Tag Archives

4 Articles
Youtube vazhdon me Vevon

Youtube vazhdon me Vevon

youtube & vevo - amebleYouTube rinovon marrëveshjen me Vevo, dhe blen 10% të aksioneve të kësaj kompanie për t’i mbajtur larg Facebook-ut videot muzikore, raporton “The Verge”. Google ka njoftuar se ka rinovuar marrëveshjen me shpërndarësin e videove muzikore, Vevo, duke ruajtur programacionin popullor të kësaj të fundit në YouTube dhe duke parandaluar në këtë mënyrë, që ajo të bjerë në duart e
rivalëve të vetë.

Kompania ka investuar pothuajse 50 milionë dollarë për blerjen e 10% të aksioneve në kanalin e videove muzikore online. Vevo ka një audiencë prej 50.2 milionë përdoruesish mujorë në YouTube, sipas të dhënave të botuara nga kompania e kërkimeve comScore, duke e shndërruar atë në një nga partnerët më të rëndësishëm të kompanisë. “Ne kemi bërë një investim në Vevo. Ne jemi të gëzuar nga perspektivat e tyre e ardhshme dhe të iu ofrojnë përdoruesve të YouTube përvojën e muzikës më të mirë të mundshme”- tha YouTube në një deklaratë.

Vevo, e cila është në pronësinë e Universal Music Group, Sony Music dhe Abu Dhabi Media Co, njoftohet të ketë nënshkruar një marrëdhënie ekskluzive partneriteti me Facebook-un, në përfundim të marrëveshjes së tipit “revenue-sharing” (bazuar mbi parimin e ndarjes së fitimeve) me Google. Rportohet gjithashtu se kompania do të realizojë investime të reja për të zgjeruar në arenën ndërkombëtare imazhin dhe shërbimet e saj dhe të krijojë programe të reja të muzikës. Dy kompanitë kishin një marrëveshje deri në muajin Prill, por pas negociatave të vazhdueshme u arrit një marrëveshje e re. Ndërkohë Vevo nuk ka bërë komente për rinovimin e marrëveshjes me YouTube dhe detajet e saj nuk janë bë publike. |pcworld.al|

Ofendimi në Twitter ose Facebook do të jetë krim

Ofendimi në Twitter ose Facebook do të jetë krim

facebooktwitterRrjetet shoqërore përveç që janë vend i mirë për të qenë në kontakt me të tjerët, janë po ashtu edhe vend i përshtatshëm për të shprehur mendimet dhe idetë e ndryshme, por jo edhe sharjet.

Kështu mendojnë zyrtarët në ishullin e Granadës, sipas të cilëve, personat që do të shajnë në rrjetet shoqërore në Facebook dhe Twitter do të gjobiten me 37 mijë dollarë, ose do të dërgohen në burg për tri vite.

Ministri i Çështjeve Ligjore i Grenadas, Elvis Nimrod, ka thënë për Associated Press: “Ne kemi probleme kur dikush e përdor teknologjinë për t’u marrë me ligësi.”

Në këtë vendim përfshihet çdokush që poston në Twitter ose Facebook ndonjë koment ofendues për ndonjë emër ose karakter. Në fakt, është e lehtë që të merret sot smartfoni në dorë dhe pa një pa dy të shahet dikush, por kjo gjë e pahijshme nuk do të tolerohet në këtë ishull.

Tani kjo gjë mund të komplikohet, pasi që për shembull punëtorët që kanë punuar për ndonjë ndërmarrje kur të dalin nga ajo mund të fillojnë të shprehin mendimin e tyre jo fort të mirë për vendin e kaluar të punës dhe si pasojë mund të jenë të detyruar që të ballafaqohen me ligjin.

E po ashtu, politikanë të ndryshëm mund të shkruajnë mbase gjëra të ndryshme rreth rivalëve të tyre politikë, e këto mund të interpretohen dhe të merren si shkak për paditje në gjyq. |PCWorld Albanian|

Raport: Hakerët kinezë kanë vjedhur dokumentet e Obames dhe McCain

Raport: Hakerët kinezë kanë vjedhur dokumentet e Obames dhe McCain

China buttonNë mbrëmjen e takimit të nivelit të lartë të presidentit amerikan Obama me homologun e tij kinez Xi Jinpig, zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë zbuluar se disa dokumente dhe e-mail-a ishin vjedhur gjatë fushatës presidenciale të vitit 2008 nga presidenti dhe pastaj nga kandidati për president, John McCain.

Zyrtarët janë duke akuzuar qeverinë kineze për piratëri (hacking). Sipas NBC News, zyrtarët thënë që ata së pari gjetën sulmin madhor kibernetik në verë të vitit 2008 dhe pastaj gjetën gjurmë në Kinë të keqbërësve.

“Bazuar në të gjitha që i dijm, ky ishte rasti i një spiunazhi politik kibernetik nga qeveria kineze kundër dy partive politike amerikane,” tha për NBC News Dennis Blair, i cili shërbente si drejtor i inteligjencës kombëtare për kryetarin e tanishëm Obama në vitin 2009 dhe 2010. “Ata ishin duke shikuar për pozita në Kinë, befasi që mund të jenë bërë nga fushatat kundër Kinës.”

