Tag Archives

3 Articles
Philips lanson për Evropë televisionin e parë me Android

Philips lanson për Evropë televisionin e parë me Android

Philips 9809Philips ka njoftuar për serinë e tyre të re të televizioneve 4K ultra-HD 9000, të koduar si Philips 65PUS9809. Ky televizion me ekran 65-inç vjen me platformën Android të Google-it, duke ofruar qasje të plotë në Google Play Store, si dhe posedon platformën e vetë smart. Kombinimi i shërbimeve do të thotë që do të ketë qasje në aplikacione dhe lojëra të shumta, pa pasur nevojë për Set-Top Box të jashtëm.

Modeli 9809 posedon pamje mbresëlënëse me 4K UHD, dhe operon në teknologjinë “Perfect Pixel Ultra HD”, që përshtat pamjet digjitale në ekran në kohë reale dhe optimizon cilësinë e imazhit. Ky optimizim punon duke përdorur dy teknologji kryesore – Bright Pro dhe Micro Dimming Premium.

Nuk ka me shumë informata rreth specifikave, por Philips thotë se modeli 9809 me super-e
kranin e tij do të jenë në dispozicion nga çereku e tretë e këtij viti. /ameble

Aparat për përzierje qumështi “Senseo Milk Twister” nga Philips

Aparat për përzierje qumështi “Senseo Milk Twister” nga Philips

Philips SENSEO Milk TwisterPajisja 120 mili-litërshe “Senseo Milk Twister” nga Philips është një shkumues i ri qumështi perfekt që për 2 minuta përgatit qumështin e shijshëm me shkumë për ti mbuluar dhe japë shije Cappuccino-ve ose Latte Macchiato-ve.

Me vetëm një buton dhe një shkop të mbyllur e që nuk stërpik anash, Senseo Milk Twister është i thjeshtë për të operuar dhe për tu pastruar.

Me këtë shkumues qumështi plotësisht automatik, që është nga Philips, ju mund të bëni shkumë qumështi të nxehtë dhe të ftohtë, ose për të ngrohur qumështin pa shkumë. Qumështi nga kjo pajisje e ka të limituar nxehjen deri nën 70°C për të mbajtur shijen e tij natyrore.

Shkuma e qumështit të ftohtë është një tjetër zgjedhje e shkëlqyer që bëhen grimca akulli për Ice Caffe të ftohtë për ditët e nxehta vere. Çmimi për Senseo Milk Twister është rreth 80 €. |ameble|

Philips kthen pllakën e qelqit në Television 3D

Philips kthen pllakën e qelqit në Television 3D

Philips ka lansuar një seri të re të televizioneve të quajtura DesignLine, që definitivisht ndryshojnë shumë nga shumica e televizioneve të tjera që gjenden në treg.

Me qëllim për të krijuar një “pajisje për qejfi” dhe jo vetëm televizion, dizajnerët e kompanisë Philips kanë krijuar një dizajn që duket si një pllakë e hollë qelqi “pa damar” me një pjerrtësi mbështetëse të zezë. Dhe kur themi “pa damar,” i bie që është vetëm qelqi pa kornizë të dukshme kurse televizioni është menduar të mbështetët afër murit. [youtube id=”bDL0xwe1IRg” width=”600″ height=”350″]  Për sa i përket karakteristikave, televizioni DesignLine është 1080p 3D, 1400 Hz “Perfect Motion” refresh rate, vjen me Wi-Fi si dhe telekomandën me tastierë të integruar. Për ketë pajisje Philips krenohet gjithashtu me teknologjinë e tyre të ambientit të dritës (Ambilight Philips) e cila prodhon dritë që përputhet me ngjyrën e përmbajtjes së ekranit më murin pas tij.

Seria e televizioneve DesignLine do të vijë më madhësi të ekranit 46 dhe 55 inç, dhe do të jenë në dispozicion për Evropë dhe Rusi nga tre mujori i dytë i këtij viti. |ameble| [divider top=”0″]