Tag Archives

4 Articles
Apple lëshon përditësimin OS X 10.10.3 Yosemite

Apple lëshon përditësimin OS X 10.10.3 Yosemite

Apple ka lëshuar përditësimin e softuerit të tyre për Mac, OS X 10.10.3 Yosemite, i cili sjell programin e ri Photos (për fotografi) në Apple Mac.

Apple Photos

Photos është zhvilluar për të zëvendësuar programin iPhoto dhe Aperture, ku do të ruaj të gjitha fotot tuaja në Apple iCloud, versioni OS X 10.10.3 posedon gjithashtu edhe shumë karakteristika të reja të cilat janë:

  • Mbi 300 karaktere të reja Emoji,
  • Sugjerimet Spotlight për Look Up,
  • Bllokon ruajtjen e URL-ve të ueb-sajteve të përdorura në shfletimin privat në Safari,
  • Përmirëson stabilitetin dhe sigurinë në Safari,
  • Përmirëson punën e rrjetit WiFi dhe lidhje tjera,
  • Rregullon problemin që kishte shkyçje gjatë lidhjes me Bluetooth, si dhe shumë karakteristika tjera.

Përditësimi i ri i softuerit OS X 10.10.3 është në dispozicion për të shkarkuar nga Mac App Store, dhe është pa pagesë. /ameble

WhatsApp së shpejti me opsionin për thirrje

WhatsApp së shpejti me opsionin për thirrje

Kthehemi pas, në muajin shkurt ku aplikacioni i famshëm WhatsApp kishte premtuar se do ta shtoj edhe opsionin për thirrjet me zë. Tani ky aplikacion i cili është në pronësi të Facebook-ut është gati të nxjerr në publik ketë opsion, pasi që kanë rrjedhur informata në përditësimin e fundit të aplikacionit për platformën Android.

Këto informata vijnë direkt nga uebfaqja e WhatsApp-it, ku kompania shpeshherë tregon informacione te reja për përditësimin e aplikacionit pa e paraqitur ende në PlayStore ose AppStore. Përditësimi i fundit i aplikacionit në fakt nuk u mundëson që të bëni thirrje me zë, por vetëm ofron detaje se si do të funksionoj kjo mundësi. Bazuar në informatat e reja duket se së shpejti do të mund të bëni thirrje përmes 3G, 4G dhe Wi-Fi, dhe mund ti ruani bisedat si dhe ti dëgjoni ato me vonë brenda aplikacionit.

Sipas informatave që kanë rrjedhur, janë bërë edhe disa fotografi ku mund të shihet se si do ta ketë pamjen përditësimi i WhatsApp-it.

whatsapp-voice-calling-1

Ende është e paqartë se a do ta lansoj WhatsApp-i ketë opsion në ditët në vijim apo duhet të presim deri në vitin e ardhshëm, edhe pse informatat e me hershme kanë qenë se ky opsion do të lansohet këtë vit. Krye-shefi i WhatsApp-it, Jan Koum, me herët ka thënë se ende është duke bërë marrëveshje me operatorët mobil me të mëdhenj në botë dhe ndoshta kjo është një ndër arsyet pse ky opsion nuk është paraqitur ende ne treg. /ameble

LG G3 ketë javë do të marrë versionin Android 5.0 Lollipop

LG G3 ketë javë do të marrë versionin Android 5.0 Lollipop

LG G3 Lollipop 5.0Javën e kaluar kemi shfaqur pamjet e Lollipop në pajisjen LG G3, kurse tani kompania LG ka konfirmuar se smartphone-i i tyre G3 këtë javë do të filloj të marrë versionin e fundit të Android-it, Android 5.0 Lollipop. Të gjitha karakteristikat që janë prezantuar për ketë version do të jenë të përfshira në ketë përditësim për G3-in, duke përfshirë notifications, visual enhancements, si dhe mundësinë për të zhbllokuar pajisjen me anë të orës Android Wear.

LG po mburret me atë se është “prodhuesi i parë global për smartphone i cili ofron përditësimin e Lollipop-it,” e që teknikisht është e vërtetë. Motorola ka pretenduar të jetë e para, duke e lëshuar përditësimin javën e kaluar për smartphone-in e ri Moto X, megjithatë, kjo ka qenë vetëm një provë, kështu që vetëm një pjesë e vogël e përdoruesve do ta marrin. LG, nga ana tjetër, po sjellë versionin Lollipop për të gjithë ata që posedojnë G3-in. /ameble

Lëshohet përditësimi iOS 8.1 që përfshinë opsionin Apple Pay

Lëshohet përditësimi iOS 8.1 që përfshinë opsionin Apple Pay

Apple sot ka lëshuar versionin e plotë të iOS 8.1, përditësimin e fundit të platformës së tyre iOS për pajisje mobile, në të cilën është i përfshirë edhe opsioni Apple Pay (mundësia për pagesë).

iOS 8.1 (1)

Kjo nuk është e tëra që është përfshirë në ketë përditësim, në fakt, në qoftë se jeni përdorues i rregullt i iOS-it dhe në qoftë se keni versionin OS X Yosemite të instaluar në pajisjen tuaj Mac, atëherë ka shumë karakteristika të reja për t’u shijuar. Përveç Apple Pay, iOS 8.1 sjell përsëri funksionin “roll” të kamerës, i cili ishte hequr në lansimin e versionit të plotë të iOS 8, por më pastaj është kërkuar të kthehet nga përdoruesit e iPhone-it.

Karakteristika të tjera përfshijnë SMS Continuity, që përmes sistemit OS X Yosemite do të keni mundësinë të pranoni dhe t’ju përgjigjeni mesazheve me tekst (SMS). Gjithashtu, përditësimi i ri sjell edhe mundësinë e krijimit të një Hotspot-i me kompjuterë OS X Yosemite, duke ju lejuar që të lidheni nëpërmes iPhone-it tuaj sa herë që ju gjendeni jashtë rrjetit Wi-Fi.

Pra është një listë e gjatë e përditësimit, detaje e plota mund t’i shohim në ditët në vijim. /ameble