One nuk do të jetë pajisje e vetme e mençur për këtë vit e OnePlus-it, sepse kjo kompani është duke punuar në një smartwatch të tyre. BGR India ka pranuar imazhe ekskluzive që tregojnë orën e mençur OneWatch, një pajisje që me sa duket është afërt lansimit. Oneplus Onewatch

Siç shihet në skicat e më sipërme, OneWatch do të bëhet nga materiali kualitativ, duke përfshirë titanin për qoshe të ekranit, lëkurë për rripa, dhe safir për mbulesën e ekran OLED, dhe pritet të ofrojë disa karakteristika interesante duke përfshirë mbushësin QI pa tela, ekrani në formë të rrumbullaket ashtu siç është Moto 360 dhe baterinë e lakuar.

Oneplus Onewatch1

Për më tepër, kjo orë do të ketë ketë një buton fizik anash për konfigurim. Nuk është e qartë nëse OneWatch do të vijë me platformën Android Wear, apo nëse do të vij me platformën bazë të Android-it të modifikuar nga ekipi Cyanogen. Duke pasur parasysh se smartphone i kësaj kompanie OnePlus One është një smartphone me karakteristika të larta, të njëjtën gjë pritet ta bëj edhe me OneWatch. Çmimi dhe data e saktë lansimit ende nuk dihet. /ameble