Sipas NBC News, dokumentet siç duket përfshinin skedarët e brendshëm dhe në një rast një letër private mes McCain dhe presidentit të Tajvanit. Përpara se të dërgohej letra, një diplomat kinez kontaktoi me njërin nga këshilltarët për politikë të jashtme të McCain për t’u ankuar për këtë korrespondencë.

Hakerët janë raportuar si depërtues në kompjuterët e fushatave me e-mail mashtrues që vendosnin sulme keqdashëse në laptopët e stafit. Sulmet keqdashëse pastaj dyfishonin veten përgjatë të gjitha sistemeve kompjuterike të fushatës. Ky softuer keqdashës ishte “më i ndërlikuar se sa çdo gjë që kishim parë”, tha për NBC News, Alan Brill, që ishte drejtor i lartë menaxhues i Kroll Advisory Solutions, dhe ishte i ngarkuar me detyrën për të pastruar kompjuterët e infektuar që përdoreshin për fushatën e Obames.

Kina gjatë muajve të kaluar është akuzuar mjaft shumë për fushata të spiunazhit kibernetik. Pasi New York Times pranoi gjatë janarit se ishte viktimë e një sulmi të gjatë që besohej se ishte propaganduar nga qeveria kineze për të spiunuar gazetarët e vet, Wall Street Journal, Facebook, Apple, Microsoft dhe shumë ndërmarrje të tjera si dhe burime të lajmeve thanë që faqet e tyre po ashtu ishin sulmuar, që me shumë gjasë, këto sulme vinin nga burimi i njëjtë.

Një studim i bërë nga Mandiant i publikuar gjatë muajit shkurt e lidhi Ushtrinë Popullore për Liri të Kinës me një numër të madh të sulmeve kibernetike. Dhe në mars, administrata e Obames kërkoi që Kina të ndërpres fushatën e vet të spiunazhit kibernetik, duke paralajmëruar që veprimtaria e hakimit rrezikonte që zhvendoste nga “binarët” përpjekjet për të fuqizuar marrëdhëniet në mes të dy vendeve.

Në maj, Pengatoni publikoi një raport duke thënë që qeveria dhe ushtria kineze janë përfshirë në fushatën e gjerë të spiunazhit kibernetik që kishte për cak rrjetet kompjuterike të bizneseve dhe qeverisë amerikane. Në të njëjtin muaj, një raport nga Bordi i Shkencës për Mbrojtje tha që hakerët kinezë iu qasën dizajnëve për disa sisteme të armëve të avancuara të ndjeshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sidoqoftë, qeveria kineze e ka mohuar kategorikisht që është e përfshirë në ndonjë fushatë hakimi ose spiunimi kibernetik. |PCWorld Albanian|

Njihuni me detajet e eventit Startup Weekend që do të mbahet në Tiranë

Njihuni me detajet e eventit Startup Weekend që do të mbahet në Tiranë

Startup Weekend TIRANASipërmarrja në Shqipëri ka pësuar rritje të dukshme gjatë viteve të fundit, megjithatë ka ende mjaft potencial të pazbuluar. Me qëllim që t’i krijohet një mundësi gjithë këtij potenciali në Shqipëri, qeveria është përpjekur me çdo mënyrë për të promovuar sipërmarrjen tek të rinjtë shqiptarë. Studimet e fundit të Bashkimit Evropian dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës kanë arritur në përfundimin se ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të të gjithë sektorëve të ekonomisë, u mungon shpeshherë botëkuptimi teknik, aftësitë e brendshme dhe suporti i rrjetit ku veprojnë në mënyrë që të adaptohen më mirë, të menaxhohen dhe të krijojnë zgjidhje apo inovacione në vendin ku operojnë. Të gjithë këta faktorë janë themelorë në rritjen e shitjeve dhe konkurrencën jo vetëm rajonale por edhe atë globale.

Qëllimi i Qendrës Burimore të ICT-së Protik është pikërisht promovimi i inovacionit dhe sipërmarrjeve, ofrimi i mjeteve të duhura teknologjike për sipërmarrësit e ICT-së si dhe shërbimi si një rrjet ndërlidhës mes të gjithë entiteteve të këtij sektori. Për të plotësuar të gjithë elementët e mëposhtëm, Protik do të mbajë dhe do të mbështesë eventin Startup Weekend në Tiranë. Ai do të shërbejë si një guidë për ekosistemin “startup” në Shqipëri si dhe do të sjellë frymën e sipërmarrjes përmes shpërndarjes së informacionit dhe mbajtjes së eventeve edukative.

Startup Weekend

Startup Weekend Tirana është pjesë e rrjetit global “Startup Weekend” që përbëhet nga liderë pasionantë dhe sipërmarrës të cilët kanë një qëllim të përbashkët: të frymëzojnë, të edukojnë dhe të promovojnë individët për të shfaqur idetë e tyre, për të formuar skuadra pune dhe për të lansuar kompani të reja “startua”. Startup Weekend Tirana do të organizohet mes datave 7 – 9 qershor 2013 në Qendrën Burimore Protik. Eventi do të bashkojë sipërmarrës, programues, zhvillues, marketerë, dizenjatorë dhe entuziastë biznesi në një organizim që do të zgjasë 54 orë. Eventi do të synojë t’i çojë idetë inovative të biznesit nga faza e konceptimit drejt lançimit.

