë edhe Nokia edhe Microsoft Lumia do të përditësohen në të ardhmen me versionin Windows 10.

“Ne planifikojmë në të ardhmen të përditësojmë të gjitha pajisjet Windows Phone 8 me Windows 10,” ka shkruar kompania në një cicërimë, duke u përgjigjur në një pyetje nëse modelet e tanishme Nokia Lumia do të marrin versionin e ri Windows 10.

Kompania në Twitter në mënyrë specifike ka komentuar për Lumia-n dhe të ardhmen e saj. “Nuk do të jetë vetëm Windows 10 i cili do të përditësohet në të gjitha pajisjet Lumia Windows Phone 8, ne në të ardhmen ne do të nxjerrim edhe modele tjera të reja me Windows 10!”, ka shkruar kompania ditë më parë.  

Megjithatë nuk është dhënë asnjë detaj apo kohë për nisjen e përditësimeve me Windows 10 për smartphone. /ameble

Lansohet Nokia Lumia 525

Lansohet Nokia Lumia 525

Pas shumë javësh spekulime, Nokia i ri Lumia 525 i rangut të mesëm tani është zyrtarizuar. Për fat të keq, nuk ka asnjë informatë për disponueshmërinë dhe çmimi e tij për tregjet e ndryshme. Megjithatë, Engadget thekson se lista zyrtare e Lumia 525 përfshin tri rajone Afrikën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

E mira e këtij modeli është se smartphone-i përmban 1GB RAM, që është dy herë me shumë 512MB RAM që ishte në smartphone tjerë të Lumia-s të buxhetit të ulët (Nokia Lumia 520, Nokia Lumia 620 dhe Nokia Lumia 625). Karakteristikat e tjera të Lumia 525 janë identike me Lumia 520.

[youtube id=”3pv7ijWuY8E” width=”600″ height=”350″]

Nokia Lumia 525 vjen me Windows Phone 8 me përditësimin Lumia black. Përmban ekran WVGA SPI LCD 4 inç (480×800) në 235 ppi, posedon procesorë 2-bërthamor 1GHz Qualcomm Snapdragon S4 së bashku me 1GB RAM. Gjithashtu vjen me 8GB hapësirë të brendshme për ruajtje, e cila mund të zgjerohet deri në 64GB nëpërmes slotës microSD dhe si të gjitha modelet tjera Lumia vjen me 7GB hapësirë plus pa pagesë në SkyDrive.

Kamera e pasme është 5 megapikselë, nuk posedon blic dhe kamerë frontale. Fuqia e baterisë është 1430 mAh ku sipas kompanisë mund të qëndroj deri në 17 orë bisedë. Lidhjet që posedon kjo pajisje janë Bluetooth, Wi-Fi, A-GPS, A-GLONASS dhe 3G. Për detaje të plota mund t’i gjeni tek uebfaqja e Nokia-s.|ameble|

Rrjedhin foto të Lumia 525, smartphone ky që pritet të lansohet shumë shpejt

Rrjedhin foto të Lumia 525, smartphone ky që pritet të lansohet shumë shpejt

Nokia shumë shpejt pritet të prezantoj pasardhësin e smartphone-it të tyre të njohur Lumia 520. Gjatë këtyre dy javëve të fundit janë dëgjuar vazhdimisht thashetheme në lidhje me modelin Nokia Lumia 525, smartphone ky që fillimisht pritej të shpallet në ngjarjen Nokia World 2013 nga muaji i kaluar. Ky model, i koduar me sa duket “Glee” është thënë të jetë i fokusuar në muzikë.

Sot më herët është shfaqur lista e supozuar e karakteristikave të Lumia 525 dhe gjithashtu edhe një foto që tregon dizajnin e plotë të këtij modeli. Foto vjen nga llogaria Twitter @evleaks tanimë e besueshme.

Nokia Lumia 525

Lumia 525 është thënë të vijë me procesorë 1 GHz Qualcomm Snapdragon 400 me 1 GB RAM, ekranin IPS LCD 4 inç me rezolucion 800 × 480, kamera e pasme 5 megapikselë për video incizim 720p në 30fps, bateria 1430 mAh, 8 GB memorie internet me opsionin për zgjerim nëpërmes microSD deri te 64 GB.

