Tag Archives

4 Articles
Versioni Oppo Find 5 Mini pritet të debutoj

Versioni Oppo Find 5 Mini pritet të debutoj

Smartphone-i Oppo Find 5 që kohët e fundit është lansuar në Europë, si duket do të ketë një version të tij të vogël, Oppo Find 5 Mini, i cili vjen me ekran më të vogël 3.7 inç krahasuar me origjinalin i cili është 5 inç.

Oppo Find Mini

Oppo Find 5 Mini pritet të shfaqet me rezolucion 1280X720 pikselë, procesori Mediatek 1.2GHz, kurse ekrani i tij do të jetë LCD IPS.

Oppo Find 5 Mini është përfolur të vijë me çmim me pakicë ndërmjet 199 dhe 249 €, nuk ka detaje ende se kur do të fillojë shitja. Për karakteristika të plota mbetet të njoftohemi ditët në vijim. |ameble|

Oppo Find 5 nis zyrtarisht

Oppo Find 5 nis zyrtarisht

Smartphone-i Oppo Find 5, që kemi raportuar më herët tanimë është paraqitur zyrtarisht në Kinë. Kjo pajisje është me Android 4.1.2 Jelly Bean, ekranin 5 inç 1920X1080 Full HD. Posedon procesorë 1.5GHz quad-core Qualcomm Snapdragon S4 Pro me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme e cila fatkeqësisht nuk mund të rritet.

Smartphone-i gjithashtu shfaqet me kamerë 13 Megapixels prapa, dhe 1.9 Megapixels ajo frontale, dhe teknologjia e zërit Dirac HD e cila mund të gjendet vetura të rangut të lart si BMW, Bentley, Rolls Royce etj.

Oppo Find 5 ka filluar me shtije në Kinë për rreth 480 $ dhe do të filloj rrugën e tij muajin e ardhshëm në tregjet e tjera nëpër botë si SHBA për 499 $. |ameble|

[divider top=”0″]

Smartphone “Oppo Find 5” për 499 $

Smartphone “Oppo Find 5” për 499 $

Është Smartphone kinez i bërë me Android, Oppo Find 5, sipas thashethemeve të deri tashme ka disa specifika mbresëlënëse dhe dizajn mjaft të hollë. Si duket mund të prezantohet shumë shpejt për tregun e Kinës.

Oppo me zyrë në SHBA ka njoftuar se Oppo Find 5 do të jetë i pranishëm edhe në SHBA dhe do të ketë çmimin prej 499 $ i zhbllokuar , për vende tjera nuk ka ende informacione.

Oppo Find 5 është me Android 4.1.2 Jelly Bean, smartphone ky me ekran 5 inç 1920×1080 Full HD bërë nga Gorilla Glass CORNING 2. Posedon procesorë 1.5GHz quad-core Qualcomm, 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshëm. Nuk dihet ende saktësisht se kur do të jetë në dispozicion, por shpresojmë se detajet e tij do të shfaqën në Pekin në ngjarjen e kompanisë me 12 dhjetor. |ameble| [divider top=”0″]

Oppo Find 5 – Smartphone më i holli në treg me ekran 1080p

Oppo Find 5 – Smartphone më i holli në treg me ekran 1080p

Ju nuk mund të keni dëgjuar shumë për Oppo, për arsye se ajo është një kompani kineze, por megjithatë kjo kompani ka bërë prezantimin e një smartphone shumë interesant, i quajtur Oppo Find 5, i cili aktualisht është smartphone më i hollë që mund të gjendët në treg, i matur vetëm 6.65 mm në trashësi. Kompania Kineze Oppo, tani më pothuajse mund të njihen si të parit pasi që krijuan një smartphone të ri Oppo Find 5 me një ekran 1080p që i bie ekran Full High Definition, rezolucion 1920 x 1080, me një dendësi nga 441 pixel cila është më e lartë se çdo gjë tjetër në treg (iPhone 4S ekranin e  ka vetëm 326 pixel). Për veç ekranit Full HD, ky smartphone karakterizohet me Qualcomm Snapdragon S4 quad core Krait procesor dhe me sistem operativ të fundit nga Androidi 4.1 Jelly Been. |ameble| [divider top=”0″]