Tag Archives

4 Articles
Tourist Map of Laptops, mënyra me e lehtë për të zgjedhur një laptop

Tourist Map of Laptops, mënyra me e lehtë për të zgjedhur një laptop

Sot, ka aq shumë modele të laptopve se që nganjëherë mund të jetë shumë e vështirë për të gjetur atë që ju nevojitet edhe pse ekzistojnë filtra që ofrohen, shembull nga Amazon, Newegg dhe ueb-faqe tjera online. Ueb-faqja e re “Tourist Map of Laptops” ka paraqitur një mundësi vërtetë të lehtë grafike, që ofron konfigurime dhe opsione të ndryshme për të zgjedhur një laptop. Ajo përveç laptopve të njëjtën mundësi e posedon edhe për USB flash drives, mp3 players dhe SSD drives.

laptop map

Ballina nga moduli i sipër-përmendur, në momentin kur e hapni ueb-faqen shfaqen disa ikona/imazhe të laptopve në një grafikë të gjerë. Në vertikale janë dhënë madhësitë e ekraneve të laptopve, kurse në horizontale janë çmimet. Këta janë ndoshta dy faktorët më të rëndësishëm kur bleni një laptop, mirëpo nëse ofroni miun kompjuterik tek ndonjë nga këta laptop/ikona atëherë ju jepen disa specifika themelore dhe gjithashtu ekziston mundësia e ndryshimit të të dhënave për at laptop. Shumica e këtyre laptopve që gjenden këtu janë Windows, por ka edhe Chromebook dhe Macbooks.

Nga menyja e cila gjendet në anën e majtë mund të shkurtoni hartën e laptopve, më madhësi të caktuar të RAM-it, diskut, apo edhe specifikave tjera. Ekziston edhe mundësia e përzgjedhjes (highlight) së ndonjë laptopi që ju përshtatet kërkesave tuaja, në mënyrë që të bëni krahasimin më ndonjë tjetër.

Sa do t’mira që posedon kjo platformë e re online, nuk posedon opsione të kërkimit sikur disa ueb-faqe tjera, psh. nuk është mundësia e specifikimit të ndonjë procesori apo sistemi operativ të caktuar. Sidoqoftë mundësi e mirë për të zgjedhur një laptop, kliko këtu. /ameble

Rusia mund t’i ndaloj disa shërbime online

Rusia mund t’i ndaloj disa shërbime online

Rusia i është futur disa rregullave dhe rregulloreve për shërbimet online. Kjo qasje e re në fakt është e ngjashme me atë të Kinës e cila ka vendosur kufizime të forta për kompanitë e internetit online, madje disa nga ato edhe i ka bllokuar totalisht.

Parlamenti rus mbrëmjen e kaluar ka miratuar një projekt-ligj të parë, i cili dekreton që të dhënat personale të të gjithë banorëve rus duhet të ruhen brenda shtetit. Kjo do të thotë se shërbimet online do të duhet të kenë serverët fizik të vendosur brenda vendit të tyre, nëse dëshirojnë të veprojnë në ketë vend.

Efekti i këtyre rregullave të reja do të ketë jo vetëm ndikim mbi shërbimet e mëdha të internetit si Google, Facebook, Yahoo, etj. por edhe për shërbimet e internetit të të gjitha kategorive, edhe aplikacionet do t’i nënshtrohen kësaj rregullore. Kompanitë e mëdha ndoshta do të jenë në gjendje të përballojnë ngritjen e serverëve fizik në Rusi, por për shërbimet fillestare të reja do të ishte një çështje e kushtueshme, e që ata nuk do të jenë në gjendje të përballojnë daljen në treg.

Pasi që ky projekt-ligj të kaloj përmes procesit parlamentar të Rusisë dhe nëse hyn në fuqi pa ndonjë ndryshim, ai do të filloj të zbatohet nga Shtator i vitit 2016. Çdo kompani që nuk i përmbahet kushteve të përpiluara në ketë projekt-ligj do të ndalohet apo bllokohet.

