Tag Archives

3 Articles
Apple OS X Yosemite Beta për publik, vjen këtë muaj

Apple OS X Yosemite Beta për publik, vjen këtë muaj

Apple OS X YosemiteApple së fundmi ka lëshuar përditësimin e ri për zhvillues OS X Yosemite Preview 4, kjo është lëshuar bashkë me platformën iOS 8 Beta 4, kurse tani ne kemi disa informata për lëshimin në publik të Apple OS X Yosemite Beta.

Kur kompania Apple kishte bërë prezantimin e këtij versioni ata kishin thënë se do të nxjerrin në dispozicion për publikun gjatë muajve të verës, dhe tani kjo si duket do të behet këtë muaj.

Lajmi vjen nga 9 to 5 Mac, të cilët e kanë marrë një informacion mbi lirimin e OS X Publik Beta Yosemite, pritet që do të dalë para fundit të korrikut.

Sistemi i fundit i Apple-it, OS X Yosemite developer preview 4 vjen me disa karakteristika të reja, të cilat përfshijnë versionin e ri të iTunes-it, në versionin iTunes 12 që ka dizajn të ri, për tjera ndryshime kemi shkruar në kohën e prezantimit. /ameble

Microsoft përfitoj më së shumti nga iOS 8 dhe OS X Yosemite!

Microsoft përfitoj më së shumti nga iOS 8 dhe OS X Yosemite!

Dje kompania Apple prezantoj dy përditësime të mëdha në sistemet e saj për smartphone dhe Desktop, iOS 8 dhe OS X Yosemite. Sipas prezantimit të dy sistemet ofrojnë disa tipare të reja dhe më e rëndësishmja integrimin më të ngushtë me njëra-tjetrën. Megjithatë, pas krejt atyre që janë publikuar dje në ketë ngjarje, një fitore e madhe ishte edhe për ekipin e Microsoft Bing-ut.

Bing nga tani është parazgjedhur si makina kryesore për kërkim në Spotlight, ajo nga tani kërkon përbrenda sistemit të softuerëve iOS 8 dhe OS X Yosemite. Google ende mban kompetencat në versionet e mëparshme të softuerit të Apple që ende janë në dispozicion të publikut. Pra, çfarë do të thotë kjo për ju?

Nëse kërkoni për diçka në Spotlight si, Yosemite për shembull, ajo do të shfaq rezultatet e Bing-ut në vend të Google-it.

OS X spotlight

“Vitin e kaluar Bing u bë makina e kërkimit si e përcaktuar (default) për Siri-n, kurse tani e njëjta do të kryej edhe funksionin kryesor në gjeneratën e ardhshme të iOS-it dhe OS X-it,” ka deklaruar Microsoft në një prononcim të tyre. “Ne jemi të ngazëllyer në zgjerimin e platformës Bing duke ndihmuar kështu përdoruesit në iOS dhe Mac që të gjejnë atë që ata kanë nevojë për të kryer ndonjë punë.” /ameble

Prezantohet Apple Mac OS X Yosemite

Prezantohet Apple Mac OS X Yosemite

Apple në ngjarjen e saj WWDC 2014 të nisur dje me 2 Qershor, ka prezantuar versionin e ri të sistemit operativ Mac OS X, të quajtur Yosemite. Craig Federighi, zëvendës president i lartë për inxhinieri softuerike në Apple, ka bërë shaka me prezantimin e emrit  të këtij versioni, duke përmendur paraprakisht emra qesharak.

Apple Mac OS X Yosemite

Zhvilluesit do të kenë qasje në ketë version menjëherë nga dita e prezantimit, ndërsa për publikun do të jetë në dispozicion diku në 3 mujorin e tretë të këtij viti. Ashtu siç ka ndodhur edhe në versionin e mëparshëm të Mavericks, edhe ky do të jetë përmirësim pa pagesë (free upgrade).

Federighi gjatë prezantimit ka filluar fjalimin duke thënë se sistemi operativ i ri përfshin një dizajn të rifreskuar dhe disa tipare të reja.

Një nga tiparet e mëdha është Continuity, i cili mundëson që AirDrop të funksionoj në mes të iOS-it dhe Mac-it. “Ta zëmë se jeni duke shkruar një e-mail në smartphone-in tuaj dhe përderisa lëvizni afër Mac-it, ai do të vërejë ketë dhe menjëherë do t’ju drejtoj tek doku,” tha Federighi. “Pastaj vetëm klikoni dhe të njëjtin mesazh/e-mail do ta keni në Mac-in tuaj.”

Ky funksionon edhe në të kundërtën, gjithashtu. Nëse jeni duke punuar në një dokument në Mac, një ikonë e vogël do t’ju shfaqet në iPad p.sh. Vetëm shtypeni nga lart, dhe vazhdoni të punoni me tablet.

Më pastaj Apple, mundësinë e kërkimin Spotlight e ka përqendruar në mes, si shërbim kryesor në Yosemite, ngjashëm siç është Google Now që shfaqet në mes të desktop-it dhe që mundëson që çdo përdorues të kërkoj shpejtë për aplikacione, dokumente dhe gjësende tjera.

Një nga karakteristikat tjera të OS X 10.10 Yosemite është aftësia për të pranuar thirrje nga pajisjet iOS, dhe madje edhe të thërrasim nga pajisja Mac. iOS tani është përafruar me shumë me pajisjen Mac, kështu që nëse telefoni juaj është në dhomën tjetër duke u mbushur, ju mund t’i përgjigjeni një thirrje nëpërmes Mac-ut, pa lëvizur fare. Gjithashtu, mund të thirrni numra nga ueb-faqja e internetit dhe telefononi direkt nga shfletuesi.

iCloud gjithashtu tani posedon një përditësim. Kompania ka prezantuar shërbimin e tyre të ri iCloud Drive që integron të gjithë folder-at e futur në një llogari të iCloud-it në Finder. Dhe kështu, kompania thotë se të gjithë ato të dhëna në iCloud Drive do të mund të sinkronizohen me të gjithë kompjuterat Mac dhe Windows PC.

Shfletuesit Safari gjithashtu i është bërë një riorganizim, duke falënderuar një përpiluesi të ri të JavaScript tani ky shfletues pritet të punoj më shpejt. Nga shfletuesi Safari largohet “Favorites”, dhe vjen një kolonë me Bookmarks si parazgjedhje. Dhe në fund krejt opsioni Spotlight për kërkim, gjithashtu është integruar në shfletuesin Safari. /ameble