Asnjë informat nuk është thënë për çmimin dhe disponueshmërinë e tij, mirëpo dihet se do të prezantohet brenda disa javëve të ardhshme. |ameble|

Nokia lëshon ftesë për datën 22 Tetor

Nokia lëshon ftesë për datën 22 Tetor

Kompania Nokia ka postuar një cicërimë në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter duke ju thënë përcjellësve në Twitter të shënojnë në oraret e tyre datën 22 Tetor. Ata nuk kanë dhënë informata se ku do të mbajnë ngjarjen, vetëm se kanë konfirmuar se nuk do të jetë në SHBA sepse pajisjen e fundit Lumia 1020 e ka prezantuar në Nju Jork.

Në imazhin të cilin e ka shfaqur në Twitter përmban skiatorë mbi rërë. Kjo i ka bërë të gjithë të mendojnë se Nokia mund të prezantoj phablet-in e tyre të përfolur, Lumia 1520, ndoshta diku në Lindjen e Mesme.

Ftesa gjithashtu përmban fjalët në anglisht #blazing #stories dhe #innovationinvented.

Nokia Ftesë

Lumia 1520 është përfolur të vijë me ekran 6 inç i mundësuar nga procesori Snapdragon Qualcomm 800, 2GB RAM, 32GB hapësira e brendshme si dhe një slot SD. Raportet kanë spekuluar se ky model mund të përmbajë të njëjtën kamerë siç e posedon Lumia 925. |ameble|

Shfaqen imazhe për phablet-in Nokia Lumia 1520

Shfaqen imazhe për phablet-in Nokia Lumia 1520

Në imazhin e më poshtëm supozohet të jetë modeli i ardhshëm i Nokia-s phablet-i 6 inç. Në ketë foto të publikuar nga wpcentral shihet smartphone-i i lansuar se fundmi Nokia Lumia 1020 dhe në të djathtë është phablet-i i përfolur që në dimensione duket shumë më i madh. Në të njëjtën kohë janë shfaqur lajme se ky model do të quhet Nokia Lumia 1520.

Nokia Lumia 1520

Ndryshe i koduar si Sirius, Nokia Lumia 1520 pritet të dal me platformën Windows 8 RT dhe do të jetë i pajisur me ekran 6 inç 1080p, procesorin 4-bërthamor Snapdragon 800 dhe me kamerë 20 megapikselë PureView.

Për fat të keq nuk ka informata për çmimin ose disponueshmërinë e tij nëpër botë. Për tjera informata mbetet të shihen ditën e ardhshme. |ameble|

Nokia Lumia 928, reklamohet para lansimit

Nokia Lumia 928, reklamohet para lansimit

Nokia Lumia 928, i cili pritet të jetë një smartphone ekskluziv për Verizon Wireless, gjatë dy javëve të shkuara është përfolur shumë. Ai pritet të ketë përmirësime krahasuar me Lumia 920. Ky model i ri pritet të jetë pak më i hollë dhe më i lehtë se paraardhësi i tij. Një billboard për këtë smartphone të veçantë është publikuar nga “mynokiablog” këto ditë, edhe pse vërtetësia e reklamës nuk është konfirmuar.

Nokia Lumia 928 billboard

Nga kompania Nokia janë dërguar ftesa se do të mbaj një ngjarje më datë 14 Maj në Londër, aty pritet të njoftojnë për një smartphone Lumia, me herët është përfolur se do të jetë apo quhet Nokia EOS apo edhe Lumia 928. Pajisja në këtë billboard është shumë e ngjashëm me atë që është përfolur për Lumia 928. Të gjitha këto thashetheme mbeten të zbulohen me datë 14 Maj. |ameble|

Me 14 Maj, Nokia sjell një smartphone të ri Lumia?

Me 14 Maj, Nokia sjell një smartphone të ri Lumia?

Nokia është duke u përgatitur të njoftoj për një smartphone të ardhshëm Lumia me Windows Phone 8, pasi që kompania ka dërguar ftesa se do të mbaj një konferencë shtypi më datë 14 Maj në Londër.

Kompania nuk ka treguar ndonjë hollësi, se çfarë saktësisht do të prezantojnë gjatë kësaj konferencë, por në ftesë thuhet “The Nokia Lumia story continues”, e cila nënkupton se do të shohim prezantimin e një smartphone të ri Nokia Lumia.

Nokia konferenca

Ndoshta mund të jetë smartphone i përfolur Nokia EOS, i cili është raportuar të jetë smartphone i parë Nokia Lumia që përdor teknologjinë e kamerës PureView me 41 megapixel

Për detaje te plota, mbetet të shihet muajin e ardhshëm, në ditën e prezantimit. |ameble|

Çfarë do të prezantoj Nokia më datën 25 Prill?

