Apple-iOS-Logo- AmebleNgjarja WWDC që mbahet çdo vit nga Apple nis muajin e ardhshëm dhe sipas një raporti të fundit, fokusi kryesor i ngjarjes do të jetë versioni i ardhshëm i sistemit operativ për pajisjet Desktop nga Apple, OS X 10.10.

Sipas 9-5 Mac, në këtë konferencë Apple më shumë do të fokusohet në OS X 10.10, në vend se të fokusohet në versionin Apple iOS 8 për smartphone dhe tablet.

OS X 10.10 është thënë se do të vijë komplet e ri-dizajnuar nga version i tanishëm, dhe sipas raportit, fusha e ndryshimeve do të jetë e ngjashëm me ndryshimet e bëra për iPhone dhe iPad iOS 7 kur u prezantua vitin e kaluar.

Apple me sa duket ngjarjen WWDC do ta përdor për të promovuar ketë version tek zhvilluesit, dhe vetë kompania është thënë se ka tërhequr punonjës nga ekipi iOS 8, për të punuar në OS X 10.10.

Kompania ketë version te ardhshëm sipas thashethemeve mund ta lansoj dikur në vjeshtë. /ameble