Gear Fit është ora e parë e mençur që u prodhua nga Samsung dhe duket sikurse i përket të ardhmes.

[youtube id=”L6dTUe3SRtI” width=”600″ height=”350″]

Megjithëse u prit mirë nga publiku ajo kishte vetëm një problem kryesor: orientimi i ekranit. Ekrani paraqet orën, mesazhet dhe të dhënat për shëndetin në orientimin horizontal dhe leximi i tyre duket paksa i çuditshëm. Por, Samsung nuk ka mbyllur veshët ndaj ankesave dhe për këtë arsye krijoi një pjesë të re të sistemit të orës, që mundësoi paraqitjen e të dhënave në orientim vertikal duke e bërë leximin e të dhënave më të lehtë.
Kjo favorizon koreanët për shkak të llojit të shkrimit në gjuhën koreane, por ndoshta do të jetë më e vështirë për ne për të lexuar mesazhe të gjata me alfabetin latin.

Gear Fit do të dalë në treg në datën 11 Prill, së bashku me Galaxy S5 dhe pritet që ky problem të jetë rregulluar deri atë ditë. /ameble