Startup Weekend Tirana synon të krijojë dhe të forcojë komunitetin e sipërmarrësve si dhe krijimin e një platforme për komunikim. Sipërmarrësit, qoftë ata që kanë një biznes të tyre, qoftë ata të cilët synojnë të kenë një kompani në të ardhmen, do të gjejnë vendin e duhur për të testuar idetë e tyre, për të bashkëbiseduar me persona të tjerë si ata si dhe për të gjetur partnerë potencialë që plotësojnë aftësitë e projekteve të tyre.

Mesatarisht, rreth gjysma e pjesëmarrësve në Startup Weekend kanë formim teknik, ndërsa pjesa tjetër ka njohuri rreth biznesit. Eventi do të përpiqet që të bashkojë jo vetëm sipërmarrësit e teknologjisë, por njëkohësisht edhe individë nga sektorë të ndryshëm si arsimi, biznesi dhe financa, mes të tjerave.

Pjesëmarrësit kanë perspektiva, përvoja dhe aftësi të ndryshme, megjithatë janë gjithmonë të gatshëm për të mësuar një aftësi të re, një gjuhë të re programuese apo thjesht një mënyrë të re të menduari. Për më tepër, në event do të flasin edhe sipërmarrës të cilët do të ndajnë me publikun sfidat dhe sukseset e punës së tyre. Pjesëmarrësit mund të takohen me inovatorë, vizionarë dhe krijues për të punuar mbi diçka të veçantë, njëkohësisht duke marrë edhe këshilla nga sipërmarrësit e suksesshëm gjatë kësaj kohë.

Pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësi të kontaktojnë me mentorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Në edicionet e kaluara të Startup Weekend janë zhvilluar seanca “brainstorming”, biseda të pasura me ide si dhe kontakte afatgjata. Në të gjithë eventet Startup Weekend në botë kanë marrë pjesë mbi 45 000 individë, të gjithë me një mision të përbashkët: për të ndryshuar botën.

Çfarë ndodh gjatë fundjavës?

Startup Weekend zhvillohet gjatë një fundjave. Ajo fillon të premten pasdite, më 7 qershor, me fazën e parë, atë të konceptimit të ideve dhe ndërtimit të skuadrave. Pjesëmarrësit nxiten të sjellin idetë e tyre më të mira si dhe të frymëzojnë të tjerët për t’u bashkuar me skuadrat e tyre. Në fund të ditës mbaron formimi i skuadrave. Më pas, grupet e punës fillojnë të diskutojnë gjerësisht mbi aftësitë e tyre dhe ato që nevojiten për projektin duke punuar sipas teknikave të “mind mapping”, strategjive të ndryshme apo edhe krijimit të një biznesi real në letër. Gjatë kësaj faze, grupet e punës do të ndihmohen dhe do të këshillohen nga mentorë të suksesshëm shqiptarë dhe të huaj. Ditën e diel, skuadrat paraqesin demot apo prototipet e tyre, të cilat shoqërohen me vlerësimin e një paneli të përbërë nga ekspertë të njohur.

Skuadra organizatore dhe sponsorët

Skuadra organizatore e Startup Weekend Tirana përbehet nga Qendra Burimore e ICT-së Protik, Startup Weekend Norway dhe AITA, të cilat janë partnere të eventit. Skuadra organizatore punon prej tashmë disa kohësh për të siguruar zhvillimin e një eventi që jo vetëm frymëzon, por njëkohësisht edhe bashkon burimet e nevojshme për të pasur sukses. Qendra Burimore e ICT-së Protik do të vendosë në dispozicion edhe infrastrukturën e nevojshme për të mbështetur të pranishmit.

Mbështetësi më i madh i Startup Weekend Tirana është Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme, e cila është edhe sponsor premier. Startup Weekend Tirana mbështetet edhe nga kompani të mirënjohura shqiptare në fushën e ICT-së, si ICTS Media, Raiffeisen Bank, Microsoft-Albania, BTC-Albania , Kaspersky Lab dhe Facilization Sh.p.k të cilat, përveç mbështetjes, do të ofrojnë edhe çmime për fituesit si dhe do të jenë pjesë e mentorëve. PC World Albanian do të jetë partneri mediatik i eventit.

Duke marrë parasysh mbështetjen e sponsorëve të eventit, çmimet që ata kanë ofruar dhe suportin nga dhjetëra personalitete të fushës së ICT-së, Startup Weekend Tirana po shndërrohet në një event që mezipritet në Shqipëri.

Në eventin që do të mbahet në Qendrën Burimore të ICT-së Protik në Tiranë mes datave 7 – 9 qershor 2013, priten mbi 100 pjesëmarrës. Regjistrimet janë tashmë të hapura. |PCWorld Albanian| |ameble|