Tag Archives

3 Articles
Video Praktike dhe Shpaketim: Nokia X2 Dual SIM

Video Praktike dhe Shpaketim: Nokia X2 Dual SIM

Microsoft smartphone-in Nokia X2 Dual SIM e kishte lansuar vitin e kaluar, në kohën kur ende ishte bashkë me kompaninë Nokia. Arsyeja pse kemi zgjedhur ta prezantojmë ketë smartphone është sepse posedon platformën Android, gjithashtu vjen me një pamje të bukur dhe shitet me çmim të ulët.

[youtube id=”IWN1fEcPXTM” width=”600″ height=”350″]

Nokia X2 Dual SIM posedon ekranin WVGA 4.3-inç, është i pajisur me procesorin 2-bërthamor Snapdragon 200 1.2 GHz dhe vjen me ndërfaqen Nokia X software 2.0 i bazuar në platformën Android 4.3 (Jelly Bean). Ky smartphone përmban kamerën e pasme 5-megapikselë me LED flash dhe incizon me kualitet 720p si dhe kamerën frontale 0.3-megapikselë për selfie.

Përparësia e tij është se posedon mundësin për dy SIM kartela, ngjashëm si në modelin e mëparshëm Nokia X, 1GB RAM, hapësirën e brendshme për të dhëna 4GB me mundësi zgjerimi deri 32GB. Në pjesën frontale i ka dy butona Home dhe butonin për tu kthyer mbrapa. Është smartphone i parë Nokia që posedon funksionin për hapje më dy trokitje të lehta (double tap).

Nga ana softuerike vjen me disa aplikacione të para-instaluara si Maps HERE dhe MixRadio. Gjithashtu mund të shkarkoni aplikacione të Android-it nëpërmes Nokia Store. Fuqia e baterisë së këtij smartphone është 1800mAh.

Nokia X2 Dual SIM vjen në ngjyrë jeshile me shkëlqim, portokalli, i zi, i verdhë me shkëlqim, bardhë dhe i hirit i errët. Çmim i këtij smartphone-i në vendin tonë është ndër 100€. /ameble

Lansohet Nokia X2 me Android, kushton vetëm 99 €

Lansohet Nokia X2 me Android, kushton vetëm 99 €

Microsoft ka lansuar sot modelin e ri të smartphone-it Nokia X2, duke e shfaqur si një model të përmirësuar të Nokia X i cili ishte lansuar më herët, dhe posedon platformën Android. Smartphone i ri me Android nga Microsoft vjen me ekran më të madh, karakteristika më të mira dhe më një “shtresë të jashtme të tejdukshme” për një shkëlqim të veçantë të pajisjes.

http://www.youtube.com/watch?v=VCA1bHO-qpM

Nokia X2 vjen e pajisur me ekran 4.3-inç dhe rezolucion 800 x 480 pikselë me 217ppi, baterinë çmontuese 1800mAh, procesorin Snapdragon 200 1.2GHz, 1GB RAM, 4GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, portën microSD që përkrah kartela deri në 32GB dhe në fund krejt 7GB hapësirë të lirë në Microsoft OneDrive. Smartphone-i është me dy SIM kartela.

Gjithashtu është i pajisur me kamerën e pasme 5-megapikselë dhe një tjetër frontale me rezolucion me të ulët për biseda në Skype.

Nokia X2 prej sot është në dispozicion për shitje në disa tregje kurse globalisht nis nga muaji korrik (java e ardhshme). Kushton 99 € pa taksa dhe aktualisht vjen me ngjyrë të gjelbër, portokallt dhe të zezë, kurse me vonë në të verdhë, bardhë dhe hiri. /ameble

Nokia X2 Android Smartphone lansohet javën e ardhshme

Nokia X2 Android Smartphone lansohet javën e ardhshme

Nokia X2Nokia është duke u përgatitur për të lansuar smartphone-in e ri Nokia X2 me platformën Android të hënën e ardhshme.

Modeli i ri X2 nga Nokia pritet të vije me procesorin 2-bërthamor Qualcomm Snapdragon 200 1.2GHz i përkrahur me 1GB RAM memorie.

Karakteristikat e tjera të Nokia X2 përfshijnë 4GB hapësirë të brendshme, kamera frontale 0.3 megapiksel, kamera kryesore 5 megapiksel, ekrani 4.3 inç me rezolucion prej 800 x 480 pikseleve me platformën Android për të cilën ende nuk është e qartë se çfarë versioni do të jetë, Android 4.3 apo Android 4.4 Kit Kat.

Nokia tashmë ka paraqitur një foto ngacmuese të modelit X2 që do të vijë me ngjyra të ngjashme të ndritshme sikurse modeli i mëparshëm Nokia X. Ne do të ofrojmë më shumë detaje mbi këtë smartphone nga Nokia javën e ardhshme pasi të bëhet zyrtarizimi nga Nokia. /ameble