Tag Archives

3 Articles
Dhuroni jetë të re, kompjuterit të vjetër

Dhuroni jetë të re, kompjuterit të vjetër

by MN 3 Comments

Imagjinoni në vijim një skenar realist: keni një kompjuter të vjetër që ju ka shërbyer me besnikëri për vite me rradhë, por me kohë është vjetërsuar me krijimin e lojërave të reja dhe programeve më kërkuese. Keni blerë një kompjuter të ri që është i aftë për tu përballuar me softueret aktual, por nuk dini se çfarë të bëni me kompjuterin e vjetër. Nëse provoni ta shisni atë nëpërmjet shpalljeve, ju nuk do keni edhe shumë levërdi. Nga ana tjetër, nuk është aq i papërdorshëm sa për ta hedhur, dhe ju keni prindër, të afërm, apo miq të cilëve mund tu hynte në punë një kompjuter i tillë për nevoja të internet-it, muzikë dhe filma. Problemi i vetëm është se një përdorues i ri i këtij kompjuteri është ndoshta shumë pak i përgatitur teknikisht. Çfarë duhet të bëni?

Dhuroni jetë të re, kompjuterit të vjetër (me Linux)

Instalimi i Windows XP si një zgjidhje logjike në dukje, në praktikë shpesh dëshmon të jetë një gabim katastrofik, kur është fjala për këta përdorues. Shumë prej nesh rikujtojnë Windows XP-në më mall, duke harruar se si ai ishte i prirur për “shkatrrim” në qoftë se përdoruesi nuk ka qenë jashtëzakonisht i kujdesshëm në atë çka ai instalon dhe rregullisht mirëmbanë kompjuterin nga ana softuerike. Nëse instalohet çdo gjë, dhe vetëm shtypet mbi “Next” gjatë instalimit pa e lexuar se çfarë saktësisht është duke u instaluar, kompjuteri menjëherë instalon plotë toolbar-e spiunësh dhe programme të ngjashme “helper” që ngadalësojnë sistemin operativ, duke bërë kush e di saktësisht se çfarë, dhe potencialisht komprometojnë sigurinë e kompjuterit.
Një problem tjetër është i lidhur edhe me kujtesën tonë selektive. Ne të gjithë mbajmë në mend se Windows XP dikur mjaft bukur punonte në një Pentium 3 dhe 4, por ne harrojmë se në atë kohë programet ishin të shkruara posaçërisht për këta kompjuterë. Versionet aktuale të softuerëve bëhen për kompjuterët e sotëm me shumë RAM memorie dhe disqe me cache memorie të madhe, më të cilat mund të kompensohet ngadalshmëria e pjesëve mekanike, gjersa në kompjuterin tuaj të vjetër gjindet sigurisht shumë më pak RAM dhe disku me 2 MB cache memorie (në rastin më të mirë), e që krijon burim të pandërprerë të “gërrhatjes” nga shtëpiza.
Sigurisht, ju mund të nxjerrni disi versionet e vjetra të programeve, por disa shërbime online refuzojnë të punojnë me versionet e vjetra të softuerëve, ndërsa në lidhje me vrimat e mundshme të sigurisë as të mos flasim. Së fundi, as web faqet para dhjetë vitesh nuk ishin as përafërsisht kërkuese si ditët e sotshme, atëherë kur disa nga web teknologjitë të cilat përdoren gjerësisht sot, nuk kanë ekzistuar fare.

Problemin e tretë e paraqesin antivirus-ët. Edhe versionet e vjetra të antivirus-ëve ishin në gjendje të shkaktojnë ngadalësim të dukshëm të punës në kompjuter, dhe kur ju keni instluar ndonjë më të ri, edhe në qoftë se aj ishte një “Avira” goxha i lehtë, lirishtë mund t’i thuanit lamtumirë punës së rehatshme. Versionet e vjetra nga ana tjetër, nuk do të jenë në gjendje për të ju mbrojtur nga murtaja moderne, kështu që ky moment paraqet një problem mjaft serioz për përdorim të besueshme të kompjuterit.

