Kompania e mirënjohur Texas Instruments është duke u larguar nga prodhimi i procesorëve SoC (system-on-chip) për smartphone dhe tableta. Kjo do të thotë se nuk do të shohim më OMAP.

Rivaliteti i ashpër në këtë sektor bëri që shumica e prodhuesve të smartphone dhe tabletëve të zgjedhin Qualcomm, kurse gjigantët si Samsung dhe Apple kanë dizajnuar çipat e tyre Enyxos dhe A6. Arsyeja kryesore ishte sepse OMAP nuk kishte të integruar modem për 3G dhe 4G. Kjo bëri që të gjithë ata prodhues që zgjodhën OMAP duhet të shtonin çip ekstra për 3G dhe 4G, që ndikoi në rritjen e kostos dhe konsumit të baterisë. Qualcomm në anën tjetër, ofron zgjidhje komplete, të gjitha në një çip.

Ky veprim i Texas Instruments mund të jetë shokues për disa sepse, TI OMAP 5 është pritur të jetë çipi i parë me 2 Cortex-A15 procesorë. Njëri nga smartphone të popullarizuar që ka OMAP procesor është Galaxy Nexus, kurse nga tabletët kemi Kindle Fire HD 8.9” dhe Nook HD. Texas Instruments do të vazhdojë të përkrahë çipat ekzistues edhe pse po distancohet nga ky sektor. |ameble||gsmarena.com|[divider top=”0″]