Tag Archives

3 Articles
Windows Hello dhe Windows Passport do të zëvendësojnë fjalëkalimet

Windows Hello dhe Windows Passport do të zëvendësojnë fjalëkalimet

Windows-Hello-AmebleSistemi i ri operativ i Microsoft Windows 10 do të jetë sistemi i parë operativ Windows dhe platforma e parë që do të eliminojë fjalëkalimet. Microsoft prezantoi një sistem të ri të sigurisë biometrike, “Windows Hello”, i cili do të lejojë përdoruesit të regjistrohen tek pajisjet, telefonat dhe kompjuterët që operojnë me Windows 10 nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjve, syve ose fytyrës.

Microsoft do të ruajë lokalisht identifikimin biometrik, dhe jo vetëm tek serverët e Microsoft-it apo në cloud. Microsoft e quan Windows Hello një sistem sigurie të nivelit të lartë, që ka shansa te vogla për të dështuar. Ky sistem mund të funksionojë vetëm tek llogaritë e Microsoft.

Bashkë me Windows Hello kompania zbuloi gjithashtu edhe një projekt të ri, të quajtur “Microsoft Passport”, përmes të cilin mund ti hapim aplikacionet online dhe llogaritë tona. “Microsoft Passport” ofron mundësinë e sigurisë së lartë dhe mund të përdoret edhe si si një mjet zhvillimi për ekspertët e teknologjisë, për zhvilluesit e softuerit dhe faqeve ueb, që do t’u japë mundësi atyre të krijojnë sistemin e tyre të identifikimit të Windows 10 tek aplikacionet, faqet ueb ose shërbimet, pa pasur nevojë për një fjalëkalim.

Këto sisteme do t’u kërkojnë përdoruesve të Windows 10 të verifikojnë nëse po i përdorin ato pajisjet, duke vendosur një kod PIN ose nëpërmjet identifikimit të sigurisë biometrike të sistemit Windows Hello.

Ideja e Windows Hello dhe Microsoft Passport është që përdoruesit të kenë mundësinë që të përsonalizojnë pajisjen e tyre kompjuterike dhe të rrisin nivelin e sigurisë si asnjëherë më parë. /ameble

[youtube id=”1AsoSnOmhvU” width=”600″ height=”350″]

Kujdes: Janë publikuar online 5 milionë adresa dhe fjalëkalime të Gmail-it

Kujdes: Janë publikuar online 5 milionë adresa dhe fjalëkalime të Gmail-it

Sulmuesit (hakerët) si duket këtë muaj kanë qenë shumë të zënë. Disa javë pas sulmit të shërbimit iCloud që rezultoi më foto lakuriq të shumë VIP-ve botëror dhe pastaj duke i publikuar ato online, kësaj herë raportohet se deri në pesë milionë adresa të Gmail-it janë goditur.

Sot më herët, nga një sulmues i panjohur në një forum rus “Bitcoin” janë publikuar pesë milionë adresa dhe fjalëkalime të përdoruesve të Gmail-it që i bie rreth 60% në total sa janë aktive. Ende nuk është konstatuar apo gjetur se nga kanë rrjedhur këto adresa.

Gmail passwords

Të paktën një gjë është e qartë se këto adresa nuk kanë dalur nga sistemet e Google-it. Si duket këto adresa mund të kenë dalur nga ndonjë ueb-faqe interneti e palës së tretë ose ndonjë koleksion i ueb-faqeve të tilla ku përdoruesit kanë përdorur fjalëkalimet e tyre nga Google Mail.

Për fat të keq shumë njerëz është dëgjuar se përdorin një fjalëkalim në të gjitha shërbimet online. Tani, sulmi nga një vend mund të rezultojë në gjitha shërbimet e tyre në internet, dhe kjo është arsyeja pse është e domosdoshme të përdoren fjalëkalime të ndryshme sidomos për adresën primare të email-it, për ueb-faqet të ndryshme apo shërbimeve online.

Pas këtij lajmi shumë ueb-faqe të rreme janë shfaqur menjëherë online, të cilat nxisin njerëzit që të shkruajnë emrin e përdoruesit të Gmail-it dhe fjalëkalimin, për të parë nëse adresa e tyre është sulmuar apo është e sigurt (shih foto më poshtë). Kjo është edhe më e rrezikshme, andaj mos provoni diçka të tillë.

email check

Ata që dëshirojnë të jenë të sigurt sa i përket kësaj duhet të ndryshojë fjalëkalimin e tyre në Gmail menjëherë dhe rekomandohet që të aktivizoni faktorin sekondar për siguri më të lartë të adresës tuaj. /ameble

eBay u bën thirrje përdoruesve të saj të ndryshojnë fjalëkalimet menjëherë

eBay u bën thirrje përdoruesve të saj të ndryshojnë fjalëkalimet menjëherë

eBay signeBay po u bën thirrje të gjithë përdoruesve për të ndryshuar fjalëkalimet (password-at) e tyre pas një sulmi kibernetik, ku ka rrezikuar një nga bazat e të dhënave për shitblerjeve.

Sipas njoftimit të sotëm, baza e të dhënave përmbante fjalëkalime të koduara, por nuk ka dëshmi nëse të dhënat financiare ose karta të kreditit të cilat mund t’jenë rrezikuar, apo është bërë ndonjë aktivitet i paautorizuar në llogaritë e përdoruesve të eBay-it.

Megjithatë, eBay ka sugjeruar që të gjithë të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre, për ketë përdoruesit gjithashtu do të informohen nga sot përmes emailit, uebit apo edhe kanaleve të tjera.

Sulmi, i cili kishte ndodhur në mes të fundit të Shkurtit dhe fillimit të Marsit, është zbuluar vetëm dy javë më parë. EBay ka kryer teste të shumta në rrjetet e saj para se të nxjerr paralajmërimin e sotëm.

“Siguria e informacionit dhe mbrojtja e të dhënave të konsumatorëve janë të rëndësishme për eBay dhe shpreh keqardhje nëse vjen deri të ndonjë një shqetësim gjatë ndryshimit të fjalëkalimit,” ka shkruar kompania në një deklaratë. /ameble