Zgjidhja që do të ishte më se e kënaqshme për një numër të konsiderueshëm të përdoruesve potencialë, është instalimi i distribuimeve te lehta të Linux-it. Nga njëra anë ju keni shpejtësi dhe softuer mjaft të freskët, ndërsa nga ana tjetër mbrojtje nga virusët, pasi që pothuajse i gjithë malware ka synim Windows-in si një platformë për “veprimet” e tij.
Megjithatë, situata nuk është edhe aq e qartë dhe ne nuk mund të tregojmë me gisht në një distribuim të Linux-it dhe ta rekomandojmë atë si zgjedhje të përkryer për një kompjuter të vjetër. Në radhë të parë, ekziston problemi me shumë pajisje USB për të cilat shpesh nuk është lehtë të gjindet as driver-i për Windows, e lëre më për Linux.

Në radhë të parë këtu mendojmë për lloje të ndryshme të web kamerave kineze, USB tuner-ve, madje edhe USB modem-ve për internet. Disa distribucione të Linux janë të pajisura më mirë me driver-a, kështu që ndodh që pajisjet e tilla t’i njoh menjëherë, disa të tjera nuk janë, por si do t’ju rastis juve nuk mund ta dini gjërsa ta provoni.

Për fat të mirë, në versionet e fundit të distribuimeve të Linux është përmirësuar në mënyrë drastike njohja dhe instalimi automatik i driver-ve për USB modem-at  por në përgjithësi, sa i përket internetit, rekomandohet që ju t’i qaseni nëpërmjet Ethernet interface-it, përkatësisht me kabllo të rrjetit direkt në Router apo Switch . Kjo është rruga më e sigurt për të minimizuar problemet e mundshme. |ameble| [divider top=”0″]

Loja F1/2012 e planifikuar për treg më 21 shtator

Loja F1/2012 e planifikuar për treg më 21 shtator

by bmbi 0 Comments

Codemasters kanë konfirmuar se loja e njohur Formula1 2012 do të dalë ne treg më datën 21 shtator për PS3, Xbox 360 dhe PC.

Ky version i ri përfshijnë mënyrën e re Champions Mode dhe Young Driver Test.

Champions Mode, ju mundëson të merrni ne rol secilin prej kampionëve aktual të botës në F1 në një seri më skenarë të ndryshëm. Fituesi qe përcakton mund të përballet se pari me Kimi Raikkonen, para se të vë veten kundrejt te tjerëve si Lewis Hamilton, Jenson Button, Sebastian Vettel, Fernando Alonso dhe Michael Schumacher. Kurse opsioni Young Driver Test është për ata që luajnë për herë të pare, duke ju mundësuar një qasje të lehtë për të F1 2012 dhe te keni me shume eksperiencë para se të hyni në një garë të plotë.

Gjithashtu ky version ka edhe video shembujt për çdo shteg(track). Loja përfshinë shtigje të reja dhe të gjithë shoferët nga kampionati i këtij viti, i cili është duke u udhëhequr nga Fernando Alonso. |videogamer.com|

[youtube id=”340yQC96jPk”][divider top=”0″]

PC Vizio zyrtarisht do të dalë në qershor

PC Vizio zyrtarisht do të dalë në qershor

by bmbi 0 Comments

Sipas agjencisë  FCC  është thëne që PC Vizio do të dalë së shpejti. Edhe pse kemi shpresuar qe deklarata zyrtare do jetë në shumë detaje mirëpo ajo qe shumë e shkurt. Nga Vizio është premtuar se linja do të fillojë para qershorit. Disa foto:

Si përkujtim për ju kjo një kompani e fokusuar për Home Theatre është duke planifikuar të shkojnë me një treshe të madhësisë se mesme Laptopë si dhe dy madhësive të përfshira në një Desktop që mbështetet ne Magic Trackpad si pjese shtesë për të tërhequr vëmendjen. 10-inch Tabletë gjithashtu do të jetë pjesë e ardhjeve të qershorit. Është thënë  se Walmart do të kryejnë të paktën disa prej formacioneve. |ameble| [divider top=”0″]