Sido që të jetë, ky hap nga Rusia me shumë gjasë do të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes për shërbimet online të internetit. /ameble

Aplikim online për shtatë dokumente të Komunës së Prishtinës

Aplikim online për shtatë dokumente të Komunës së Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Muhedin Nushi, mbajtën sot konferencë për media për ta prezantuar sistemin e aplikimit online për shtatë dokumente të cilat lëshohen nga Komuna e Prishtinës, si:

1. EKSTRAKTI I LINDJËS – mund të aplikojnë të gjithë qytetarët të cilët kanë kaluar procesin e plotësimit të të dhënave (e kanë nxjerr një herë në vendlindje ekstraktin e lindjes) dhe kanë vendbanim në Komunën e Prishtinës.

2. CERTIFIKATA E LINDJES – mund të aplikojnë të gjithë qytetarët që kanë lindur dhe kanë vendbanim aktual në Komunën e Prishtinës.

3. CERTIFIKAT E MARTESËS – mund të aplikojnë të gjithë qytetarët që së paku një herë kanë nxjerrë certifikatën e martesës pas datës 19.02.2013, dhe kanë vendbanim në Komunën e Prishtinës.

4. CERTIFIKATA E VENDBANIMIT – mund të aplikojnë të gjithë qytetarët të cilës së paku një herë kanë nxjerrë ekstraktin e lindjes dhe kanë vendbanim në Komunën e Prishtinës.

5. CERTIFIKATA E SHTETËSISË – mund të aplikojnë të gjithë qytetarët të cilët së paku një herë kanë nxjerrë ekstraktin e lindjes dhe kanë vendbanim në Komunën e Prishtinës.

6. CERTIFIKATA E GJENDJËS MARTESORE – mund të aplikojnë të gjithë qytetarët që nuk kanë martesë aktive (beqar-e; i/e shkurorëzuar; i/e ve).

7. CERTIFIKATA E VDEKJES – mund të aplikojnë të gjithë qytetarët të cilët së paku një here kanë nxjerrë këtë lloj të certifikatës pas datës 19.02.2013.

Pas aplikimit, brenda dy ditëve të punës, dokumenti arrin në adresën e aplikuesit, dhe i dorëzohet në dorë nga ana e postierit.

Ky shërbim kushton 2 euro për dokument, nga të cilat 1 euro është pagesa që duhet t’i bëhet Komunës në bazë të ligjeve në fuqi, kurse 1 euro është pagesa që duhet t’i bëhet postës për kryerjen e këtij shërbimi në bazë të të gjitha garancioneve të sigurisë që i kemi paraparë në kontratë. Përveç kësaj, Komuna e Prishtinës është komuna e vetme që ka marrëveshje me postën për zarfim dhe të gjitha pjesëve teknike si shënimi i adresës e gjetja e adresës

Përmes këtij shërbimi, Komuna e Prishtinës do ta përmirësojë shërbimin ndaj qytetarëve, duke i shmangur kështu pritjet në radhë të gjata si dhe në të njëjtën kohë duke shtuar efikasitetin e punës së administratës komunale. /Komuna e Prishtinës

Microsoft Office tani në dispozicion online

Microsoft Office tani në dispozicion online

Microsoft Office tani është në dispozicion online për të gjithë përdoruesit, duke ju dhënë mundësi përdoruesve të krijojnë dokumente dhe spreadsheets në internet online, të cilat pastaj ruhen në llogarinë OneDrive të përdoruesit.

Microsoft Word Online

Së fundmi, Microsoft ka njoftuar gjithashtu së përdoruesit do të kenë mundësi të shtojnë aplikacionet Word, Excel dhe Powerpoint në Chrome App Launcher, duke i mundësuar kështu qasje të shpejtë me një klik të vetëm.

Pra, ky është një lajm i mirë për të gjithë ata përdorues të cilët preferojnë të përdorin versionin online të Office-it dhe jo versionin e instaluar. Përveç kësaj, Microsoft ka futur gjithashtu edhe disa tipare të reja për Word, Excel, Powerpoint dhe OneNote online. /ameble