Tag Archives

2 Articles
Një video e re paraqet Oppo R5 ashtu siç nuk e kishit menduar

Një video e re paraqet Oppo R5 ashtu siç nuk e kishit menduar

Tashmë në vend të dytë si smartphone më i hollë në botë, Oppo R5 mendohet të jetë një pajisje delikate. Por kompania Oppo në një përpjekje për të na bindur se Oppo R5 nuk është aspak delikat, por ka një dizajn të qëndrueshëm, ka vendosur të publikojë një video ku tregohet smartphone në “teste” të ndryshme.

Në video tregohet Oppo R5 duke ndarë në mes molla dhe bostanë, duke thyer arra, duke gozhduar – të gjitha veprime të cilat nuk lejnë asnjë shenjë dëmtimi në pajisje. Nëse kjo nuk mjaftonte, Oppo vendosi të shtypte me gomën e makinës celularin. Menjëherë pas testit, tregohet ekrani i pathyer. Ne nuk mund të sigurojmë që me të vërtetë do të ndodhë kështu nëse e provojmë, por në video tregohet se R5 mund të përballojë këto teste./ameble

Vivo përgatitet të prezantojë smartphone më të hollë në botë

Vivo përgatitet të prezantojë smartphone më të hollë në botë

iPhone 6 ka një trashësi prej 6,9 mm. Samsung Galaxy Alpha ka një trashësi prej 6,7 mm. Oppo R5 i prezantuar një javë më parë u bë smartphone më i hollë në botë më trashësi prej 4,85 mm. Vivo, një kompani nga Kina ka vendosur ta thyejë rekordin e Oppo R5 duke prodhuar një smartphone aq të hollë, sa është e vështirë të besohet. Sot kompania publikoi fotot e pajisjes në Sina Weibo, rrjetin social kinez.

Në foto dallohet iPhone 5S dhe smartphone Vivo dhe duke gjykuar nga pamjet, duket se trashësia e tij do të jetë afërsisht 3,8 mm. Kjo mrekulli inxhinierike të bën të dyshosh për ndërtimin e brendshëm të pajisjes.

vivo-thinnest-smartphone

Megjithatë, duke gjykuar nga specifikat e Oppo R5, edhe specifikat e Vivo do të jenë ndër më të mirat. Mendohet se dhe ky smartphone nuk do të ketë mundësi zgjerimi me SD kartë. Na mbetet të presim për prezantimin e këtij smartphone, i cili do të na tregojë nëse duhet të prodhojmë smartphone më të hollë sesa ata që ekzistojnë, apo ata që ekzistojnë kanë përmasën e duhur. /ameble