Tag Archives

3 Articles
Oppo paralajmëron daljen në treg të smartphone-it N1

Oppo paralajmëron daljen në treg të smartphone-it N1

Oppo N1 lansimiDisa muaj më parë, Oppo kishte premtuar se smartphone-i i tyre i ri N1 do të dal në treg në Dhjetor, dhe ja tani kompania ka dhënë datën zyrtare të lansimit dhe çmimet për pajisjen, i cili vjen në dy modele njëri posedon sistemin Android me CyanogenMod kurse tjetri me sistemin e vet Color OS. Oppo N1 do të jenë në dispozicion duke filluar nga 10 Dhjetor në dy shtetet SHBA dhe Britani të Madhe për 599$ dhe 449 € të hapur (unlocked).

Oppo N1 posedon ekran 5.9 inç të plotë HD dhe rezolucion 1920 X 1080 pikselë, procesorin 4-bërthamor 1.7 Ghz quad Snapdragon 600, 2GB RAM, 16GB ose 32GB memorie e brendshme, kameren 13 megapikselë e cila mund të rrotullohet në 180 shkallë, baterinë 3610 mAh dhe në vete ka të instaluar versionin Android 4.2.

N1 është smartphone i parë i kompanisë, i zhvilluar së bashku me ekipin Cyanogen. Oppo N1 do të jenë në dispozicion përmes dyqanit online të kompanisë Oppo dhe nga Amazon. |ameble|

Prezantohet smartphone-i Oppo N1 me kamerë rrotulluese në 180 shkallë

Prezantohet smartphone-i Oppo N1 me kamerë rrotulluese në 180 shkallë

Kemi dëgjuar mjaft shumë në lidhje me smartphone e ri Oppo N1 sidomos gjatë javëve të fundit, është thënë se do të lansohet me 1 Shtator, pajisja tani është zyrtare dhe vjen me ekran 5.9 inç të plotë HD dhe rezolucion 1920 X 1080 pikselë.

Oppo N1 vjen me ngjyrat e veta bashkë me pamjen e ballinës në sistem operativ e cila është e bazuar në Android dhe përmban kamerën 13 megapikselë me sensor CMOS dhe aperture f/2.0, plus teknologjinë e vet të procesimit të quajtur Owl.

Ajo që është me interesante në lidhje me kamerën në ketë model është se mund të rrotullohet në 180 shkallë, që do të thotë se mund të përdoret gjithashtu si kamerë frontale ashtu edhe si e pasme, të cilat ofrojnë cilësi të njëjtë të imazheve. Për detaje të plota do të informojmë më kohë. |ameble|

Oppo N1 prezantohet më 1 Shtator

Oppo N1 prezantohet më 1 Shtator

Oppo ka postuar llogaritësin e kohës për smartphone-in Oppo N1 në faqen e tyre të Facebook-ut. Pra si duket kjo pajisje do të prezantohet zyrtarisht më 1 Shtator, ata gjithashtu kanë shënuar një datë tjetër më 23 Shtator që supozohet të jetë data kur pajisje do të dal në shitje.

Oppo N1

Oppo N1 është përfolur të vij me ekran 5 inç të plotë HD, me rezolucion 1920 X 1080 pikselë, si dhe procesori Qualcomm Snapdragon 800 me 2GB RAM. Ky model përfshijnë kamerën 12 megapikselë, kurse për të tjera detaje pritet të shohim javën e ardhshëm.

OPPO Electronics Corp, Ltd, është një prodhues elektronike të bazuar në Dongguan, Guangdong, Kinë. Linjat kryesore të saj produktit përfshijnë MP3 players, mediat portativ lojtarët, LCD-TV, eBooks, DVD / Blu-ray Disc lojtarët dhe telefonat celularë |ameble|