Çfarë do të prezantoj Nokia më datën 25 Prill?

Javën e ardhshme si duket Nokia ka diçka për të prezantuar, sepse kanë lëshuar një video e cila me sa duket jap sinjale për një pajisje Nokia Lumia, që mund të lansohet në Malajzi. Videoja zyrtare në kanalin e Nokia-s në YouTube është hequr, mirëpo kjo që kemi paraqitur me poshtë është publikuar nga një kanal lokal i Malajzisë. [youtube id=”HA3nvDde8uw” width=”600″ height=”350″]

Kompania gjithashtu në lumialivecentre.com ka vendosur një matës kohe për ketë ngjarje që është caktuar më 25 Prill, ende nuk ka detaje saktësisht se për çfarë mund të jetë fjala.

Nuk është e qartë nëse do të jetë një pajisje smartphone Nokia Lumia krejtësisht i ri që do të prezantohet, apo do të jetë një model ekzistues që do të filloj për shitje në Malajzi, sepse video reklama duket t‘jetë bërë për Malajzi. Si do që të jetë gjithçka mbetet të shihet javën që vjen. |ameble| 

Nokia Lumia arrin rekord në shitje

Nokia Lumia arrin rekord në shitje

Nokia Lumia 920Seria e smartphone-ve Nokia Lumia janë si rezultat i marrëveshjes miliona dollarësh në mes të prodhuesit finlandez Nokia dhe Microsoft. Kompania Nokia sistemin e vet operativ e ka varrosur në favor të platformës Windows Phone.

Duke pasur parasysh se modeli Lumia 920 është pajisja më e shitur me Windows Phone, nuk është për tu çuditur nëse shitjet e Nokia Lumia-s kanë arritur një rekord të ri në çerekun e parë.

Në raportin e fitimeve nga Nokia është theksuar nga seria Lumia janë shitur 5.6 milionë smartphone, një rritje e madhe krahasuar me çerekun e mëparshëm në të cilin janë shitur vetëm 4.4 milion.

Kompania gjithashtu ka përmendur se dy të tretat e të gjitha pajisjeve Lumia të shitura në çerekun e parë janë më Windows Phone 8. Pavarësisht shitjeve globale që kanë qenë rekord, Nokia kësaj radhe ka arritur shitje të mëdha edhe në tregun e SHBA-ve.

Lansimi i modelit të ardhshëm Nokia Lumia 928 mund të ndihmojë rritjen e shitjeve edhe me shumë. |ameble|

Nokia Lumia “Catwalk” vjen me datën 15 Maj

Nokia Lumia “Catwalk” vjen me datën 15 Maj

Nokia CatwalkNokia në serinë e saj të smartphone-ve Lumia ka vendosur ta shtoj edhe një model tjetër me Windows Phone 8, një smartphone ky që sipas My Nokia Blog pritet të lansohet të mërkurën me datën 15 Maj në Londër.

Ky smartphone që njihet si Catwalk, pritet të shfaqet në katër ngjyra, në të bardhë, të zezë, të kuqe dhe kaltër. Për momentin vetëm disa detaje janë në dispozicion, në formë dhe dizajn thuhet të jetë i ngjashëm me Lumia 720 dhe me i lehtë se modeli Lumia 920. My Nokia Blog gjithashtu thotë se kjo pajisje do të ketë ekranin OLED 4.5 inç dhe trashësinë 10 mm. Do të jetë i pajisur me procesor dy-bërthamorë Qualcomm Snapdragon dhe 512 ose 1GB MB RAM.

Momentalisht Nokia ka nxjerrë në treg katër smartphone me Windows Phone 8: Lumia 620, Lumia 720, Lumia 820 dhe Lumia 920. |ameble|

Nokia shet 4.4 milionë Lumia në tremujorin e fundit të vitit 2012

Nokia shet 4.4 milionë Lumia në tremujorin e fundit të vitit 2012

Si duket gjërat po ndryshojnë për kompaninë Nokia paksa, pas lansimit të serisë së smartphone-ve Lumia që posedojnë platformën Windows Phone. Kompania ka lëshuar disa detaje se sa pajisje të tilla kanë shitur në tremujorin e fundit të vitit 2012. Sipas tyre kanë arritur të shesin një total prej 4.4 milion pajisje Nokia Lumia me Windows Phone vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2012.

Kurse në total kanë shitur 15.9 milion smartphone, të cilët përfshin 4.4 milion smartphone Lumia, 2.2 milion pajisje me Symbian dhe 9.3 pajisje Asha. |ameble| [divider top=”0″]